Nga Shaban Murati
Shënim nga blloku diplomatik
Në qarqet diplomatike europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullgare të kryeministrit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplomatike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”.
Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeministri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut.
Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën e parë të vetos ndaj Shkupit se është për hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë. Është zgjedhje e BE, që nuk don t’ia hapë bisedimet Shqipërisë për arsyet e saj, dhe jo për fajin e Bullgarisë. Veto bullgare për Shkupin është për BE thjesht një pretekst.
Edhe Serbisë, që ka bërë katër agresione të përgjakëshme kundër shteteve fqinjë, BE ia dha statusin e shtetit kandidat disa vjet para Shqipërisë. Nuk kishte veto bullgare në atë kohë.
Kryeministri shqiptar shpërtheu një histeri personale kundër Bullgarisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me veton bullgare ndaj Shkupit. Inati kryeministror shqiptar lidhet me shqetësimin e madh të Serbisë për efektet e vetos bullgare në raportet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një plotësim i kërkesave historike, linguistike dhe identitare të Bullgarisë nga ana e Shkupit do të rrëzonte gjithë narrativën artificiale të krijimit të republikës virtuale të Maqedonisë nga Serbia në vitin 1945 si kundërvënie ndaj Bullgarisë.
Me plotësimin e kërkesave bullgare nga Maqedonia e Veriut Serbia do të humbte pozitat e forta të influencës, që gëzon nëpërmjet lobit dominant serb në Shkup. Për këtë arsye Beogradi ka nxitur intransigjencën e Shkupit ndaj Bullgarisë dhe acarimin e marrëdhënieve midis tyre.
Lobi serb në Shkup ka bllokuar çdo tentativë të diplomacisë së Maqedonisë për fleksibilitet ndaj kërkesave bullgare. Kryeministri shqiptar ka hyrë si zhol në këto raporte bullgaro-maqedonase, duke mbrojtur interesin strategjik të Serbisë dhe duke sulmuar Bullgarinë. Pra kryeministri shqiptar i ka hipur kalit antibullgar të Serbisë për arsyet e aleancës së tij të fshehtë personale me presidentin e Serbisë Vuçiç.
Naivët e Tiranës duhet ta dinë se edhe në kërcënimin e bojkotit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të 23 qershorit, që ishte ide e Vuçiçit, kryeministri shqiptar u bashkua për Vuçiçin, dhe jo për Kovaçevskin.
E keqja është se pasojat e kësaj sjellje skandaloze diplomatike ndaj një aleati atlantik dhe pozitiv ndaj çeshtjes kombëtare shqiptare, i paguan shteti shqiptar, sepse dëmtohen marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për hatrin e Serbisë.
Kryeministri nuk e njeh memorien diplomatike shtetërore shqiptare, por dikush mund t’ia mësojë atij se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, kur u dha në 22 korrik 2010 verdikti i ligjëshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS OKB, zemërimi më i madh i Serbisë nuk ishte me delegacionin e MPJ të Shqipërisë atje, por me delegacionin e MPJ të Bullgarisë, i cili në paraqitjen e qendrimit zyrtar bullgar i bëri një mbrojtje të jashtëzakonëshme juridike të drejtës së Kosovës për pavarësi.
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç mbajti një konferencë shtypi atë ditë në Hagë dhe sulmoi ashpër Bullgarinë “pse e mbrojti Kosovën më shumë se Shqipëria”.
Në qeverinë aktuale nuk punon memoria historike. Të paktën kryeministri shqiptar të mbajë kalin e histerisë antibullgare dhe le të vazhdojë në mediat europiane me mercenarizmin apologjetik ndaj Serbisë. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar nuk kanë nevojë të bëjnë armiq të rij në Ballkan.
Na mjaftojnë armiqtë e vjetër të pakoregjueshëm si Serbia, e cila mban rekordin e borxhit të papaguar të gjakut, që i ka kombit shqiptar.
Jepi Shabe se u be deti kos!
Ja ku janë këlyshët e viçiçit, të mirëpaguarit e Beogradit, këta vulgu i vulgut, që ofendojnë Ambasadorin tonë të shquar, të vetmin Zë Shqiptar, që i ka mbetur ngrehinës që quhet edhe Tiranë.
