Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Por, kur grupe të përlyera rëndë në korrupsionin e djeshëm shiten sot si të virgjër në financat e tyre dhe në darkë flenë në vilat që kushtojnë qindra mijëra euro, që i kanë si shtëpi të dyta apo të treta, tani për shfaqen si kampionë të ndershmërisë, atëherë duhet besuar se sistemi i drejtësisë, sado i rënë poshtë ka qenë dje, aq fort i duhet të ngrihet sot.
Në numrin e djeshëm të gazetës DITA sollëm shembullin e gjykimit të stërzgjatur të deputetit Salianji, i cili, megjithëse nga Gjykata e shkallës së parë është dënuar që në vitin 2019, tani prej pesë viteve vazhdon maratona e Apelit, dhe ende nuk ka gjetur përfundimin e saj.
Kjo e ka lejuar atë të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të opozitës, të zgjidhet apo emërohet deputet – sepse tek ne deputetët emërohen nga shefi i partisë, të jetë në komisione parlamentare, të përplaset me punonjësit e gardës, të hedhë tymuese në sallë, të kacavirret dritareve e mureve, të anatemojë.
Me të drejtën apo pa të drejtë, ky duhej të ishte rasti i gjykimit të veçantë, duke dhënë atë të drejtë apo dënim që parashikon ligji, duke mos shikuar para tyre deputetin apo njeriun e fortë, por qytetarin. Asnjëra nga këto nuk është bërë, e , si duket, kjo mund të kthehet në një praktikë të zakonshme të dhënies së drejtësisë ndaj të fortëve, njerëzve me pushtet apo në politikë, para të cilëve rrinë squk , ama ndaj të tjerëve nuk ndodh kështu.
Raste të ligjvënësve , të cilët zgjatin pa mbarim proceset e tyre , janë të shumtë, dhe, ndoshta shembulli më i keq i zvarritjes së dhënies së drejtësisë.
Është e pakuptueshme, dhe acaruese në të njëjtën kohë, përse drejtësia i llaston kaq shumë disa.
Ditët e fundit patëm rastin të ndjekin një emision politik në televizionin e njohur RAI3. Nuk dua të futem në të veçantat e këtij emisioni, që, më shumë e kishte burimin në selinë e opozitës , se sa në angazhimin e një gazetari, por, ajo që shfaqet, krejt haptas, pa asnjë drojë, qëndron në praninë e Jamarbër Malltezit në banesën e vjehrrit të tij, Berisha, kur, si njëri, ashtu edhe tjetri, janë në arrest shtëpie, dhe, sipas ligjit, nuk i lejohen lëvizje të lira.
Drejtësia hesht, ashtu si ka heshtur deri tani ndaj të gjitha akuzave, sharjeve, fyerjeve, shantazheve që i bëhen ditët e fundit, jo rastësisht dhe jo pa qëllime të qarta.
Në një shtet si i yni, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa goditja e së keqes, ndëshkimi i saj. Si duket, qoftë edhe nga nisma vetjake të njerëzve të veçantë në strukturat e institucioneve të drejtësisë, gjërat kanë filluar të lëvizin, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Një ndër gazetarët e njohur, krejtësisht i opozitës, menjëherë pas emisionit që cituam më sipër, u shpreh se gjërat e thëna aty, opozita dhe gazetarët pranë saj kanë 12 vite që i thonë. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të dëshmojnë atë që mendojnë se është e drejtë apo e kanë investuar si të tillë. Ka procese që janë nisur e vazhdojnë prej më shumë se 12 viteve dhe nuk janë zbardhur, ose, në rastin më të keq, janë hedhur në koshin e drejtësisë. 21 janari është njëri prej tyre. Gërdeci , po ashtu. Shkërmoqja e ekonomisë , menjëherë pas pluralizmit , një tjetër. CEZ DIA, është shembulli domethënës i humbjes së drejtësisë. Shkatërrimi i ushtrisë dhe i pasurive të saj dëshmoi se nuk ka pasur drejtësi. Grushti i shtetit i shtatorit 1998, rasti më domethënës i zaptimit të institucioneve , depot me armë në selitë e opozitës, menjëherë pas kësaj ngjarje – të gjitha kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë dësmi të shtetit të nënshtruar nga e pa drejta, forca dhe dhuna politike.
