Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla iu përgjigj ashpër kreut të Rithemelimit Sali Berishës.
Sipas tij, Berisha është tradhtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës.
‘Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin. Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë.
Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët.’- tha Balla në Kuvend.
o.j/dita

Ka ligj per tradhti ne shqiperi dhe pse ska?
Nqs berisha eshte pergjegjes per sebrenicen jeni dhe ju qe keni 10 vjet qe e mbroni duke mos e dorzuar hages
Berisha ne historine e Shqiperise do jete pjese e figurave negative krahas Esat Pashes,Haxhi Qamilit ,Enver Hoxhes,etj.Ndeshkimi i tij nga Drejtesia aktualisht vetem se shoqerise se sotme shqiptare do i jape te drejten te cilesohet si shoqeri me aftesi per te pastruar vetveten ne te kundert do kujtohet si shoqeri e paafte.
Po i shkruam NE keto 10 vjet me pare,kur u themelua gazeta Dita,or Balla!
Plasi i ndjeri Arben Duka me vargje per Berishen,,
Ne ju dhame 1 miljon vota.Ju dhame pushtetin,.Ju dhame edhe tepsine edhe byrekun,.ne tre pale zgjedhje.
Iku i ndjeri Arben Duka pa pare ndeshkimin e vjedhjes dhe krimit,,se ju kishit mendje te vidhnit.
Tani u zgjuat ju rilindjo0tet per Berishen,..
\Kane kaluar 10 vjet,,shume lumenj kane ndryshuar rrjedhen.Ju keni qene duke vjedhur prandaj nuk e dini.Tani u zgjuat ju dhe zbuluat Berishen. Tani Berisha do fitoje se ka premtuar qe do t`ju fuse ne burgut.
Kshu thote:-Nuk vdes dot pa futur hajdutin edi Rama ne burg.
Sali Berisha eshte per burg ashtu sic jane te gjithe politikanet qe i kane sherbyer atij dhe shefi tend. Kur do shikoje populli peshqit e medhenj ne tigan?
sal karburja enver hoxha ësht legjendari i shqipëris.
jo negativ.
të mirat që bëri xhaxhi ju si bëni as për 3 shekuj.
ndërsa haxhi qamili pavarësisht të metave të kohes sepse atëher shumica ishin të prapambetur ngelet një patriot.
të.kqijt jan esat pasha ahmet zohu mutat frashëri
abaz kupi
arshi pipa
xhaferr deva
kadri cakrani
ramiz alia
ilir meta fatos nano edi rama dhr kryekrimineli
sali berisha
Po nuk stisi një tigan të madh për peshkun 198 cm linear Edi Ramën SPAK- u i drejtësis anglo saksone të avokatit të bombave mediatike Taku Njgjala, e ta skuq mir e mirë këtë kryepeshkaqen përbindësh të kusaris 30 vjeçare, nuk i gjen gjë peshkaqenët horror Sali Berisha dhe Ilir Meta. Peshkaqeni ruan peshkaqenin , kurr nuk ndodh që një peshkaqen të shqyej një tjetër të të njëjtit soj.
Prisni kur përsëri Dalemat nga Italia ose Eskobarët nga SHBA apo Borelët e BE të vrapojnë të “alarmuar” nga “megasherret” e peshkaqenëve që gjoja po shqyejnë me dhëmbë njeri tjetrin (ata argëtohen me këto lodra sherresh dhe mprehin reflekset) dhe ti pajtojnë dhe peshkaqeni fytyr ngërdheshur dhe goj hale i marrosur nga sëmundja psiqike e kusarisë Edi Rama, të bëj ndonjë marrveshje si ajo e 2008 me peshkaqenin Sali Berisha që e bëri kryetarin peshkaqen të partis që shqyen e grabit me sukses zgjedhjet e radhës, më tepër se një mbret ose
peshkaqeni Ilir Meta hoop të kërcej përsëri me shkathtësi, me bllok në dorë, në prehrin joshës të peshkaqenit Rama që të kusarqeverisin vëndin si në mandatzezën e parë qeverisëse të peshkaqenit Edi Rama.
Mos u trëmbni, peshkaqenët në 12 nëntor do të demostrojnë lodra argëtuese peshkaqenësh në bulevard, mund të gjakosen ” kokpalarët”mjeranë por , të nesërmen peshkaqenët , të pa cënuar nga kërcitja e dhëmbëve, do jenë duke vazhduar, të qetë, të kënaqur, të ripërtypin sejcili frutat e megakusarisë 30 vjeçare.