Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Një vëzhguesi të kujdesshëm do i kujtohet çasti kur, pak pas dhënies së dorëheqjes nga kreu i PD-së, pas humbjeve të zgjedhjeve politike të vitit 2013, Sali Berisha do i hidhte krahun Lulzim Bashës dhe së bashku do të largoheshin nga godina kryeministrore. Njëri, i pari, përgjithnjë, dhe i dyti, me ëndrrën se një ditë do të jetë edhe ai në zyrën e shefit të tij, në katin e tretë. Kushdo që mund të kishte pasur dyshime se cili do të jetë pasardhësi i Berishës në kreun e opozitës, tashmë e kishte të qartë. Pak minuta pas largimit, ai vetë e kishte shpallur pa asnjë ekuivok dhe pa asnjë mëdyshje se biri i tij shpirtëror, pikërisht Lulzim Basha, njeriu i zgjedhur dhe bashkëfajtori i trefishtë i tij, do të ishte tashmë në zyrat e ardhshme, që me një vendim të paprecedent, u spostuan dhe u vendosën në Shqup. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.

Pas 21 janarit ngjizja u bë e plotë, enigma e vrasjeve u mbyll mes tyre dhe as fillesa e zbardhjes së saj, në kulmin e kacafytjes së para pak muajve, që u mendua se mund të hiqte petët e lakrorit, nuk e shqiti të vërtetën prej tyre. Në votimin “e famshëm” një antar-një votë, mes Bashës dhe Sokol Olldashit, një garë ku vjedhja e manipulimi ishin aq të hapura dhe mediokre, sepse disa herë, në ngutje për të zbatuar urdhrin e shefit, të fuqishmit lokalë nuk dinin të vidhnin fshetas votat, pasi gjithnjë kishin vjedhur haptas, fituesi dihej dhe gabimi i Olldashit ishte që u fut në këtë garë, ku e braktisën edhe disa nga miqtë e tij. I guximshëm, si ishte, shpesh-herë me idenë për të bërë gjërat turravrap, duke besuar ende se jo çdo gjë është gremisur në opozitën ku kishte qenë nga ditët e para, ndoshta edhe ngaqë ende poezia nuk ishte shuar në vetvete, ai u fut në rrugën ku do të humbiste dhe që do e rrokulliste në theqafje. Si edhe ndodhi. Tani Basha është i linçuari i madh i opozitës. Si asnjë tjetër para tij. As si Meksi, që ishte më i mënçuri i kryeministrave – jo vetëm demokratë, as si Ceka – që mendoi se në zyrë mund të zgjidheshin hallet e vendit; as si Selami – që ribesoi se gjërat kishin ndërruar dhe rierdhi për të ikur, as si Azem Hajdari, që nga hero u bë tradhtar dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit – për t’u shpallur edhe nder i kombit, ç’ka e turpëron kombin; as si Bamir Topi, presidenti i ideve që u shpall ‘horr bulevardi’. Basha është tani tradhtari i pakohë, njeriu i Edi Ramës, krijuesi i dosjes së Berishës dhe shpalljes së tij “non grata”, ç’ka mund të kenë të drejtë; ai është njeriu i shërbimit të fshehtë rus dhe nesër do të shpallet edhe i shërbimit të fshehtë serb; djali i dytë i familjes është tani Juda, megjithëse nuk ka mes tyre asnjë profet. Të gjitha mëkatet janë tani në supet e Bashës, deri në çastin kur ai kokëulur do të kthehet si djali plangprishës, për t’u lënë në mes gjithçka është thënë kundër tij. Pak ditë më parë, shefi faktik i opozitës Berisha, krahasoi të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Berisha, që kaq vite pas vdekjes enigmë të Sokoll Olldashit, të cilin nuk e ka përmendur asnjë herë, pra është i harruari i madh i memorjes së tij, që në fakt është e pazakontë, tha se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Ai shtoi se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësitë e tij. “Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mënçur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor…”, tha Berisha. 17 vitet që kanë shkuar, nga koha kur Berisha vendosi të fusë në politikë Lulzim Bashën, kanë treguar se askush tjetër nuk ishte më i mbështetur sesa ai. Pas hijes së dobët të Bashës dhe karakterit të lëkundur qëndronte gjithnjë statura e madhe dhe e vendosur e Berishës. Ai nuk e deshi Olldashin dhe humbja e këtij të fundit nuk ishte se ai iu drejtua strukturave dhe Basha fitoi se zgjodhi anëtarsinë.
