Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përse nuk punojnë të rinjtë? Sondazhi: Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, 42% konsiderojnë punësimin jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Përse nuk punojnë të rinjtë? Sondazhi: Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, 42% konsiderojnë punësimin jashtë
EkonomiKryesore

Përse nuk punojnë të rinjtë? Sondazhi: Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, 42% konsiderojnë punësimin jashtë

Published: November 16, 2022
Shpërndaje

Të rinjtë shqiptarë sot kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale.

Sipas sondazhit të Këshillit të Investimeve, problemi më i rëndësishëm i punësimit në sektorin ku të rinjtë aspirojnë të punësohen lidhet me pagat e ulëta të ofruara në krahasim me pretendimet, që ata kanë.

26% e të anketuarve rendisin si arsye primare të mosangazhimit të tyre në punë, pagat e ulëta që ofrojnë kompanitë, krahasuar me pretendimet e tyre, referuar sondazhit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve. Ky raport analizon mospërputhjet punëdhënës-punëmarrës në tregun vendas dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

- Publicitet -

Mentaliteti i punëdhënësit, ku përfshihet komunikimi, përgjegjshmëria siguria apo qëndrueshmëria në punë përbën problematikën e dytë kryesore për 16% të të anketuarve gjithsej.

Më pak shqetësuese duket të jetë kultura e punës, sistemi arsimor, kualifikimi i pamjaftueshëm, pozicionet e pa preferuara, ngarkesa në punë, puna në të zezë, transporti etj.

Të rinjtë shqiptarë motivohen nga paga, njohja, vlerësimi nga eprorët dhe kushtet apo ambienti i punës.

Këta të fundit kërkojnë një perspektivë të qëndrueshme financiare, çka përbën edhe arsyen primare pse shumë prej tyre largohen nga vendi. 25% e të anketuarve rendisin si arsyen kryesore të motivimit në punë, pagën e ofruar.

Peshë të lartë zë dhe njohja apo vlerësimi i punës nga eprori për 17% të të anketuarve.
Së treti, por jo më pak të rëndësishme janë dhe kushtet e punës, trajnimet hyrëse dhe formimi profesional dhe mundësitë e rritjes në karrierë, përkatësisht me 15% të të anketuarve gjithsej secila.

Pjesa e të rinjve që nuk e gjejnë veten tek ofertat e subjekteve ose kanë zgjedhur alternativa që kërkojnë më pak njohuri profesionale por që iu ofrojnë të ardhura më të larta ose po largohen nga vendi kryesisht drejt shteteve europiane.

42% e të rinjve shprehen se arsyeja kryesore se përse e konsiderojnë punësimin jashtë Shqipërisë është qëndrueshmëria finaciare dhe sociale. Zhvillimi profesional është thelbësor për 28% të pjesëmarrës në pyetësorin e Këshillit të Investimeve.

Mungesa e fuqisë punëtore, sidomos e të rinjve që zgjedhin të largohen jashtë vendit për të punuar, është kthyer në një shqetësim për sipërmarrjet. Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale vuri në dukje se një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas Bankës, dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 16, 2022 at 8:37 am

    Jeni gabim o monitor sepse Shqiperia pa emigrantet ka 4 500 000 banore. Tjeter gje nese doni te vrisni me vaksinat dhe te justifikoheni me asteroide. Ku jane statistikat per vaksinat e demshme o Monitor? Pse mbroni INSTATin dhe mjekesine zyrtare?

    Reply
  • Arber says:
    November 16, 2022 at 9:21 am

    Te behen gati, se po i presin punet gati.
    Po, se nuk kane te papunet dhe te pastrehet e tyre, sidomos tani
    pas pandemise dhe krizes boterore!

    Reply
  • Mallkuar qofsh o Rama antishqiptari! says:
    November 16, 2022 at 9:33 am

    Degjojeni mire kete http://www... kur thote se Shqiperia paska 4.500 000 banore se ai nuk ha …mut kot!
    Shko ne varreza,o idiot dhe lexo datat e vdekjeve dhe moshen e tyre per te kuptuar sa vete kane mbetur ketu!
    Pse kot ulurin per dite Rama qe te rinjte te punojne per te huajt nga shtepia,qe nenkupton se ata duhet te largohen nga vendi se ketu ka marre fund cfo gje se Shqiperia po shpopullohet cdo dite nga politika kriminale e Rames?!
    Si te mos ikte djali im jashte kur ketu,ndonese punonte jnxhinier ne nje ministri paguhrj 550 mije leke te vjetra br muaj,ndersa jashte paguhet 30 here me shume?!

    Reply
  • Hasan Spahiu. says:
    November 16, 2022 at 10:12 am

    O ti mallkuar qofsh, a me tregon dot fakte per politike kriminele te Edit. “gjindje PA shkolle,” or mallkuar qofsh dhe shume gjera nuk I dime

    Reply
  • Neo says:
    November 16, 2022 at 12:11 pm

    “lidhet me pagat e ulëta të ofruara në krahasim me pretendimet, që ata kanë.”

