Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Perlë, mos e humbni, vitin tjetër mund të jetë vonë”! The Telegraph, shkrim për Shqipërinë, nga jugu në veri, ja çfarë sugjeron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > “Perlë, mos e humbni, vitin tjetër mund të jetë vonë”! The Telegraph, shkrim për Shqipërinë, nga jugu në veri, ja çfarë sugjeron
KurioziteteLajmi i fundit

“Perlë, mos e humbni, vitin tjetër mund të jetë vonë”! The Telegraph, shkrim për Shqipërinë, nga jugu në veri, ja çfarë sugjeron

Published: April 2, 2024
Shpërndaje

Prestigjozja angleze The Telegraph i ka kushtuar një tjetër artikull të gjatë Shqipërisë duke këshilluar hapur lexuesit e saj të “braktisin” Greqinë dhe Malin e Zi këtë verë dhe të zbulojnë “sa nuk është vonë, perlën e Ballkanit”, siç e quan media në fjalë vendin tonë.

“Ka shumë mundësi që të keni qenë në Greqi. Mund të keni menduar edhe për dashurinë e momentit në Adriatik, Malin e Zi, për pushimet tuaja të kësaj vere. Por për ata që me të vërtetë kërkojnë të ecin përpara, zgjidhni Shqipërinë e bukur, perlën e pazbuluar të Ballkanit” – nis artikulli që më pas numëron me foto mahnitëse destinacionet shqiptare nga jugu detar në alpet e veriut.

Gazeta rendit plazhet e jugut duke nënvizuar se aty janë disa nga “ujërat më blu” të Europës, pastaj shkon te vjetërsia e gurtë e Beratit dhe Gjirokastrës, më pas në alpinizmin verior, pa harruar ushqimin dhe jetën e natës në Tiranë.

- Publicitet -

Gazeta thotë se duhet nxituar për të shkuar në Shqipëri pasi fama e lartë që po përhapet në botë, shumë shpejt mund ta kthej në një vend me fluks të lartë turistik, ku jo të gjithë do kenë mundësinë e çmimeve të tanishme.

Një vend të veçantë artikulli i ka dhënë lumenjve Vjosë dhe Osum dhe sporteve ujore në to, të cilat tashmë janë me famë ndërkombëtare.

“Ndiq ujëvarat në kanionin e Osumit dhe lumin Vjosë” – sugjeron The Telegraph dhe shton:

“Shqipëria është një parajsë për kërkuesit e emocioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për aktivitetet ujore. Përtej sporteve ujore të disponueshme në plazhet e pacënuara që dallojnë Rivierën Shqiptare, ju mund të futeni në brendësi të vendit. Kjo do të thotë ecje në lumë ose rafting në kanionin e Osumit – një grykë e thellë lumi prej 16 miljesh, e mbushur me ujëvara. Dhe gjithashtu, kajak në lumin Vjosa, i quajtur lumi i fundit vërtet i egër i Evropës”.

Gazeta më pas jep kohën më të përshtatshme për turizmin në Vjosë dhe Osum si dhe sugjeron këshillimin me platformën muchbetteradventures.com, ku aktualisht rafting në Osumin e Shqipërisë drejtuar nga Zamo Spathara dhe ekipi i tij i famshëm renditet i dyti në botë për aventurën më të popullarizuar të momentit.

“Dhe nëse do të eksploronit më shpejt shtratin e lumit Osum në këmbë sesa me varkë? Vizitojeni në sezonin e thatë midis korrikut dhe tetorit. Shijoni argëtim me oktavë të lartë” – shkruan The Telegraph.

Artikulli në origjinal mund të lexohet duke klikuar KËTU

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Komentet e Fundit

  1. Pirdh pirdh se lirohesh on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  3. Socialisti i zhgenjyer on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  5. 3D on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?