Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja e Demokratëve me Republikanët, qeveria amerikane në ngërç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasja e Demokratëve me Republikanët, qeveria amerikane në ngërç
AktualitetBote

Përplasja e Demokratëve me Republikanët, qeveria amerikane në ngërç

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Teksa kanë mbetur vetëm disa ditë për të miratuar buxhetin e ri të qeverisë amerikane, përplasjet mes republikanëve rrezikojnë funksionimin e plotë të qeverisë federale.

Përpjekjet e së dielës mes grupeve të ndryshme të republikanëve duket se nuk kanë patur sukses në arritjen e një marrëveshjeje për miratimin e një buxheti afatshkurtër deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për buxhetin vjetor të qeverisë amerikane.

Kongresi nuk ka arritur të pajtohet për asnjë nga 12 pikat e shpenzimeve për financimin e programeve federale për vitin fiskal që fillon më 1 tetor.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, do të përpiqet këto ditë që të gjejë konsensus për katër projektligje të buxhetit, ku përfshihet financimi për ushtrinë amerikane dhe organet e sigurisë kombëtare. Zoti McCarthy shpreson se kjo do të ndikojë pozitivisht tek konservatorët e vijës së ashpër për të gjetur një gjuhë të përbashkët për buxhetin fiskal.

Ligjvënësi republikan, Michael McCaul i cili kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, i bëri thirrje grupit të vijës së ashpër që të ndalojnë bllokimin e miratimit të projektpropozimeve të mbështetura nga republikanët.

“Republikanët duhet të votojnë për projektligjet republikane për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë”, tha zoti McCaul në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Por disa nga republikanët e vijës së ashpër, të cilët kërkojnë shkurtime të thella të shpenzimeve që kalojnë përtej një marrëveshjeje të miratuar në fillim të këtij viti, nuk treguan asnjë shenjë se po ndryshonin qëndrimin.

“Buxheti i përkohshëm nuk e zgjidh problemin”, tha ligjvënësi republikan Tony Gonzalez për emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS News.

Në qershor, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që variojnë nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit deri tek hulumtimet mjekësore./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?