Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkujtohen Dëshmorët e Policisë, Rrumbullaku: Nuk do të shkojë dëm sakrifica e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përkujtohen Dëshmorët e Policisë, Rrumbullaku: Nuk do të shkojë dëm sakrifica e tyre
AktualitetKronikeLajmi i fundit

Përkujtohen Dëshmorët e Policisë, Rrumbullaku: Nuk do të shkojë dëm sakrifica e tyre

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

 

 

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, përfaqësues të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të Ministrisë së Brendshme, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.

- Publicitet -

Gjatë ceremonisë, nënkryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Xhemal Qefalia, zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Marsida Rrustemaj, vajza e Dëshmorit të Policisë Çel Rrustemaj, mbajtën secili fjalën e rastit, në shenjë vlerësimi për aktin sublim të punonjësve të Policisë të rënë në krye dhe për shkak të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se sakrifica e tyre, motivon sot Policinë për të nderuar uniformën që mbajnë veshur.

“Çdo 5 Maj, Policia e Shtetit dhe gjithë populli ynë përulen para veprës dhe sakrificës së kolegëve tanë që nuk janë më mes nesh. Sakrificat e tyre na kanë motivuar dhe na motivojnë që të mos harrojmë kurrë betimin para flamurit dhe të nderojmë uniformën që mbajmë veshur. Ky betim ka në themelet e tij edhe gjakun e 226 Dëshmorëve të Policisë. Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut:  Sot, ju nuk jeni vetëm, asnjëherë nuk do të jeni vetëm, por pjesë e rëndësishme e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit. Djem dhe vajza të Dëshmorëve të Policisë gjenden sot në radhët tona, për të vazhduar misionin e baballarëve të tyre. Të jeni të bindur që sakrifica e tyre nuk do të shkojë dëm. Për të gjithë ne, për mua personalisht, është detyrë, përgjegjësi dhe reflektim në punën tonë. Puna e gjithsecilit prej nesh, mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin. Jeta dhe gjaku i tyre do të do jenë motivi ynë për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan. I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”, u shpreh Rrumbullaku.

“Unë, si vajzë e një dëshmori, ndjej mirënjohje dhe respekt për këtë vlerësim që iu bëhet të rënëve dhe njerëzve tanë. Zotohem se do të punoj pa kursyer asgjë nga vetja, për të nderuar kujtimin e të gjithë të rënëve, për të treguar se sakrifica e tyre ia vlejti dhe do të ngelet një motiv për të vazhduar më tej, për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan. Sot, ne nuk jemi vetëm, pasi jemi pjesë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, që na dha mundësi për të vazhduar misionin e baballarëve tanë”, tha në fjalën e saj Marsida Rrustemaj.

Ndërsa Xhemal Qefalia tha se Komisioni i Sigurisë, përtej qasjeve politike, e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë sakrificën dhe detyrën tuaj fisnike që bëni në shërbim të sigurisë kombëtare.

“5 Maji është një ditë solemne. Ne jetojmë të tashmen dhe shohim drejt së ardhmes me një borxh të pashlyeshëm mbi supet tona ndaj atyre që jetën e mbrojtën me jetë. Emrat e gjithsecilit prej heronjve që historinë e shkruajtën me gjakun e tyre të pastër janë gdhendur krah njëri-tjetrit, në këtë memorial, për t’u lartësuar në përjetësi, si ylli më i ndritshëm në yjësinë e vlerave. Memoriali qëndron si dëshmi e historive të paharruara të shërbimit me përkushtim deri në vetëmohim dhe njëkohësisht si simbol i qëndresës”, tha zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Në fund të ceremonisë, të pranishmit vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?