Keqardhje e thellë dhe mëshirim, për këto qenie biologjike me dy këmbë e dy duar, për mjerimin mendor të shpirtshiturve, që për fat të keq tonin, i takojnë racës sonë.
Në fakt, nëse na quajnë racë m…, kjo vjen pikërisht për shkak të këtyre pjellave bastarde, që në shkencë quhen edhe jashtëqitje të kombit.
Nuk është në natyrën time, të përdor të tilla fjalë, por është qëndrimi më i butë që mund të mbaj karshi të pafytyrëve.
Një pyetje të thjeshtë, nuk ia bëjnë vetes:- Çfarë e shtyn Profesor Shaban Muratin, që, në vend që të shijojë pensionin, e të luajë letra me bashkëmoshatarët e tij, të ndjekë zhvillimet ndërkombëtare, e të ngrejë alarmin e tij intelektual, në mbrojtje të interesave të kombit?
Mjafton këtë pyetje të bënin derëzestë, e më së paku do ta qepnin, e jo të shprehen të fshehur pas emrave të rremë.
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
Ismail, o zhabjak, pjellë bastarde e Zhabës. Rraca juaj e ish-spiunëve të UDB-së dhe këlyshët e tyre, mbani erë 100 km larg. Qen bir bushtre.
Ju lumte i nderuar Z. Murati!
Me dijet dhe ndershmerine tuaj, po i sherbeni besnikerisht atdheut tone.
Ju falenderoj shume per kete sherbim fisnik e kurajoz ndaj kombit shqiptar!
Eshte terbuar.Karakteri mercewnarist i ketij tradhetari,po kalon ne permasa cmendurie.
Ky zell per t`u perleshur me armiqt e Serbise,eshte shperblyer sot nga nje leter falenderimi qe i dergon Vucici.”Miku”nga Tirana hodhi dhe ca insinuata p-er Car Putinin ne Kremlin:Putini mund te jete semure ose i shendoshe,,por kete Ambient Ketu(Keshilli i Europes),nuk e shoh te shendetshem.
Kjo ndihme e papritur nga Surreli,nuk do te shkoje pa u vene re ne Kremlin.
Qysh e ndyn Emrin e shqiptarit te larte- Moisi Golemit, vetem ti dhe ca plehra si ti, mund ta shpjegojne…
Plehrë e sat’ëme, o UDB-ash muti.
Ky shkrim asht nji histeri e propagandes të dezinformimit komunist, apo editorial i shemtuem i ZP-se, ku Shaba ka qene numri 2 i saj, si emertese e byrose politike dhe institutit të Nexhit.
Shaba ka qene ambasador i Sales në kohen e FYROM-it (Maqedonia e Veriut). Ime Shaba asht emertese e Non Grates, qi e ka urdhnue me bo kete hartim.
Shaba ka të drejte mos me pelqye KM Rama, duke iu sule pse u dha shpulla bullgareve. Pune e tij, por edhe neve na lind e drejta me pyet se ku kullot ky njeri, që thot se asht me SHBA-në dhe sulmon Ramen e amerikaneve.
Nse asht me Salen, Shaba asht antiamerikan dhe proserb. Të tjerat jane llogje kavaje.
Në këtë shkrim, nuk jam plotësisht dakort me ju z. Murati. Rama është autori i krijimit artificial të minoritetit të paqenë bullgar në Shqipëri. Ky veprim do të ketë pasoja afatgjata negative për Shqipërinë. Minoritetet e një vëndi I pércakton historia dhe jo politika, e cila është e pérkohëshme dhe koniukturale sipas situatës. Minoritetet në Shqipéri janë pércaktuar saktë, para vitit 1990 dhe pas këtij viti pati individë për të marrë pasaporta duke krijuar minoritete të paqena. Deklarata e z. Rama se me një telefon nga Borisov, aprovoi minoritetin bullgar në Shqipëri, është skandaloze dhe kjo duhet t’ju bëjë përshtypje edhe juve. Në kohën e monizmit sulmet eventuale të Traktatit të Varshavës, mund të bëheshin vetëm nga Sofia, e cila ishte lidhur me rusët. Jam dakort që të këqijat shqiptarëve u kanë ardhur nga Serbia, por Bullgaria vjen pas Serbisë, aspak miqësore. Këtë e ka vértetuar historia me dy luftrat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore.
