Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përmbytjet nga moti i keq: Pezullohet mësimi në 14 shkolla në Shkodër, bie niveli i lumit Ishëm, evakuohen 26 familje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përmbytjet nga moti i keq: Pezullohet mësimi në 14 shkolla në Shkodër, bie niveli i lumit Ishëm, evakuohen 26 familje
KronikeKryesore

Përmbytjet nga moti i keq: Pezullohet mësimi në 14 shkolla në Shkodër, bie niveli i lumit Ishëm, evakuohen 26 familje

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Shqipëria zgjohet sot një ditë pas përmbytjeve masive. Situata duket e qetë në orët e para të mëngjesit.

Majat e maleve janë mbuluar me borë. Sot Maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Gjatë mbrëmjes ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime të kanaleve shkarkuese.

- Publicitet -

Bashkia Tropojë po punon për hapjen e rrugëve të dëmtuara, apo aty ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që i shoqëruan, ndalimi i reshjeve gjatë natës ka bërë që niveli i lumit Ishëm të bjerë. Edhe niveli i ujit nëpër ara të bjerë, por ende vijon të ketë rreth 30 cm ujë akoma në to. Rruga e bllokuar e fshatit Mirqine është e kalueshme me mjete, por jo nga këmbësorët.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive. Në njoftimin e lëshuar dje nga Ministria, thuhet se “në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor. Në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet dhe do të zëvendësohet në ditët në vijim.

Bashkia Shkodër ka nxjerrë bilancin e përditësuar nga përmbytjet, ku thekson se sipërfaqja totale e përmbytur është 1685 Ha.

Njoftimi i Bashkisë:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile gjatë orëve të fundit ka patur një përmirsim të situatës së krijuar nga reshjet në Shkodër. Nga 2425 Ha sipërfaqe e përmbytur dje, sot rezulton vetëm 1685 Ha, 26 familje të evakuuara dhe 5 shtëpi me prezencë uji.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona), po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 persona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

tek Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    November 22, 2022 at 9:22 am

    Gazeta DITA:

    Achtung, Kujdes me titujt e shkrimeve,

    sepse:

    PERMBYTJA E RADHES SE SHKODRES, POR EDHE E LEZHES NUK ESHTE NGA MOTI I KEQ, POR NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT NGA PUSHTETARE QE NUK NJOHIN NJESITE MATESE TE ENERGJISE DHE NGA BABEZIA PER TE MBUSHUR THASET ME PARATE E KORRUPSIONIT, I LANE LIQENET E KASKADES SE DRINIT PLOT ME UJE PER TE SHITUR NE DIMER ENERGJINE SI FRENGU PULEN

    dhe:

    Per kete arsye intelektuali paralajmeroi me postimin e tij si alarme sinjalizimi shume kohe perpara kesaj tragjedie nga krimi shteteror qe mori jeten e dy viktimave krejt te pafajshme, babe e bir te pa lajmeruar nga qeveria dhe shteti per lubine e ujit qe e krijoi babezia e Rilindjes dhe me pasoja makaber financiare per banoret e ketyre dy zonave veriore qe ndodhen nen kercenimin e digave te injorances dhe babezise qeveritare per 30 vjet me radhe pas Petrit Radovickes dhe grupit te intelektual, per kete arsye intelektuali postoi shkrimin e tij paralajmerues per qeverine dhe Edi Ramen:

    KILOVATE APO KILOVATORE?

    Por pergjigje nuk mori nga pushteti dhe qeveria per kete oytje thelbesore qe do te diagnostikonte injorancen e KESH ne menaxhimin e kaskades dhe qe eshte zanafilla e fatkeqesive qe ka kapluar Shqypnine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?