Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shiu nuk ka të ndalur, uji hyn në pallate në Lezhë, probleme dhe në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shiu nuk ka të ndalur, uji hyn në pallate në Lezhë, probleme dhe në Shkodër
KronikeKryesore

Shiu nuk ka të ndalur, uji hyn në pallate në Lezhë, probleme dhe në Shkodër

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

Sërish moti i keq në Shqipëri.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lagjia “Besëlidhje” në Lezhë të përmbytet.

Vërshimi i ujit në rrugë dhe lagje ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

- Publicitet -

Nga reshjet janë përmbytur oborret e shkollave “Besëlidhja” dhe “Kosova” ndërsa nxënësit dhe mësuesit e kanë të pamundur të hynë. Gjithashtu uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit “11 janari”.

Në Shkodër ka gjithashtu problematika.

Raportohet se janë përmbytur mbi 276 ha tokë. Reshjet dhe shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit rrezikojnë me përmbytje zonën e Nënshkodrës.

Situata është përkeqësuar gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të reshjeve me intensitet shumë të lartë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga bashkitë marrjen e masave të nevojshme për njoftimin e popullatës së rrezikuar si dhe rritjen e gatishmërisë për hidrovoret, rezervuaret, infrastrukturën rrugore dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë për banorët.

Sot parashikohet një ditë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të rinisur gjatë pasdites, ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben says:
    January 19, 2023 at 11:16 am

    Shqiperia e banditave qe thone po bejme rruge dhe vjellin miljarda dhe shqiperia permbytet per cdo vjet sistematikisht koj tregon se sa shum kan investuar ne infrastructur qe nuk jan ne gjendje te permirsojn rretet e kanalizimeve dhe hidrovorve pra keta nuk ju i interesojn keto investime qe jan shum pak te kushtushme ma ato qe i vjellin nepet rruget ku keta i bejne shkele e shko me shifra maramendes dhe pa mvaruar rruga fillon dhe degradone,pra keta jane kaq te poshter saqe as per vete nuk din qe pak te justifikohen me nderhyrje ne kanalizime dhe qeytetyet te mos permbytjen,por kjo vjen se qeveria nuk ka frig nga qytetaret se nuk rragone per kete fenomen qe perseritet tash trilljet vjet po te ndollte kjo ne vendet petndimore dote ishte djeg vendi por keto cudira ndollin ne shqiperi sistematikisht nga mos rragimi qytetare prandaj keta ndihen rahat.

    Reply
  • MatriX says:
    January 19, 2023 at 12:44 pm

    HahahahAAAA

    NUK NDALON SHIU !!!!!!!!!!!

    VOTONI VOTONI PRAP PER NJE THES MIELL E MOS PROTESTONI!

    Me te mira!

    Reply
  • mali says:
    January 19, 2023 at 3:07 pm

    Permbytje,zjarre masive,termete ,epidemics si covid 19,tornado,jane forcat e natyres qe njeriu eshte nje milongone qe te ndaloje.Keto shoqerohen edhe me victims, qe asnje qeveri ne bote nuk e deshiron.Qeverite masa parandaluese duke lajmeruar popullin ,ashtu si beri z.Niko Peleshi.E dyta eshte aktivizimi I strukturave qeveritare dhe org.joqeveritare per te rikupruar demet dhe sjelljen ne normalitet te jetes.Kunder forces se natyres nuk ka politike,por bashkim sepse e keqja nuk ben dallime.

    Reply
  • mali says:
    January 19, 2023 at 3:30 pm

    Arben,per cilat vende perendimore e ke fjalen?e di ti ne amerike qe nga bregu I paqesorit dhe deri ne lindje gjate gjithe vitit ka fatkeqesi natyrore me deme kolosale ne bujqesi,pyje ,viktima ne njerez por asnje nuk ben me faj qeverine.Qeveria paralajmeron per fatkeqesine dhe parapregatitet per te perballuar pasojat.E treta eshte qe fermeret,pronat si shtepi e orendi paguajne siguracione dhe flejne te qete.Qeveria ndihmon me 25%te demit.Keshtu eshte amerika z.Arben.Populli nuk qan,por pervesh krahet dhe punojne per te zhdukur pasojat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?