Nuk besoj se gjendet gazete tjeter ne bote , qe boton kaq shume materjale diplomatike , sa Shqiperia dhe posacerisht “Dita ” . Pak dite me pare , u botua libri se c’ka nder mend te beje Putini dhe kur mund te niset drejt Shqiperise . Sot flitet per pastertine egjuhes diplomatike . Gjat vitit eshte folur se c’mendojne kur flene politikanet e larte , te ulet dhe mesatare .C’mendojne kur zgjohen . Diplomacine tone e realizon dhe nje politikan i zakonshem . Kaq te rendesishem jemi ne ne diplomacine boterore !Ju i dini vete punet tuaja , por krahasoni materjalet diplomatike dhe filozofike , me materjalet ekonomike . Hartimet zene nje vend te rendesishem ne shtyp . Me hartime lerini nxenesit te merren . Magjite se c’kane ne koke dhe nuk i kane thene diplomatet e botes , leriani kohes . Me falni se u zgjata . Zgalem
Shkrini Shabanit qenka njelloj me chalet e Sali non grates ,o i ka dhene ky shkrimin o ha ka dhon Sala.Turp.
Plehrat, mbetje te sistemit te milloshevicit dominojne median tone, turp.
“Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!”
Shabani she si prurje e gazetes se propogandes se KQPPSH, sejmen i Salehut ka qene. Sot vazhdon ate rruge inerci. Nese eshte i ndershem e patriot, sic medemek shitet, le te tregoje punet e pista qe ka bere Fahri Balliu, per llogari te Sali Berishes, kur ai ka qene kryekonsull ne Shkup, dmth, zyrtarisht vartes i Shabes, qe ishte ambasador aty, ne vitet 1992-1996. Besoj se i kujtohen ca edhe nga ato, qe ka shkruar Kristo Mertiri, nje gazetar i ndershem qysh ne ato kohe, i cili me duket se edhe ai punonte ne ate ambasade. Nese eshte i ndershem atehere, eshte frikacak sepse e di qe Fahri Balliu, bashkepunetor dhe ky i Shabes qysh nga “Zeri i Popullit”. Si maskara me vule qe eshte, kushedi se çfare sajon ai dhe per Shaben pastaj!!!! Fol Shabe, fol! Nese je patriot na thuaj ndonje gje edhe per “non gratat’, se keshtu i jep ndihme me shume opinionit publik dhe demokracise ne Shqiperi, se sa “çeshtjet e medha nderkombetare”, qe te ndenjurat e tua nuk besoj se i mbajne.
Pervec berishisteve dhe Shaban Muratit , asnje agjensi e huaj dhe amerikane , asnje gazetar i huaj , nuk ka bere as me te voglen verrejtje per sjelljen , revolten dhe fjalimin e Rames ne Bruksel . I jepnin te gjithe te drejte , madje kishte prej tyre qe e vleresonin dhe e komplimentonin . Fjalimi i Edi Rames dhe qendrimi i tij ne Bruksel , pati nje jehone te madhe euroatlantike .
Cfare terbimi ka ky sharllatan blloku,kur Diplomati i shquar Shaban Murati i zbulon te Vertetat e cfaqjeve te tij Teatrale ne mes te Bruxelit,..Luan Teater per te argetuar Serbine,,Ay admiratori i tij mikuAlexander,,qe shkoi ne Bruxel vetem per te shijuar Cfaqjen.
Ky Gastori jone kolerik,,nje sy e mbante nga mikuimAlexander.
Bravo!Cfaqje e shkelqyer!
Se cfare fiton Serbia nga kjo Cfaqje,kete e di Serbia.
Se cfare fiton Shqiperia nga kjo Cfaqje,ua them Uuuuuu.
Samitin e ardhshem Republika e Maqedhonise se Veriut,pa veton bullgare,merr statusin e vendit kandidat,,e ndare nga Shqiperia.
Shqiperia ka edhe shume pune per te bere.Edhe shume detyra per te plotesuar.Prandaj do t`i bashkohet Kosoves en Block,,per te marre te dyja bashke statusin e vendit kandidat.
Mire po Kosova ka kundershtimin e Serbise!?
Serbia do te luaje te gjithe guret,qe Vendet themeluese si Franca Aleate te kundershtojne me veto futjen e Kosoves bashke me Shqiperine ne BE..Ketu do ta shojim STAR in Edvin Rama si do ta luaje Thiatron.
