Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në Veri, ja pikat me ndotjen më të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në Veri, ja pikat me ndotjen më të lartë
EkonomiLajmi i fundit

Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në Veri, ja pikat me ndotjen më të lartë

Published: September 3, 2024
Shpërndaje

Monitorimi i ujërave të detit në plazhet e vendit ka nxjerrë në pah përkeqësimin e gjendjes në shumicën e tyre. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në raportin vjetor të publikuar pak ditë më parë, ka renditur më shumë plazhe që janë përkeqësuar në cilësi të ujit sesa plazhe që janë përmirësuar. Nga Jugu në Veri, numri i plazheve me cilësi të shkëlqyer të ujërave ka ardhur në ulje. Sipas të dhënave, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mirë, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

“Numri i stacioneve të kategorisë B – Cilësisë së mirë – për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022. Numri i stacioneve të kategorisë C – Cilësisë së mjaftueshme për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022. Numri stacioneve të kategorisë D – Cilësisë së keqe për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022”, thuhet në raport.

I njëjti raport nënvizon se Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave. Por cilat janë plazhet dhe gjetjet e raportit të AKM për to nga Veriu në Jug?

- Publicitet -

Në plazhin e Velipojës për vitin 2023, numri i stacioneve që i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave është më i ulët se vitet e mëparshme. Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë e ujërave dhe i kategorisë C- Cilësi e mjaftueshme për vitin 2023 është më i lartë se vitet e kaluara. Pra kemi një tendencë në ulje të cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mirë.

Për vitin 2023, rezulton se nuk kemi stacione që i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave, krahasuar me vitet e mëparshme. Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësisë së keqe të ujërave, për vitin 2023 është i lartë. Për Plazhin Tale në vitin 2023, është rritur numri i stacioneve të Kategorisë B- cilësi e mirë dhe Cilësi e mjaftueshme. Nuk kemi stacione të kategorisë A- cilësi e shkëlqyer. Vlerësohet tendencë në ulje e cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mjaftueshme.

Plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit

Plazhet e Durrësit për vitin 2023, sipas rezultateve bakteriologjike vlerësohen: të kategorisë B Cilësisë së mirë për 7 pika monitorimi, të Kategorisë C- Cilësisë së mjaftueshme për 3 pika monitorimi, dhe të kategorisë D- Cilësisë së keqe për 11 pika monitorimi. Numri stacioneve të kategorisë B – Cilësia e mirë e ujërave për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe më i ulët se vitet 2021, 2022.

Numri stacioneve të kategorisë C – Cilësia e mjaftueshme e ujërave, për vitin 2023 është më i ulët se në vitet 2016, 2017, 2019, dhe është më i lartë në krahasim me 2018, 2020, 2021, 2022. Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësia keqe/ Masa të menjëhershme, për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet e kaluara. Për plazhin e Lalzit në periudhën 2020-2022, të gjitha stacionet i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave, pa ngarkesa mikrobike. Kurse për vitin 2023 kemi uljen e numrit të stacioneve të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer dhe rritjen e stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë.

Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësia keqe/ Masa të menjëhershme, për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet e mëparshme. Vihet re tendencë në ulje e cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer dhe e mirë (2022) në cilësi të mirë dhe të keqe (2023).

Shihet një përkeqësim i cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të keqe. Gjatë vitit 2023 vihet re një ulje e cilësisë. Ujërat janë të kategorisë D- Cilësi e keqe/ Masa të menjëhershme në krahasim me vitin 2022, ku plazhet ishin të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave.

Plazhet e Semanit dhe i Divjakës

Për vitin 2023 ka një ulje të kategorisë A-cilësi e shkëlqyer të ujërave, në krahasim me tre vitet 2020, 2021, 2022 ku të gjitha pikat e monitorimit të analizuara, vlerësohen të Kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Plazhet e Divjakës gjatë vitit 2023 rezultojnë të kenë ulje e cilësisë së ujërave në krahasim me vitet e mëparshme, të cilat i përkisnin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer në të gjitha stacionet e monitorimit.

Plazhet e Zvërnecit, Vlorës dhe Orikumi

Në Zvërnec kemi një përmirësim të dukshëm të cilësisë gjatë viteve 2022-2023, ku të gjitha stacionet janë të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave krahasuar me vitin 2021. Për vitin 2023, kemi tendencë në ulje të stacioneve që i përkasin kategorisë A – Cilësi e shkëlqyer. Numri i stacioneve të kategorisë C- Cilësisë së mjaftueshme të ujërave dhe i kategorisë D Cilësisë së keqe të ujërave, ka tendencë në rritje krahasuar me vitin 2022. Kjo tregon përkeqësim të cilësisë të ujërave.

Plazhet e Palasës, Drimadhes, Dhërmiut, Jalit, Livadhes,

Plazhi i Palasës për periudhën 2020-2023 ka cilësi të shkëlqyer të ujërave. Të gjitha stacionet i përkasin kategorisë ACilësi e shkëlqyer e ujërave. Për plazhin e Dhërmiut për vitin 2023, numri i stacioneve që i përket kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave është më të ulët se në vitet e kaluara. Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë, (33.3%) është më të lartë se vitet e kaluara.

Plazhet e Jalit, gjatë periudhës 2020 – 2023, i përkasin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Plazhet e Livadhes përgjatë periudhës së monitorimit 2021-2023, i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer. Ujërat janë pa ngarkesa mikrobiale. Për vitin 2023 nuk kemi stacione që i përkasin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Kjo tregon një tendencë në ulje të cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer (2020- 2022) në cilësi të mirë(2023).

Për plazhin e Borshit për vitin 2022 dhe 2023, cilësia e ujërave i përket kategorisë A-Cilësi e shkëlqyer 100%, pa ngarkesa mikrobiale në krahasim me vitin 2021, ku 33% e stacioneve i përkisnin cilësisë të mirë. Për periudhën 2020-2023, vlerësohet se Plazhi i Lukovës i përket kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Për vitin 2023 kemi rritje të stacioneve që i përkasin kategorisë A -Cilësi e shkëlqyer krahasuar me 2022. Numri i stacioneve të kategorisë D – Cilësi e keqe/Masa të menjëhershme, për vitin 2023 janë më të ulëta krahasuar me vitin 2022.

Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësisë së mirë të ujerave janë më të larta krahasuar me periudhën 2016-2020 dhe më të ulëta krahasuar me vitet 2021 dhe 2022. Kemi një tendencë në ulje të cilësisë së ujërave për tre vitet e fundit (2021-2023) krahasuar me vitet e mëparshme. Për vitin 2023, ujërat e kategorisë A – Cilësi e shkëlqyer janë në ulje krahasuar me periudhën 2020 – 2022. Nuk kemi stacione të kategorisë D – Cilësi e keqe/Masa të menjëhershme, për vitin 2023. Kjo tregon përmirësim të situatës krahasuar me 2022 ku 33% e stacioneve i përkisnin kësaj kategorie.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • altin says:
    September 3, 2024 at 8:58 am

    Po per Himaren asnje fjale per cilesine e ujrave?

    Reply
  • Humoristi says:
    September 3, 2024 at 10:39 am

    Kajm antikobetare pa asnje vlere ne fund te sezonit per shqiptaret!Turp qe e publikoni!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 3, 2024 at 4:09 pm

    Rrush e kumbulla në artikull, shkruani shqip se spo kupton askush asgja.

    Reply
  • anti-analfabetizem says:
    September 3, 2024 at 4:17 pm

    Humor i garantuar – lajmi per ujin e ndotur ne plazhe “Kajm antikobetare”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?