Mos ndëshkimi i së keqes është një dukuri që vazhdon prej tri dekadave në politikën tonë. Shpesh herë është bërë normë e pa shkruar, por e legjitimuar.
Në sistemin e drejtësisë ka rënduar, dhe vazhdon të rëndojë, gjithnjë despotizmi i pushtetit. Që në gjyqin qesharak të 2 prillit, ku turma vendoste politikisht dhe ushtronte dhunën e saj dhe deri te gjyqi i Ndrea Prendit, ku gardistët militantë kërcënonin prokurorë dhe gjyqtarë, duke pushtuar sallën, ka pasur të njëjtën linjë dhune mbi drejtësinë. Që nga mbyllja e hetimeve dhe e gjykimit të Bashës me procedurë dhe deri në amnistinë për demonstruesit që sulmojnë institucionet, nga mos hetimi i barbarisë në industrinë e naftës dhe atë minerare, është krijuar mendësia e të fortit që sundon mbi drejtësinë , dhe, nga ana tjetër e drejtësisë së nënshtruar.
Gjyqi i 2 prillit fundosi sistemin e drejtësisë që po mendohej se do të ishte ndryshe, gjyqi i 21 janarit e varrosi atë dhe nuk mendohej se do të kishte shpresë ri ngritje.
Për ata që mund të bëjnë sikur nuk kanë qenë pjesë e këtij zaptimi mund të kujtohen lehtësisht ulërimat e shefit të qeverisë së opozitës së tashme kur po ngriheshin tezat e para për Gërdecin: kërcënimet ndaj prokurorëve që, pastaj, morën arratinë, duke lënë edhe postet apo duke u strukur në hijen e tyre.
Mund t’u kujtohen lehtësisht se çfarë ndodhi me historinë e bllokut të Metës apo denoncimet e ish-deputetit Prifti, gjyqe që, pasi kundërshtuan edhe ekspertizat e institucioneve më të rëndësishme, si FBI, morën vendime qesharake, si të mos kishte ndodhur asgjë; mund të jenë kujtuar se si një natë para gjyqit shefi i qeverisë vajti te i akuzuari me bllok në dorë, thjeshtë se “ dëshironte” të bisedonte me vajzën e vogël për politikë!!!, apo edhe më tej, kur, pas akuzave për vrasjen e Remzi Hoxhës, urdhëruesit e ndoshta ekzekutorët, si Sefgjini, jo vetëm nuk u larguan nga detyra, por edhe u mbështetën më tej.
Çfarë po ndodh aktualisht: sistemi i drejtësisë, përgjithësisht i degraduar, i rënë në fund të besimit njerëzor, ka tendencën të ri ngrihet. Ndoshta, edhe duhet besuar, më shumë nga këmbëngulja e institucioneve jashtë Shqipërisë, se sa nga dëshira abuzuese. Por, fakt është se fusha është lënë deri diku e lirë dhe, ajo që është më e rëndësishme, asgjë dhe askush nuk është tabu.
A mund të ndodhë përsëri që prokuroria të nxjerrë një urdhër për ndalime të njerëzve të dyshuar në një krim të caktuar dhe policia e shtetit të mos e zbatojë për gabime drejtshkrimore? Si ndodhi me kryeprokuroren Ina Rama, urdhri i të cilës u hodh në kosh dhe i gjithë institucioni i prokurorisë së shtetit u fundos? Vështirë, në mos e pamundur!
A mund të ndodhë përsëri që pronari i fabrikës së vdekjes apo bashkëpronari i saj, si ishte Berisha i ri, edhe pas krimit, megjithëse njihen të gjitha lidhjet e tij, të mos thirret asnjëherë nga prokuroria, qoftë edhe për të bërë një pjesë të detyrës? E vështirë, në mos e pamundur!
Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dëshmoi se edhe një prokuror i vetëm, kur ka guximin për të zbatuar ligjin, është i lirë të hetojë, të mbledhë prova dhe të lëshojë urdhër arrestimet që mendon se janë të duhura. Kjo është mbarësi! Duam apo nuk duam, duhet pranuar se askush nga shteti dhe qeveria e tanishme nuk e pengoi atë prokuror në rrugën e tij: nuk ndaloi hetimin që po bënte, nuk i fshehu provat dhe as nuk e ndryshoi atë që kishte ndodhur.
Nëse sot ndodhi kështu, nuk ishte e largët nata e 21 janarit, kur, me urdhrin e shefit të qeverisë, menjëherë pas mesnatës, u fshinë të gjitha provat nga serveri i Kryemistrisë, që dëshmonte se nga kishte nisur krimi dhe kush ishte i interesuar për këtë krim; u fshinë të gjitha pamjet që do të zbulonin një të vërtetë të hidhur, si mund të mbahet një pushtet edhe përmes gjakut të derdhur.
Por, kur grupe të përlyera rëndë në korrupsionin e djeshëm shiten sot si të virgjër në financat e tyre dhe në darkë flenë në vilat që kushtojnë qindra mijëra euro, që i kanë si shtëpi të dyta apo të treta, tani për shfaqen si kampionë të ndershmërisë, atëherë duhet besuar se sistemi i drejtësisë, sado i rënë poshtë ka qenë dje, aq fort i duhet të ngrihet sot.
Ndëshkimi i së keqes, kurdoherë që ka ndodhur, nuk është hakmarrje politike dhe as akt revanshi. Është akt besimi, i cili, përmes saktësisë i shton besimin njerëzve, pikërisht aty ku mungon më shumë se asnjëherë tjetër: në drejtësi. Oligarkia politike, sado që merr në vete gjithnjë pamjen e pafajësisë, ajo është më e fajshme se çdo strukturë tjetër.
Ajo ka krijuar rrethimin e sistemit të drejtësisë përmes zjarrit të saj, i ka mohuar të drejtën e hetimit dhe të veprimit; kjo oligarki e ka bërë pjesë të saj, me shumë dëshirë, edhe klasën e korruptuar të drejtësisë, që përbënte më shumë se gjysmën e kësaj trupe, ka ndëshkuar të vegjlit dhe ka rrënjosur bindjen se, sa më lartë të qëndrosh në pushtet, aq më i sigurt je ndaj goditjeve të drejtësisë.
Alibia e korrupsionit të djeshëm, që është i për shfaqur sot në rezidencat e magnatëve të politikës apo në resorët, ku nuk mund të shkelë këmba e njeriut të zakonshëm nuk mund të jetë e qëndrueshme si shfajësim për korrupsionin e sotëm.
Dhe ka disa shkaqe madhore përse ky korrupsion e ka kapur për fyti shtetin:
Afrimi në strukturat e larta të shtetit, që nga parlamenti, në qeverisje, në institucione të rëndësishme financiare të individëve që nuk e kanë merituar të jenë aty. Magnatë dhe biznesmenë, politikanë të përfolur për akte të korrupsionit madhor. Edhe në qeverinë e tanishme, pasunarë të papritur, sapo janë bërë drejtorë, sekretarë të përgjithshëm apo drejtuan dikastere, “shërbëtorë” të popullit që u bënë zotërinjtë e tij, në fakt më tepër se kaq, disa herë edhe përdhunues; njerëz që vinin nga askundi dhe asgjëja e ndjenë veten zotë të këtij vendi, që është e habitshme sa shumë i duroi në tri dekada.
Këto njerëz janë vendosur në vende të rëndësishme, janë lidhur me njëri tjetrin, kanë krijuar një oligarki politike e financiare në të njëjtën kohë, janë bërë të padurueshëm dhe agresivë. Herë pas here ata sundojnë mbi shtetin, dhe, kjo është e dhimbshme, edhe mbi vetë drejtësinë. Korrupsioni është bërë metodë pune, grabitja e pasurisë është bërë shprehi, mos ndëshkimi i së keqes ecën me ritmet më të ngadalta, se sa është menduar se do të lëvizë me shpejtësi. Nëse duhet të ketë një proces ku gjërat duhet të kapin ritmin e dëshiruar të kohës dhe të dëshirës së njerëzve është pikërisht mos nënshtrimi ndaj “ të fortëve” dhe njerëzve të politikës. Ndëshkimi i tyre duhet të jetë shembulli që pritet, jo harresa që vazhdon t’i ngjitet drejtësisë, për të asfiksuar atë. Alibitë me “ sëmundjet”, mungesën e mbrojtësve ligjorë, ec e jakët administrative, dëshmitarët që mungojnë, të akuzuarit që kanë lëvizur në drejtim të pa ditur – të gjitha asfiksojnë dhënien e drejtësisë.
