Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësim i motit, anulohen lundrimet nga Porti i Durrësit dhe nga i Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përkeqësim i motit, anulohen lundrimet nga Porti i Durrësit dhe nga i Vlorës
AktualitetLajmi i fundit

Përkeqësim i motit, anulohen lundrimet nga Porti i Durrësit dhe nga i Vlorës

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Moti i keq, i cili ka përfshirë vendin tonë ka ndikuar dhe në lundrimet e anijeve dhe trageteve nga bregdetet shqiptare.

Bëhet me dije se ditë e sotme do të pezullohen lundrimet e anijeve të vogla të peshkimit por dhe të trageteve nga Porti i Durrësit dhe nga Porti i Vlorës.

Tragetet që ishin të planifikuara të lundronin drejt Barit dhe Ankorës nga Durrësi ditën e sotme janë pezulluar.

- Publicitet -

Mjetet lundruese në Portin e Vlorës nuk do të lejohen të lundrojnë deri ditën e nesërme pra do të vazhdojnë normalisht më datë 22 janar 2023.

Njoftimi Durrës

APD/ Njoftim mbi situatën e motit dhe impaktin në veprimtarinë e Portit të Durrësit

Dt. 20.01.2022

Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se, :

– Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë.
– Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjën nisje mbrëmjen e sotme.
– Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme
– Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit

Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.

Jemi duke monitoruar me përparësi situatën e krijuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës.

Njoftimi Vlorë

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023 duke filluar nga ora 18:00 datë 20 Janar 2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft 10-15m/s, 1.50-2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 20-21-22-23 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë datë 21.01.2023, por do të vazhdojnë të operojnë normalisht në datën 22.01.2023.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Janar 2023 ora 22:00.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?