Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
KronikeLajmi i fundit

Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Një konflikt që po zien prej kohësh mes qeverisë shqiptare dhe gjyqtarëve e prokurorëve të vendit për pagat po merr gjithnjë e më shumë ngjyrime politike.

Kryeministri Edi Rama i ka kundërshtuar me forcë kërkesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritje të ndjeshme të pagave, duke pretenduar se rritje të tilla do t’i bënin ata më të paguar se homologët e tyre në vende më të pasura, si Rumania, Greqia dhe Sllovenia.

Rama thotë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë praktikën e vendosur, sipas së cilës qeveria përcakton pagat, me kusht që ato të miratohen nga parlamenti.

- Publicitet -

Megjithatë, në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese urdhëroi parlamentin të miratonte një formulë të re për pagat deri më 31 korrik, pas një ankese të paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili kundërshtonte ndryshimet e bëra në vitin 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më 18 shtator, u miratua një ligj që parashikonte një rritje prej dy për qind të pagave.

Gjyqtarët dhe prokurorët deklaruan se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ata iu drejtuan sërish Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se rritja nuk përmbushte vendimin fillestar të Gjykatës, sipas të cilit pagat duhej të rriteshin në përputhje me ato të zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe të sektorit publik. Një vendim i ri pritet të merret.

Në vitin 2016, në kuadër të një reforme më të gjerë në sistemin e drejtësisë, parlamenti miratoi legjislacionin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sistemi i ri nisi të zbatohej në vitin 2019, por në vitin 2023 qeveria ndryshoi formulën, duke përcaktuar që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të llogariteshin mbi bazën e pagës mesatare në administratën publike, në vend që të bazoheshin te pagat e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Ekspertët ligjorë e kanë akuzuar qeverinë se po e politizon çështjen e pagave.

“Një qeveri e përgjegjshme nuk duhet ta kishte vënë veten përballë gjyqtarëve, duke u përpjekur të nxiste perceptimin publik se ‘gjyqtarët lakmitarë’ po kërkonin rritje pagash”, tha Gentian Serjani, drejtues i një organizate joqeveritare të quajtur Drejtësia Sociale. “Ajo duhet të kishte bërë të kundërtën: të kërkonte ndjesë për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.”

Edhe Bordi i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve shprehu shqetësim për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si “shkelje të vetë Kushtetutës”.

Arnisa Tepelija, një kërkuese shkencore e fokusuar te shteti i së drejtës, drejtësia dhe e drejta kushtetuese, tha se çështja nuk ka të bëjë vetëm me pagat.

“Kjo është një çështje që shkon përtej një mosmarrëveshjeje për pagat dhe prek garancitë e pavarësisë së gjyqësorit, një çështje që ka natyrë thellësisht kushtetuese”, tha Tepelija për BIRN.

“Gjykata Kushtetuese e ka analizuar çështjen në dritën e nenit 138 të Kushtetutës, i cili ndalon uljen e pagës dhe të përfitimeve të tjera të gjyqtarit, përveç rasteve të parashikuara shprehimisht. Sipas Gjykatës, garantimi i paprekshmërisë së pagës përbën një garanci kushtetuese, që synon të mbrojë jo vetëm interesat individuale të gjyqtarit, por mbi të gjitha pavarësinë e vetë pushtetit gjyqësor në raport me pushtetet e tjera shtetërore.”

“Shpërblimi financiar duhet të jetë në përputhje me rëndësinë dhe dinjitetin e funksionit dhe nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve që mund të krijojnë varësi ose presion.”

“Klimë mosbesimi”

spak e1771523302580
Një efektiv policie në derën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë. Foto: LSA.

Reforma në drejtësi është një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në kuadër të përmbushjes së kritereve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.

Procesi i reformës në drejtësi, i cili nisi në vitin 2015, ka sjellë krijimin e institucioneve të specializuara, të cilave u është dhënë kompetenca për të hetuar dhe gjykuar zyrtarë të lartë publikë për korrupsion dhe vepra penale të lidhura me të. Megjithatë, kjo ka shkaktuar përplasje mes pushtetit gjyqësor dhe qeverisë, ndërsa mosmarrëveshja për pagat u shfaq në një klimë marrëdhëniesh tashmë të tensionuara mes tyre.

Kryeministri Rama, i cili po ushtron një mandat të katërt radhazi, të paprecedentë, nuk ka ngurruar ta kritikojë sistemin gjyqësor në rrjetet sociale që prej arrestimit, në shkurt të vitit 2025, të një prej aleatëve të tij të afërt, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion.

Rama nisi të veçonte gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, duke publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale dhe duke i akuzuar për mosrespektim të ligjit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi duke deklaruar se veprimet e tij “përbënin elemente të një vepre penale”.

Përfaqësuesit e gjyqtarëve kritikuan gjithashtu Ramën për ndërhyrje të pretenduara dhe ushtrim presioni ndaj gjyqësorit në çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren e tij, Belinda Balluku, e akuzuar për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve paralajmëroi se kjo mund të “krijojë një klimë mosbesimi ndaj gjyqësorit”.

Kritikët argumentojnë gjithashtu se ndërhyrjet e Ramës rrezikojnë të cenojnë ndarjen demokratike të pushteteve ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit, si dhe të sjellin hapa pas në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Duke sulmuar gjyqtarët, prokurorët dhe institucionet e drejtësisë, krijohet perceptimi se kryeministri ka të drejtë të gjykojë dhe të diktojë mënyrën se si duhet të funksionojë drejtësia”, tha analisti Lutfi Dervishi.

Sipas Gëzim Spahiut, prokuror dhe drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, çështja e pagave “nuk është thjesht një debat mbi masën e rritjes së pagave apo privilegjet e një grupi të caktuar”.

“Ajo lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e një standardi kushtetues të përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe, për më tepër, me një parim themelor të shtetit të së drejtës, përkatësisht me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ku paga dhe statusi i magjistratëve përbëjnë elemente thelbësore të kësaj pavarësie.”

“Po aq e rëndësishme është që debati publik të mos synojë, si qëllim në vetvete, vënien e magjistratëve kundër publikut, duke i paraqitur ata si një grup që kërkon privilegje në kurriz të interesave të shoqërisë”, tha Spahiu për BIRN.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Luftë e re në Lindjen e Mesme? Netanyahu luan “kartën e fundit”, Irani paralajmëron SHBA-në
  • Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  • Berisha në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka
  • Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë
  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  3. Tellalli on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  4. Anonymous on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  5. nastradini on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?