Qeverisja e tanishme, megjithëse 11 vite në pushtet, si çdo asamble që qëndron aq gjatë, kishte prirjen të bëhej një autokraci kolektive, e cila nuk pyeste dhe shpesh herë, edhe sot e kësaj dite, nuk pyet për ligjet dhe vetë shtetin. Mendësia se nuk jam përgjegjës për atë që bën zëvendës kryeministri apo ministra me pushtet e shumë të afërt me kreun e qeverisjes, janë alibi që nuk mund të qëndrojnë, pasi, nëse akti mund të jetë vetjak, kontrolli është detyrë e atij që ka marrë përsipër të qeverisë.
Dhënia e drejtësisë nuk është hakmarrje , as akt i ndëshkimit politik. Është vetëm drejtësi.
Nëse kuptohet ndryshe , e mbi të gjitha, zbatohet ndryshe, atëherë shteti ka rënë.
Z.artikullshkrues,populli është gjykatësi më i urtë dhe ai e ka dhënë verdiktin apo sentencën e tij për këtë klasë politike ,që iu vrau shpresën ,thjesht me ‘arratisjen’ e tij dhe mendjen për të ikur nga ky vend çdo ditë, në kerkim të një minimumi dinjiteti për fëmijët e tyre,për të ardhmen më të sigurtë të tyre.
Drejtësia ‘e re’ që ka ardhur,nga e cila pretendohet të bëj ndryshimin në sistemin e drejtësisë,ka shansin me veprimet e mosveprimet e saj ,ose t’i kthej shqiptarët,ose ti nxisë ,pra të vazhdojnë të ikin siç kanë ikur.
Deri tani çfar ka ndodhur dhe sot çfar po ndodh,a ka ndryshuar gjë për mirë.!?
Vemë re se më të kënaqurit ,apo të lumturit në këtë vend hë për hë janë pensionistët italianë,jo ato shqiptar,janë gjithshtu të lumtur puntorët emigrantë nga Bangladeshi,India,apo Tajlanda,jo ata shqiptarë.
Duket që shqipfolësit ‘të rënduar nga pesha ‘ që ia jep gjuha shqipe,se i kuptojnë gjërat më mirë se çdodh rrotull tyre ,po ikin dhe kërkojnë të ikin,ndërsa këta të huajt,analfabetët e gjuhës shqipe,por edhe vet ‘analfabetët’ shqiptar,pra të pafuqishmit,injorantët,të këputurit ,(shkurt delet) ,e pranojnë këtë realitet si të mirqenë dhe vazhdojnë të japin votën në shkëmbim ‘të thesit të miellit’,duke lënë të qetë të korruptuarit dhe akuzuesit e tyre, deri aty sa ata të merren vesh me kodet e tyre ‘të mbijetesës’,atë të mosprekjes dhe pandëshkueshmërisë dhe n’a e servisin drejtësinë e tyre ‘të re’ në një teleshow gjigand duke e sulmuar apo mbrojtur atë çdo ditë dhe duke n’a e shitur së fundmi ne qytetarëve ‘sapunin për djathë’ me çmimin e tyre të leverdisshëm.