Nga te gjithe komentuesit e mesiperm , vetem njeri shkruan nga cmendia , ky eshte idioti , hajvani , islamiku , turkoshaku e vicidollisti e rrotkaristi , demo .
Megjithese intelektuali ka qene kriticien opozitar i shkrimeve te Shaban Muratit ne kete forum te nerum te gazetes DITA kete here jam befasuar nga llogjika perfekte e analizes se tij dhe nga njohja e thell ne detaje e situates dinamike me veton bullgare dhe me thene te drejte per here te pare dua te pergezoj Shaban Muratin per kete shkrim birlant te jashtezakonshem per nje gazetar shqyptar dhe do te doja te shtoja se sa me shume gazetare analiste te tille te kete Shqypnia qe njohin me detaje politiken e rajonit dhe ate boterore, aq me shpejt do te integrohet vendi yne ne BE duke i u afruar standarteve te Botes Demokratike
BRAVO SHABAN MURATI PER TE VERTETEN LAKURIQE QE TREGON!
Ketu shtrohet pyetje.Pese eshte sakaldisure Edi Rama qe kritikon Bullgarin dhe BE-ne.
A kupton Murati se Edi Rama deklaroi se nuk do te marre pjes ne takimin e BE deri sa neve nuk kemi shpres per konferec lidhur me hapjen e negociatave.
BE hyri ne lidhje me Qeverin Bullgara dhe u ra Dakort qe te terheqet vetoja Bullgare.
Ne keto Kushte BE e fton Edi Ramen dhe dy te tjeret te behen pjesmarres pasi Vetoje Bullgare po hiqet dhe keshtu po hapen prespektivat per hapjen e Negociatave.
Pase kesa deklarate te BE-se Edi Rama dhe dy te tjeret vendosen qe te marrin pjes ne kete mbledhje te BE-se duke shpresuar per hapjen e Negociatave.
Pikrishte ne kete moment shprese per ironin Qeveria Bullgare jepe dorheqjen dhe cdo gje pozitive per shqiperin dhe MV u pezullua.
E si te mose shprehet Edi Rama ne keto kushte mashtrimi dhe prapskene te pa pritur.
Pra Shabeni nuk ndjen pergjegjesin per keto problem pore e ndje Kryeministri i shqiperise kete prerje ne bese si nga BE-ja ashtu edhe nga Qeveria Bullgare.
Mendoni pak se cfare pergjegjesie eshte te luajsh me fatet e dy popujve sikur te jesh duke luajtur nje loje qe ne gjuhen fshatar quhet Cice-Mic.
Prandaj Shabai Diplomat nuk gjykon si Diplomat por si ne njeri qe mbi te nuk bjen asnje fare pergjegjesie.
Liu Firifiu,
Desha t’ja ktheja pergjigjen Asmon Gazepit, por m’u duk si fyerje e inteligjences dhe po fus nje sqarim ne komentin tend: Kryeministri bullgar sorosian Petkov iku me dajak se ishte halabak joserioz dhe pastaj disa dite me pas Parlamenti bullgar votoi heqjen e vetos bllokuese me propozim te miqve te PD ne opozite, nderkohe qe socialistet miq te Edi Rames votuan kunder
prandaj:
Mos i be carap gjerat se ngaterron dynjane
Shkrim interesant. Kryeministri pavaresisht se ka te drejte te zemerohet duhet ti permbahet rregullave te dipllomacise. Pavarsisht interesave historike e kulturore e bullgareve ne maqedoni, shqiptaret duhet te jene te mirkuptushem si me maqedonasit me te cilet nje pjese e shqiptareve bashkejetojne nen te njejtin shtet, ashtu dhe me bullgaret te cilet kerkojne nga shkupi disa te drejta gjuhesore e historike.
Inteleloqja paska ra n’dashni me gazetaret e Enverit, tani eshte brilant me shkrime te jashtezakoneshme … eh mer atdhe, nder shekuj gjithe kellirat sum sunite turkoshake e pederaste tradhetare kane tentuar te te plagosin, te te rrjepin e te te vrasin perfundimisht, po TOPET te kane rruajtur!
Mesjetarizmi nuk eshte argument per shekullin 21.