Berisha, mes të tjerave, ka edhe një huq të madh: ai u jep më tepër rëndësi të drejtave abstrakte, të krijuara në mendimin e tij, sesa realiteteve koknkrete. Për shumë vite, deri në shtatorin e vitit 2021, kur Basha papritmas dhe askush nuk e priste, veç Ambasadës Amerikane, përjashtoi nga grupi parlamentar Berishën. Dukej si një goditje nën brez, ai mendoi se epoka berishiane mbaroi dhe në këtë rast bëri atë që Berisha e quan gabim të Olldashit – iu drejtua strukturave. Të gjitha strukturat e miratuan, qoftë në heshtje, qoftë haptas. Basha, një dembel i pashoq politik dhe përfitues i madh, pa asnjë njohuri në jetën e PD-së, ku kishte hyrë si kollovar dhe po bëhej zot shtëpie, që nuk njihte askënd nga strukturat në bazë e jo më anëtarsinë, në vitin 2013 paska gjetur zgjidhjen e duhur!!! Zakonisht përrallat tregohen në çastin e duhur dhe në çastin e dhënë Berisha u bë njeriu që drejtoi, dirigjoi, vendosi, urdhëroi dhe numëroi votat pro Bashës. Olldashi vinte në forcën e tij politike që nga fillimi – ai dinte shumë dhe ishte rebeluar disa herë. Basha vinte si i deleguar nga Prishtina, më saktë nga Fazlliqi, ku karta e vetme e anëtarsisë së tij ishte miqësia me bijën Berisha. Olldashi kishte kaluar në disa periudha, edhe Lulzimi të PD-së, në pushtetin e saj marramendës pas 22 marsit 1992, ku militantët e saj dhe mitingashët kishin shkuar në delir dhe zaptuar çdo qoshe të pushtetit, por kishte njohur edhe pas vitin 1997, ku të ishte pjesë e PD-së trajtoheshe si mëkatar, ku strukturat po shkriheshin, ku njerëzit vraponin të distancoheshin nga Berisha, e megjithatë, ai, Olldashi, qoftë si pjesë e strukturave, qoftë si gazetar, i qëndroi besnik. Ishte një besnikëri nga bindjet, që nuk ishin gjithnjë të përbashkta e të njëjta edhe për liderin.
Atë që e kishte me pakicë Olldashi, uljen e kokës, e kishte me shumicë Basha, që nuk kishte kokë fare. Atë që e kishte me shumicë Olldashi, mendimin vetjak e ndoshta rebelimin, nuk kishte fare, as me paklicë, Basha. Olldashi, që nuk e kam takuar asnjëherë dhe vetëm në një rast i shkrova, pasi e merrja me mend se kandidimi i tij do të ishte edhe fundi i tij politik, nuk e mendoja edhe fundin e tij jetësor, mund të kishte dhjetëra të meta, për dikë mund të ishte i dashur e për të tjerë, jo, por hije nuk ishte. Ai përballej dhe kjo veti që ishte e dobishme kur ishte ndihmës, mund të kthehej në e rrezikshme kur të bëhej lider. Berisha nuk donte as hijen e një lideri të dytë në PD, nuk e do as tani, ndaj zgjodhi Bashën, që pasi agjëroi 29 ditë në prehërin e Berishës, mendoi se mund të çelte në ditën e 30 të agjërimit të tij. Olldashi dhe Basha, në kohë të ndryshme kanë qenë ministra të Punëve të Brendshme. Olldashi në fillimin e qeverisjes kryeministrore Berisha, Basha afër fundit të saj. Olldashi u bë i njohur me arrestimin e disa grupeve të fortësh, sidomos në zonën e Shijakut, Durrësit, Elbasanit, ndërsa Basha i liroi nga burgu për të votuar apo mbledhur vota përmes kërcënimit. Jam i bindur se 21 janarin Olldashi mund ta trajtonte ndryshe, megjithëse desh u bë pjesë e lojës, pikërisht nga loajliteti. Berisha nuk e deshi Olldashin, pasi një i rritur dhe hedhur shtat në internime të ndryshme, me gjysmën e familjes së dënuar, ndohta e dinte se çfarë ishte humbja dhe nuk nuk kishte se çfartë të humbiste më tepër. I takonte një klase politike që ishte e ngritur, njerëz të librave, fatkeq në monizëm dhe mezipritës të pluralizmit. Për Bashën ishte njëlloj se ku do të ishte, në të majtë a në të djathtë, e rëndësishme se ku do të përfitonte. Nëse Olldashi mund të tregonte konkretisht se çfarë ishte e keqja e shtetit monist, Bashës iu desh të hapte një faqe imagjinare se si kishte qenë disident që kur kishte lindur. Dhe, të tillët, janë gjithnjë të dëgjueshëm. Bersha e deshi Bashën pikërisht sepse ai nuk kishte as inteligjencë dhe as gjykim. Kur Basha mendoi se do i kishte të dyja, ai e dëboi. Olldashi i kishte edhe guximin, edhe inteligjencën, edhe lidhjet me anëtarsinë. Po të bëhej i fuqishëm një klan, mund të binte dhe të vinte një klan tjetër. Tregimet e moçme të sotme të Berishës për Olldashin, që paska qenë më i mënçur dhe më i vendosur se Basha, janë si fjalët e fundit të një funerali, ku nuk ishte kurrë pjesë.
