Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje për pazaret e drogës, si shefi i krimeve të rënda dhe dy të tjerë po planifikonin vrasjen e vëllezërve shqiptarë në Britani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përplasje për pazaret e drogës, si shefi i krimeve të rënda dhe dy të tjerë po planifikonin vrasjen e vëllezërve shqiptarë në Britani
Kronike

Përplasje për pazaret e drogës, si shefi i krimeve të rënda dhe dy të tjerë po planifikonin vrasjen e vëllezërve shqiptarë në Britani

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK ku janë lëshuar 11 urdhër arreste për anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni në bashkëpunim me personazhin e njohur të krimit në Kukës, Bujar Gërmizi (Ajeti) dhe shtetasin Besmir Mustati, po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani.

Raportohet se shkak është përplasja për trafikun e drogës dhe se ky operacion i SPAK po zhvillohet paralelisht edhe në Spanjë për kapjen e autorëve të dyshuar të grupit kriminal.

- Publicitet -

“Bujar Gërmizi (Ajeti) në ’99 është dyshuar për grabitje të bankave me armë. Nga aplikacioni SKY rezulton se në bashkëpunim me Dedan Gjonin, shefi i krimeve të rënda të komisariatit nr.6 dhe Besmir Mustati, po krijonte kushte dhe po planifikonte për të vrarë dy vëllezër në Britani, për shkak të përplasjeve për trafikun e drogës.

Është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervin Mata, i cili dyshohet për trafik narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ervin Mata është personazh i njohur i botës së krimit. Operacioni po zhvillohet paralelisht Shqipëri dhe në Spanjë për të arrestuar persona të tjerë.

Dedan Gjoni akuzohet se jepte informacion dhe po planifikonte vrasjen e dy vëllezërve së bashku me Bujar Gërmizin dhe Besmir Mustatin. Nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash është arrestuar edhe Erezen Breçani”, raporton gazetarja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministri kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin e PD
  • FOTO: Tensionet në protestë, deputeti demokrat qëllohet me plumb gome
  • Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  • Tensione edhe sot para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës
  • “Mos heshtni, Brikeni po lufton me jetën”, apeli i bashkëshortes së 34-vjeçarit të plagosur në protestë

Komentet e Fundit

  1. Rosaku nartes on Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  2. Gjergj on Dëshmorët tanë, të harruar me varre të shkatërruar dhe pa emër. Pushtuesve të huaj, u shkëlqejnë
  3. Morri blu on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  4. vlora on Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  5. ¿? on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?