Shqipërinë mund t’a shpëtojë vetëm “Shteti Ligjor”, që do të thotë që ligjet lexohen dhe zbatohen njësoj nga gjykatësit për çdo person. Je Berisha, Meta, Rama, apo një i varfër, ligji duhet të veprojë njësoj. Shprehja e Kryemadhit që nuk “e rruan “ për SPAK-un këtë qëllim ka, që të thyejë Shtetin Ligjor dhe kjo është arsyeja që kemi politikanë mbi 30 vite, sepse përdorin politikën si mburojë ndaj ndeshkimit. E keni vënë re që të gjithë politikanët pas çdo akuze thonë që është sulm politik!!! Për këtë arsye zbatimi I ligjit nga drejtësia pa dallim është çelsi i spastrimit nga politikanët e korruptuar. Mos zbatimi i ligjit do të bëjë të përjetshëm korrupsionin dhe Shqipëria do të mbetet në moçal përjetsisht.
Ju shkruani me emer e mbiemer, ne komentojme pa emer, shume flasin e nuk degjohen, vetem prokuroret dhe gjykatesit mbane veshin se kush do beje pazarin e radhes. E kush pyet ne Shqiperi per drejtesi kur nuk bene nje here vetem drejtesi qe te ishte ngritur populli dhe te kishte manifestuar se :NE SHQIPERI U BE DREJTESI PAS MIJRA VJETEVE dhe te caktohej edhe data e drejtesise edhe prokurori dhe gjykatesit ti ngrihesh lapidar prane Skenderbeut.
“Drejtesia” eshte ne pupa(!), z. Bedri, siç ka qenë gjithmonë… Por, nje drejtesi krejt e zezë ne Prishtine, me e zeze se ajo ne Tirane, i ka llastuar dhe i llaston edhe me keq shqiptaro-titistet e neotitistet, qe u hyne ne ‘hak’ shqiptareve per pike te qejfit se ashtu i ka mesuar Tito, i ka mesuar dhe i meson UDB dhe KOS…
Llastimi vazhdon dhe do vazhdoje sa te kete ‘politike’ qe mbeshtete “drejtesine shqiptare”, si ne Prishtine, si ne Tirane…
Fale “drejtesise” ne Prishtine, sa shqiptari dhe sa veterani i UÇK ka mbetur pa buken e gojes, pa vendin e punes, pa asgje, dhe, “paç hesapi”: “M’rrove, t’rrova – brisku i berberit!”…
DRENICA E KUQE
O Bedri , Salianj DOBIÇIT , vetëm SKËNDER GJINUSHI I NDERUAR ja theu Turinjtë , në Një STUDIO TELEVIZIVE të KRIMIT të ORGANIZUAR !!! Para 5-6 Vjetêsh e ZHDËPI në DRU SKËNDER GJINUSHI Salianj KURVËN , ka qenë edhe SHPËTIM NAZARKO , dhe e kanë nxjerrë SALIANJ BUÇËN nga TELEVIZIONI të ËNJTUR nga SYTË !!! !!!! Lëre DREJTËSINË , se DREJTËSIA akoma Nuk po bën DREJTËSI , kur PIDH ROBSHI Salianji duhet të shkonte në BURG për ÇËSHTJEN BABALE !!
Kjo është SHKËRDHATOKRACIA 34 VJEÇARE , O Bedri vëllai , e mbushur me HAJDUTË , me HAJNA , me PIDH MOTRA , me BABALE , dhe me DOBIÇA FERRASH alla Arben Ahmetaj , dhe alla Tritan Shehu i PD KRIMIT , që i FUTËN PRESHIN në BYTHË LUSHNJARËT , në Vitin e mbrapsht 1997 , prandaj edhe Tritan KURVA e PD , që nga ajo kohë , “FLUTURON me PRESH në BYTHË” , si KARAKURVË!!!!!!!
JANË BANDA KRIMINALE , O Bedri , dhe Skanë lidhje me PARTITË POLITIKE , janē ORGANIZATA MAFIOZE , PD , PL , PS , PDIU , PR , PDBNJ etj etj etj , !!
Edhe ky SKËRFYELLI Kryeministër po bēn KORRUPSION GALOPANT , O Bedri dhe NUK i hap KRAHUN Erjon Braçes , ose Ditmir Bushatit , ose Petro Koçit , por e ka kthyer PARTINĒ në BANDË , mbushur me HAJDUTË dhe GRABITQARË , që i “hanë Dardha mbas Shpine” !!!
Balena Balluku është e SHTHURUR fare në VJEDHJE , HAJDUTËRI dhe PLAĆKITJE , O Bedri !!!!