    Seriozisht! Pretendimet qe kane?! Apo nevojat per nje jete bazike?

    Reply
  • Mallkuar qofsh o Rama antishqiptari! says:
    November 16, 2022 at 12:55 pm

    Por cfare faktesh te jap ty une,o idiot funksional?
    A ka fakt me te forte qe te ka SHPLARE TYRUTE ty dhe shume militanteve dhe bythelepirese si ty ky Rama i mallkuar?
    A nuk te mjafton ty,o plehre,qe rinia e vendit po ikin cdo dite me qindra e mijra nga vendi,sepse u ka humbur besimi perfundimisht se KY VEND NUK BEHET ME?
    Shko nje here ne Rinas,ne portin e Durresit, ne doganen e Kakavijes etj dhe pyeti vete nje per nje te rinjte se PSE LARGOHEN NGA VENDI dhe do kuptosh se sa KRRIC GOMARI je ti qe akoma nuk ke kuptuar se sot ARMIKU ME I RREZIKSHEM I SHQIPTAREVE ESHTE RAMA!
    Edhe qe Berisha sot bilbilon kaq shume,fajtor i vetem eshte Rama,se vetem atij i sherben Berisha per ta perdorur si GOGOL qe te trembe ty,o kellire e ndyre!
    Dil nje here ne lagjet periferike te Tiranes ku banojne mbi 70% e qytetareve te kryeqytetiot dhe shiko me cfare e kalojne kohen te gjithe FEMIJET dhe te RINJTE!
    Asnje element jetik nuk kane keta te mjere se bashkia e Tiranes i ka lene pa cerdhe,kopshte,lulishte,parqe,biblioteka,fusha sportive,qendra kulturore,shetitore,pa stola dhe tavolina pushimi etj!
    Nuk kane vene asnje kosh mbeturinash dhe plehrat mbulojne te gjithe mjedisin,pavaresisht se per pastrim gjelberimin e tyre paguajne banoret,ndersa mashtruesi Veliaj derdellit se Tirana qenka qyteti me i pastert ne Ballkan etj!
    A ke degjuar ti,o gomar Malinati,qe Rama te kete deklaruar pas shpalljes se cdo koncesioni se sa specialiste te larte firma fituese do punesoje te rinj si financiere,arkitekte,inxhiniere,manovratore,per sa kohe dhe cfare rroge do paguhen?
    Asnjehere nuk e ka thene se atij i intereson vetem korrupsioni!
    Ne se qeveria e Rames nuk garanton punesimin e te rinjve ne ndertimet qe jep me parate e buxhetit te shtetit,atehere per cfare derdellit per punesimin?
    A e ke degjuar Ramen qe te nxise rinine qe te punojne nga shtepia per bizneset e huaja sepse paguhen me mire?
    Po pse per kete nxitje antishqiptare e kemi votuar Ramen ne?
    Po per zhvillimin e vendit pse nuk merret ky,por i mbeti mendja tek TURIZMI,sikur nga turizmi do rritet mireqenia e shqiptareve!
    Jo,more derr i majmur,zhvillimi i vendit do vije nga shfrytezimi i me nikoqirllek i naftes,minierave te kromit,bakrit,hekur nikelit etj e jo nga qindarkat e turizmit tone 2 mujor!
    Po shperdorimet kriminale te hedhura per te ashtuquajturat “100 fshatrat turistike” ke degjuar ti te thote Rama se sa ka pertfituar shteti cdo vit?
    Po pse fitim paska shteti te ndertoje 100 km rruge malore per 3 fshatra per ca qindarka?
    A ke degjuar ti plehre se Banka Boterore ne raportin e saj vjetor te 2019 deklaroi se “Ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuareve punojne ne te zeze”?
    A kupton gje ti idiot se keto shifra katastriofike vertetojne se ne qeverisjen e Rames ka korrupsion gjigand qe i kane shkaktuar arkes se shtetit deme kolosale financiare?
    Po ata mijra te punesuar ne te zeze,qe si te tille nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe se nuk perfitojne sherbim mjeksor falas,sepse per ata nuk jane derdhur kontribute per sigurimet shoqerore dhe shendetesore,A NUK JANE KRIME MONSTRUOZE NDAJ JETES SE QYTETAREVE SHQIPTARE?
    Kam edhe qindra fakte te tjera,por edhe kaq i rreshtova ne nder te lexuesve e jo per tu o plehre antishqiptare qe je perdhunuar nga trute e kokes!

    Reply
  • Andis says:
    November 16, 2022 at 11:41 pm

    Rinia shqiptare eshte dembele frikacake dhe e ka mendjen ke qyli dhe vetem qyli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?