Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje te “Ligjet” pas masës ndaj kreut të SHISH-it, Manja: Do ecim me rendin e ditës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Përplasje te “Ligjet” pas masës ndaj kreut të SHISH-it, Manja: Do ecim me rendin e ditës
Lajmi i funditPolitike

Përplasje te “Ligjet” pas masës ndaj kreut të SHISH-it, Manja: Do ecim me rendin e ditës

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta politike në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për vendosjen e masës së “arrestit shtëpiak” nga SPAK ndaj kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi mbledhjen e Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar, duke argumentuar se zhvillimi prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon një reagim institucional nga Parlamenti.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Në vijim, ai kritikoi institucionet shtetërore, duke deklaruar se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”.

- Publicitet -

Nga mazhoranca, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi vijimin e mbledhjes sipas rendit të ditës dhe shqyrtimin e projektligjit për reformën territoriale.

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja. Ai theksoi gjithashtu se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik.

Edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në kushtet e një situate që, sipas tij, lidhet me sigurinë kombëtare.

“A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, deklaroi Korreshi.

Deputeti i PD-së iu drejtua gjithashtu mazhorancës lidhur me vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke pyetur: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”.

Korreshi kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të reformës territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

“Ju keni vendosur për territorialen, na e sillni këtu kot”, tha ai.

Duke iu rikthyer masës së vendosur ndaj kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë.

“Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Patriot says:
    September 23, 2026 at 6:46 pm

    Ke te drejte sepse per skenderbeun tuaje ceshtja per te vjedhure parate e radhes eshte me I rendesishem se siguria kombetare. Rrofte partia desh me thane por ato nuk e lane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?