️©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

sokol olldashin berisha e vrau.
dhe për më tepër djali i sokolit, glauk olldashi shkon e mbështer saliun, vrasësin e babait.
kjo është e dhimbshme.
Per here te pare me ka pelqyer Bedri Islami.
E lexova shkrimin, edhe për faktin se këtë herë ishte i shkurtër. Në shumicën e tij ndaj të njëjtat opinione me Bedriun, por ja që ka edhe mospajtime sepse ai shkruan:
“Berisha nuk e deshi Olldashin pasi një i rritur dhe hedhur shtat në internime të ndryshme, me gjysmën e familjes të dënuar…” e vazhdon me të tjera patetizma subjektive. M’u për këtë togfjalësh, për hir të së vërtetës, nuk mund të jesh dakord me të.
Sokol Olldashi, ishte nip, djali i vajzës së Dashnor Mamaqit, ish anëtarit të KQPPSh, ish sekretarit të parë të Rretheve Gjirokastër e Përmet (pa firmën e tyre nuk arrestohej asnjë kundërshtar politik) dhe ish kryetedaktor i “Zerit të Popullit”, (shef edhe i Bedriut), gazetës së propagandës së diktaturës enveriste. Ai u dënua si mik i Beqir Ballukut, edhe pse në gjyqin politik të mikut të tij, në Kom.Qendror, drejtuar nga Enveri, para se ta arrestonin, Dashnori për të shpëtuar bythën, pa ia kërkuar kush, e rëndoi mikun e tij me shprehjen: “Po, po i tillë ishte Beqiri, një mut-muti, që i vinte vërdallë dhe gruas time!!!”. Tani kjo sa për moralin e gjenezës. Më vonë u dënua dhe Dashnori me burg, një episod prej tij në burgun e Tales, e rrëfen dhe At Zef Pllumi. Por nga dënimi i gjyshit, siç qe rëndom praktika në ato vite, babai i Olldashit u divorcua me vajzën e Dashnorit (nënën e Olldashit), të cilën e çuan në Selenicë të Vlorës. Djemtë që të mos kishin reperkursione, por edhe ngaqë ishin të mitur, i mbajti babai i tyre Vangjeli, ushtarak, komunist, gjithashtu dhe vëllai i Petro Olldashit, anëtar i KQ dhe ky. Pra Sokoli u rrit në këtë mjedis të privilegjuarish të diktaturës dhe jo internimeve, siç na kumton Islami. Kur u rrit dhe mbaroi gjimnazin në Durrës, Sokoli, ndoqi studimet për juridik, një të drejtë që nuk e kishte kushdo. Pra le t’i japim Cezarit atë që i takon Cezarit!
Tani a e donte Sokoli demokracinë? Po sigurisht, të gjithë e donin bile dhe shumë nga komunistët apo mbështetësit e diktaturës, të cilën, si rregull, për shkak të kufizimeve për këdo, asnjë nuk e pëlqen. Lirinë e duan të gjithë. Problemi ishte se mbas rrënies së saj, si do pozicionoheshin këta të gjithë. Dhe këtë e “zgjidhi”, “Katovica ramiziste”. Ishin nën një çadër, atë të regjimit, u rishpërndanë: ca “majtas” dhe ca “djathtas”. Sokolit i ra në pjesë të ishte me të “djathtën” e komunistit antikomunist Saleh Berisha. Këtu, pra, nisi dhe bitisi fati politik i Sokolit. Në qymezin e tij nuk mund të kakariste ndonjë ‘gjel’ tjetër, edhe pse vetë dyshoj që Olldashi ishte një i tillë, pavarësisht planeve të Berishës, për të mbështetur Bashën, siç i shpjegon dhe Bedriu.
