Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen me grupin e PS, por edhe pas mungesës së saj në seancën ku u votua për mbrojtjen e Belinda Ballukut.
Pjesë nga reagimi i Spiropalit:
“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.
Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen.
Fitorja meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati…”
Përplasjet e hapura nisën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS kur ministria Ismaili dhe Spiropali debatuan. Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.
Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili. Ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.
Ky debat erdhi pasi Taulant Balla tha se do mereshin masa për mungesën e Spiropalit në votimin e kërkesës së SPAK në kuvend për Belinda Ballukun.
“Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë” shkruajti Spiropali.
j.l. / dita

Vetem per te qeshur do te ishin nese situata nuk do ishte kaq serioze dhe nuk do te kishte te bente me fatin e nje vendi dhe te nje populli te tere.
Iku dhe ajo qe trumbetonte Skenderbeun, si duket ka felliqur ne breke, por menyra e sjelljes tani tregon se paska qene hipokrite dhe femer qe….. dhe si duket Edi s’e ka perfille. Tani nxierr fytyren si bajge, por e di se ku do perfundoje? Kastriot Islami u be deputet i Sali Berishes, kjo do behet i Gaz Bardhit !. Se kush do jete mashkull e kush femer, kete ta zgjidhin midis njeri tjetrit. Partia dhe Saliu i do.
Si Valteri thua ti topexhi?
Vetem perplasja me clownin tiran e sheron Partine Socialiste te Fatos Nanos.
Nje malok u rrezua nga kali me 1 miljon shuplaka,por nje pehlivan cirku,jo.
‘…Ty or Hajrulla SEVDA SI
Ty te bej kezller AGA
Ti haremin ma PERMBUSH,
Plot me cupa,Steve e RRUSH..!’ Noli(‘Sulltani dhe kabineti’)
Behu ambrozia e PS moj Mamica!
Pse u zemerua Skenderbeu me Mamicen? Nuk i kishte hedhur gjelles kripen tamam?
Nxirri manallin por kujdes nga niko!
Njëra që deri dje rrinte si kornizë në murr e s’i ndihej zëri guxon e i thotë spiropalleshës “pse qesh?”.
Begu s’kaner i thotë “qepe kur flas unë”.
Pisëistët po luajnë “topaluftash”.
Kështu është kur guxon të kundërshtosh kumanarin.
Pozita e spiropalleshës mbahet në fije të perit. As autokritika nuk i bën më punë. Lojaliteti u dhje. Le të bëjë tani gati plaçkat e ti hidhet në prehër varkarit të hoxhës njëlloj si dikur gjysmetroshi Kaqi.
Me këta sheh vetëm gallatë. Ky është shkaku pse e lexojmë me qef gazetën
Ne foto Rama duke i diktuar shoqe Spiropalit fjalet e kenges “Edi Rama e mprehu shpaten” te cilen ajo duhet ta kendoje fiks aty ku sokelliti “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21”!
Burrë trim i rrallë me flatra, bash nip i Enverit.
Kur Edi Rama i mbyll gojen nje prej antareve te Partise se tij, ne menyre publike, dhe kaq flagrante, ky eshte direkt sulm i hapur kunder Republikes dhe demokracise.
Me pak fjale, Edi Rama dhunon te drejten e fjales sikur te jete mbreti absolut.
Nuk ka rendesi nese eshte Mamica, apo ndonje tjeter qe u dhuna e drejta e fjales.
Eshte sinjal per kedo qe del perpara tij.
Ky eshte fati i Shqiperise
Per aq sa ke vlere, te shkarkoi per pa aftesi nga Drejtoreshe atje ku te coi te Doganat.
Per aq sa u pershtate duke i puthur sumen e brohoritur “Skenderbeu”, te mbajti pas bythe.
Pra vetem ti nuk ke aspak goje te ankohesh as per arrogancen e tij e as per flakjen nga ai.
Shqiptaret sot kane rene ne Trekendeshin Politik te Bermudes [Bermuda Triangle]: Pushtetin Legjislativ dhe Ekzekutiv eshte ne dore te Rames, Pushtetin Gjyqesor e ka Berisha. Ne kete trekendesh fatal vdekjeprures ku ka rene sistemi demokratik ne Shqiperi, Elisa Spiropali do te shkoje ne fund te detit politik, pasi te ka shtyre Skenderbeu i PS te pret Perbindeshi Berisha i PD. harrojeni sistemin demokratik edhe per tre breza ne Shqiperine qe lane pas diktatoret Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.
Situata ka precipituar shume qe kur Spiropali nuk eshte me ne pozicione kyce- kur ishte ajo, gjerat funksiononin shume, mentaliteti i hapur dhe meritokracia ishte ne qiell…
Vlerat dhe integriteti duhen provuar. Eshte ves i keq te flasesh per to tani qe te ndoqen nga tavolina ku ndahet torta. Qe kur ishte ne maje te piramides duhej te tregoje integritet, dhe denoncoje hajnite, jo tani.
Kur qe ne maje, nuk kishte kohe, sepse e bente luften per pushtet, jo per vlera.