Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përleshje në kufirin serbo-hungarez, emigrantët qëllojnë me armë zjarri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përleshje në kufirin serbo-hungarez, emigrantët qëllojnë me armë zjarri
AktualitetBote

Përleshje në kufirin serbo-hungarez, emigrantët qëllojnë me armë zjarri

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Një person u qëllua dhe mbeti i plagosur dhe një numër personash të tjerë u ndaluan pas të dhënave për një përleshje mes emigrantëve në një qytet verior të Serbisë, në kufi me Hungarinë. Sipas autoriteteve serbe, rreth 600 persona u ndaluan.

Policia deklaroi se kishte gjetur një 20-vjeçar që ishte qëlluar dy herë në gjoks, pasi ishte sinjalizuar nga banorët e qytetit Horgos se grupe emigrantësh po qëllonin ndaj njëri-tjetrit.

Incidenti vjen ndërsa shifrat e emigrantëve që përpiqen të arrijnë Evropën perëndimore përmes Ballkanit janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit. Emigrantët vijnë në Serbi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përpara se të kalojnë në shtetet anëtare të BE-së si Kroacia dhe Hungaria.

- Publicitet -

Disa qindra emigrantë besohet se kanë ngritur kampingjet e tyre në kufirin serbo-hungarez, duke bërë edhe përpjekje për të kaluar gardhin me gjemba që ndodhet atje. Emigrantët janë kthyer shpesh herë mbrapsht nga policia hungareze dhe kanë kaluar muaj të tërë në zonën kufitare përpara se të arrinin Evropën perëndimore.

Policia serbe deklaroi se ka ndërmarrë një operacion masiv për të ndalur të gjithë personat e përfshirë në incidentin e ndodhur natën mes së enjtes dhe së premtes, si dhe për ndaljen e trafikantëve me ndihmën e dronëve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?