Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri
Lajmi i funditPolitike

Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu në një prononcim për mediat ka folur për situatën e përmbytjeve në Vlorë, pas mbledhjes së Emergjencave.

Vengu tha se reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, ndërsa u ndal edhe në shkaqe të tjera, duke thënë se sistemi i pompimit dhe Hidrovori s’ka qenë në kushte optimale. Ai paralajmëroi investime të reja për Hidrovorin, ndërsa në paktën e dëmshpërblimeve pritet të përfshihen përveç banesave, edhe bizneset.

Prononcimi i ministrit Vengu

- Publicitet -

Kemi realizuar një mbledhje të dytë të Emergjencave Vlorë, me prefektin dhe kryetarin e Bashkisë dhe gjithë strukturat, qoftë ushtarake apo të emergjencave civile që janë angazhuar në terren.

Kemi 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në gjitha zonat e prekura, është ai trekëndëshi mes rrugës Romina Arbana,

Kishës Ortodokse dhe lagjes historike, që mbeten ende një pjesë të pallateve dhe garazheve të prekura nën ujë. 62 janë të evidentuara si të tilla, forcat janë angazhuar që të çlirohen ujërat që të vihen në funksionalitet të plotë stacionet e pompimit, që kanë pasur vështirësi mbrëmjen kaluar nga ai vërshim, sikundër hidrovori të vijojë punën në kushte optimale. Po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve që të qenë pranë qytetarëve dhe bizneseve.

Lagja historike ka pasur probleme, kemi 5 grupe të bashkisë atje, sepse është momenti ti qëndrojmë pranë gjithë qytetarëve, t’i evidentojmë dëmet dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare që i japim mund qoftë bashkisë qoftë emergjencave të dëmshpërblejnë banorët për dëmet që janë konstatuar. Në një periudhë të shkurtër të japim resurset financiare.

Shkaqet?

Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë. Ka dhe shkaqe teknike që lidhen me rrjetin infrastrukturor dhe të evakuimit të ujërave të zeza dhe bardha në nivel bashkie dhe qarku.

Janë evidente nga ekipet në terren që po shohin, që nga kolektorët deri te hidrovorët e stacionet e pompimit, situata nuk ka qenë detyrimisht në kushtet optimale. Na duhet të reagojmë dhe përmirësojmë përmes investimeve në javët në vijim.

Ndërhyrja ka qenë e shpejtë dh e duhur, pavarësisht se ekipet nuk lëvizin me media a foto, nuk do të thotë që s’kanë qenë në terren. Kanë qenë tre orë kritike nga ora 15:00 deri në 18:00 të pasdites së djeshme ku vërshimi ka qenë maksimal dhe i vështirë për t’u menaxhuar.

Dhe aksesi ka qenë i vështirë. Që nga ai moment kanë qenë në dispozicion edhe mjetet e kalueshmërisë së lartë të FA edhe fadromat, një lajm i mirë është që gjithë akset janë të kalueshme.

Kemi dyfishuar dhe po presim të na bashkohen edhe 10 mjete pompimi, 2 me kapacitet shumë të lartë pompimi që përdoren vetëm për rastet e Forcave të Armatosura. Çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është prioritet, do ecim hap pas hapi, do shtensionojmë situatën në pallate.

A do dëmshpërblehen bizneset?

Legjislacioni parashikon një rend dëmshpërblimi që i jep përparësi individëve që preken dhe familjeve. Bizneset kemi instrumente të tjerë që po i konsiderojmë, siç janë rimbursimet përmes instrumentit tatimor dhe evidenca e dëmeve do përcaktojë edhe vlerën e instrumenteve tatimor, presupzohet që kanë instrumente të tjerë bizneset qoftë siguracioni. Ne s’do të përjashtojmë askënd, qoftë individët, familjarët dhe bizneset do u qëndrojmë pranë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ATSH says:
    October 5, 2024 at 10:13 pm

    5 ushtare e 4 lopata benin sikur pastronin. Njeri bente videon . Na keni care trapin me idiotesite tuaja . Shtetin e beni ne FB e Instagram se ne realitet jeni mizerje si ne kohen e qofte largut Sali. Shtet shkedhate , vend mizerje. Prokuroria e Vlores ku eshte ? Eshte mbytur qyteti si nuk mbahet mend e nuk leviz njeri bythen. E as kane per te livizur . Dy video FB e lajm i zhdukur nga qarkullimi kaq e gjitha. Vlora per vete vendodhjen eshte gjithmon ne rrezik permbytje. Shtoi ketu edhe barbaret e pas 90 gjendja eshte tragjike. Gjithe kodrat e Vlores jane zhveshur e jane bere ndertime pa kriter. Bashkia nuk ka force e vetme te bej asgje edhe sikur te doje. Kjo histori do te perfundoje me demshperblime pa kritere per te blere njerzit . Kjo mendesia e pushtetit e jo e shtetit . Ne fund te fundit u kushton me pak se sa te pastrojne e rihabilitojne kanalet e ujrave , te blejne pompa te reja, te prishin ndertimet mbi kolektor apo te kontrollojne barbaret qe hedhin plehrat ne kanale. Palaco e te pa afte qe nuk meritoni asgje .

    Reply
  • lato says:
    October 5, 2024 at 10:54 pm

    O Pirroooo!Ti je i pafajshem mor djale ne kete Histori.Ti i fut nje kushtet optimale dhe e mbyll kete pune dersa uji ta gjeje rruhen vete.po te ishte Memet Shehu kryeminister vinte vete te Hidrovori dhe ec e mos punonte motorri.Nuk drejtohen makinerite nga fejsbuku!
    Para 4-5 vjetesh,kur minister energjitike ishte Damjan Gjiknuri shpertheu celesi 400 kv i Linjes Podgorices.Elektromekaniket e Remontit te OST e riparuan celesin ne kuswhte emergjence dhe vune linjen ne Pune.
    Ne vend qe tu jepnin shperblim si e meritonin,drejtuesit e athershem te OST i pushuan nga puna,,i nxorren ne pension te parakohshem.Pse? Sepse kishin porositur 10 celesa te Tensionit te Larte ne France,me dyfishin e cmimit.
    Do zevendsonin te gjithe celsat e atij tipi gjoja si defektoze dhe do fusnin ne xhep 1 miljon euro.
    Ja,cfare i beri brigada remontit ketyre kodosherve,duke meremetuar paisjen.

    Reply
  • qeveria e (Gent) KAKAVE says:
    October 6, 2024 at 3:01 pm

    Ky Piro Venglushi na sjell ne mendje ate Gent Cacaj a Kakaj 25 vjecar qe Rama e vuri Minister te Jashtem ngaqe pallonte te bijen e Lindes atehere. Kur Kaka u prish me vajzen e Lindes edhe Rama e perzuri Kaken nga qeveria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?