Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit. Mësohet se janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje janë ende të paqarta.
Në përplasje janë përfshirë Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Sokol Mjacaj ishte ai që qëlloi me armë Arben Lleshin dhe Indrit Shaqja. Për shkak të plagëve të marra mësohet se Arben Lleshi ndërroi jetë.
Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea kanë zbarkuar në burgun e Peqinit pas ngjarjes së rëndë ku një i dënuar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas njoftimit, situata është nën kontroll dhe autori është izoluar ndërsa ka nsiur hetimi për ngjarjen.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm, kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet! Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!”, njoftoi më herët Drejtoria e Burgjeve.
Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve. Ndërkohë, paraditen e së premtes u bë e ditur se Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.
Çfarë ndodhi sot në Burgun e Sigurisë së Lartë
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi të burgosurit kanë hyrë nga ajrimi në kuzhinë për të konsumuar drekën.
Ka qenë Mjacaj që ka qëlluar me armë në drejtim të Shaqjas dhe Lleshit duke lënë të vdekur pikërisht këtë të fundit.
Mjacaj do të dërgohej në regjimin e burgut “41bis” sot dhe duket se kjo ka ndikuar edhe në konfliktin mes tyre.
Nuk dihet ende se si e ka siguruar Sokol Mjacaj armën, me të cilën ka qëlluar në drejtim të Lleshit, por paraprakisht dyshohet se pistoleta është futur me dron në ambientet e burgut.
Në një reagim të mëvonshëm, Drejtoria e Burgjeve deklaroi se situata është nën kontroll në Burgun e Peqinit pavarësisht përleshjes mes të burgosurve që solli edhe një vdekje. Mësohet se burgu është mbushur me forca të FNSH dhe RENEA për të rivendosur rendin atje.
Kush është Sokol Mjacaj
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2015, pas ngjarjes së rëndë kriminale, ku vrau dy turistë çekë gjatë një grabitjeje me armë zjarri.
Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.
Kush është Indrit Shaqja
Idrit Shaqja vuan dënimin me burg për vrasjen e dy të moshuarve në Durrës, të cilat u masakruan në mënyrë barbare para se te ndërronin jetë.
Krimin, ai e kreu me gjakftohtësi në shtator në vitin 2014. Ai hyri për të grabitur në shtëpinë e të moshuarve gjatë mesnatës. Kur viktimat u zgjuan nga gjumi, ai i ka torturuar deri në vdekje.
Kush është Arben Lleshi
Arben Lleshi ishte dënuar me 32 vite burg në shkurt të 2013 pasi u akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.
Ngjarja ndodhi më 10 prill 2012 kur Arben Lleshi asokohe 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën, asokohe 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.
p.k\dita