Balena Balluku është KUÇEDËRR me 7 KOKA , që HA edhe njerëz human , O BEDRI !!! Është KANIBALE fare dhe PI edhe GJAK FĒMIJËSH SHQIPTARË , O Bedri !!!
E kemi thene e perseritur me mijra here qe ; Edi Rama nuk eshte i pa gabueshem dhe as me i miri i shqiptareve . Ai pervec puneve te mira , ka manifestuar shume prapesira , gabime e faje ne keto tre mandate . Poooor . . . , pse nuk duan ta kuptojne keta njeres kaq te trashe se Edi Rama do te bjere nga fiku fill mbas fshirjes nga politika te mesjetareve Sali Ram Berisha dhe taborri i tij dumbabist , sebashku me plehra te pa riciklueshme Ilir Meta dhe shushunjat e tjera me nga nje mikrobus elektorat . NE KUSHTET KUR POPULLI KA PARA VETES VETEM DY ALTERNATIVA , OSE TE RIKTHEHET NE MESJETE , OSE TA SHTYJE PERKOHESISHT EDHE CA KOHE ME EDI RAMEN , PA ASNJE MEDYSHJE QE DO TE ZGJEDHE TE KEQEN ME TE VOGEL , EDI RAMEN
OK,B.Ismami në DITA:
-Edhe dje shkrove & komentuam për Salianin(babalen).Të pa turpit nuk i vjen MARRE të dali pa BREK në mixhilis..!
-Dhe këtyre të pa BESË E FE,Hajdut,Vrasës u ka zën syt pasuria marramëndëse e vjedhur në 34 vote & nuk pyesin më as ZOTIN. Dhe Sb ka thënë..O VDEKJE O LIRI(FITORE).
-Tanimë kanë 2 rrugë: O të dorëzojnë pasurinë e të shkojnë në burg,por nuk ka kush ta bëj këtë.. ose Saliu e Like të hidhen nga kati 8-të,Apo shtyllat e humnerat e larata për të shpëtuar nga mëkatet që kan bërë(Siç shkruan E.YPI).. & populli të marri frymë lirshëm pas 34 vitesh TMERR..!
-Salianin,etj RRUMPALLË i përdor Saliu pasi e kapi me vidion erotike në Kuvënd dhe tashmë për të shantazhuar drejtësinë & maxhorancën për të shpëtuar nga dënimi SHPIFS(e quanë denoncim të rrem) mbi 5 vite,Pasi DREJTËSINË E KA KAPUR SALIU 1992 dhe nuk ka nga lëvizin pasi mbi 50 % e tyre janë të TIPIT GJIN GJONI.
-Ndaj Saliu rreket me SPAK+GJKKO+SHBA+BE, por edhe MAXHORANCËN që nuk po thot një fjalë se e mbyt YURI KIMI radhës,pasi edhe në PS duke parë se nuk u ndëshkuan Salistët për Korrupsion në 2013 me 1000.000 vota thanë: ” ..Të vjedhim edhe NE si ATA..”!
– Kështu,drejtuesit e të gjitha partive 34 vjeçare jan bër LEGENA WC-JE që 90 % e popullit nuk do tu shohi më sytë..!
-80 % e magjistratëve i kapi VETINGU për Korrupsion dhe asnjërit nuk ju sekuestrua pasuria e 500 ekonomive të vjedhura.. prej 350 mild.$ e 45 viteve plus 34 vite SHKËRDHATOKRACI BERISHISTE..!
– Dhe Sali leh si qëni nga kati 8 duke helmuar Shqipërinë nëpërmjet RAI 3,nga shtëpia e tij duke thyer ligjin në 34 vite..edhe SOT ME SPAK TË TREDHUR..!
-Ndaj Salizmin,Metizmin & KO..nuk ka TOP MATO GRUDE TË VËRTETË QË I ÇAN..! PASI:
-SPAK+GJKKO i ka hyrë frika në bark si LEPURIT..se SALIU+META..VRASIN..! ••Këta të 2 familjarisht duhen INVADUAR NATËN NË MATAUZEN..!! PIKË.