Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së mjekut Koço Gliozheni. Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së mjekut Koço Gliozheni. Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit
AktualitetLajmi i funditShendetesi

Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së mjekut Koço Gliozheni. Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit

Published: July 30, 2023
Shpërndaje

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së mjekut Koço Gliozheni, tha se një qytet i mirë duhet të kujtohet gjithmonë për figurat e tij.

“Aseti numër një për qytetet janë njerëzit. Kur dëgjoj ata që stresohen pse nuk zuri asfalti, punë e madhe edhe nëse nuk zë, e rregullon prapë; nëse një pllakë nuk ngjit, e vë prapë; nëse një pemë nuk hodhi rrënjë, s’ka problem, mbjellim një tjetër; por, qytet pa njerëz nuk ka. Ndaj, nëse kuptojmë se aseti numër një janë njerëzit, atëherë mund të bëjmë gjëra të mira dhe të mbara për këtë qytet. Jemi të lumtur që në Këshillin Bashkiak kemi edhe një përfaqësues nga Materniteti i Tiranës, për të na kujtuar se ku fillon jeta”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Gjatë fjalës në ceremoni kryebashkiaku Veliaj dha edhe një mesazh.

“Është kompliment shumë i madh i botës perëndimore, e cila kërkon studentët tanë. Do të thotë se janë edukuar nga këta profesorë, i kanë bërë specializimet në këto spitale, kanë mësuar në këto katedra, kanë marrë këto dije. Dikush mendon se, patjetër shpërblimi për mundin është i rëndësishëm, por edhe kjo kërkesë e madhe për studentët tanë është komplimenti më i madh që i bëhet sistemit tonë, qoftë arsimor, qoftë shëndetësor, që mund të ketë pasaktësitë e veta, ama në thelb kjo kërkesë kaq e madhe është edhe një kompliment i madh për ata që sot i kanë me flokët me thinja ose janë në celuloid si doktor Koço. Unë vërtet besoj se ky është një mision kombëtar”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha: “Jam e nderuar që përkujtojmë profesor Koço Gliozhenin. Një njeri, i cili ka kontribuar në mjekësinë shqiptare, ka kontribuar në fushën e obstretik-gjinekologjisë, si një pionier dhe një person që ka bërë revolucion në mjekësi. Sot na bashkon pikërisht forca e shembullit të një njeriu, i cili gjithë jetën ja kushtoi mjekësisë, ja kushtoi shërbimit dhe pacientit, ja kushtoi lindjes dhe përkushtimit të asaj që ne të gjithë e kemi më të shenjtë, pikërisht jetën e fëmijëve tanë. Jam e kënaqur që përkujtojmë 110 vjetorin e lindjes së profesor Koço Gliozhenit, sepse duke përkujtuar atë, kujtojmë dhe shohim të gjithë plejadën e atyre njerëzve, profesorëve që kanë kontribuar në mjekësinë shqiptare”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Vali on Një prej tyre…
  2. Gani USA on Një prej tyre…
  3. Luan on Një prej tyre…
  4. Emigranti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. demo on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?