Sa për fundin e tij tragjik, problemet janë ndryshe, por sidoqoftë ky është një problem tjetër dhe që sigurisht diskutimet për të nuk do të mbarrojnë kurrë, deri kur familja do të dojë të hapet dosja “Olldashi”, dhe t’i shkohet asaj deri në fund?!?! Por kjo ka shumë pak gjasa të bdodhë, për sa kohë Enkeleida, e shoqja dhe Glauku i biri, i lëpihen ende Saleh Berishës. Shkaqet për fundin pa lavdi të babait dhe bashkëshortit të tyre, dhe arsyet e heshtjes, i dinë vetë ata. Mos bërja e autopsisë dhe varrimi i tij, brënda 12-13 orëve, flet vetë!
Kaq sa i përket atyre që vetë Bedriu, i quan dritë-hije të jetës së shkurtër të Olldashit. “E vërteta na bën të lirë!”, e vetmja që fituam nga pluralizmi, pra Liria për ta pohuar atë.
Bureto! I ke thene te gjitha shume drejt. Do t’i lutesha redaksise se gazetes “Drita” ta hiqte kete shkrim gjysem hipokriti te Bedri Islamit dhe te zevendesonte me kete tendin. Bedriu anatemon me shume te drejte Berishen si palaco, por genjen dhe mashtron per Olldashin duke fallcifikuar te verteten.
Pendearti Bedri, miku i lavdishem i Moikomit, per rrjedhoje Plutarkut, Saadiut, Aristotelit..
Miku i famshem i disidenteve te regjimit totalitar
Aleati fizik i luftetareve te UCKse
Cte te them..
Sikur te ka nxjerre Merua nga Hundet..
Si tha Merua atehere, Ai ishte Aksident..
Te njejten gje si Ramuti, qe i mbylli Hetimet, dhe e la Berishen ta varroste Olldashin per 12 ore
Si i thua ti kesaj, o mendjelliu Bedri?
Aldrin,pse ja prish komentin Buretos?
Komenti i Buretos meriton te vihet ne radhen e analizave te gazetes,,
Pordhë me rigon. Olldashi nuk mund të ishte tjetër, veç se bythlëpirës, si të gjithë të tjerët, që Sala i mbante dhe mban rrotull.
Mos e beni kaq te made vdekjen e olldashit. Lexova dje nje shkrim ku trajtohej ngjarja si nje komplot i madh, nje atentat I pergatitur me hipoteza dhe pyetje. Po’ I jap pergjigje:-Olldashi, nje pianec e kurvar, ka qene ne makine me dashnoren e tij, mostra e Fatmir Mehdiut dhe gruaja e Ilirian celibashit. Nuk ka vdekur menjehere, ka patur kohe te merre ne telefono,mikun e tij, kryetar in e PD te durres it ne ate kohe, I ka tregua aksidentin dhe i ka kerkuar ndihme per zhdukjen e gjurmeve te horrllekut ne makine. Femra e siper permendur eshte derguar ne spitalin e traumes dhe, prej andej, per te mbuluar horrllekut e cuan ne maqedoni per kurim. KY eshte horrllek, jo atentat per motive politike. Mos I turni legenda nje rruga i dhe pijaneci te rendomte.
Dakort Olldashi.
Si ka mundesi qe tradhtia bashkeshortore nuk ka te beje me karrieren e nje politikani?
Ne Shqiperi morali nuk llogaritet fare
Per Andis:-andej nga Shijaku thone :-hoj, hoj, te gjithe njesoj.
Ato qe thote Bureto Jane te vertetat. Pasaktesi eshte we Dashnori nuk ka qene sek i pare ne gjirokaster e permet. Po’, eshte me origine permetar. Ka qene kryeredaktor I zerit te popull it, sek. I pare ne durres. GJATE LUFTES NAC CLIR. ka qene drejtues I partisse ne permet dhe sabotator I atentatit qe do ti behej ne permet spiunit permetar ne kuesturen e tiranes. Me pas, GJATE rrethimit te njesive partizane ne zagori, u largua dhe u fsheh ne delvine te breket e Shpreses. U kthye kur gjermanet humben betejen dhe rrethimit u thye.
Babai I Olldashit ka qene dhe eshte njeri I mire, I ndershem, I paperzier ne politike. Vvete Olldashi? Si thote popull I “Mos te hypte vehtja ne qejf”. Rast tipik.
Ky Bureto dhe Niko Shpiragu kane punuar ne arkivat e ministrise se brendshme, tè spiunimit dhe gjerizet e Saliut.
Sokoli nuk e ka pasur xhaxha Petro Olldashi. Gjyshi i Sokolit me Petro Olldashi kane qène vèllezer.
Gjyshi i Sokolit ka qene partizan. te gjitha shtepite e fisit Olldashi dhe krejt fshati sinje u dogje. ne vitin 1943. Gjate luftes ne rrethinat e Beratit vetem fshati Sinje u dogj. Sepse Sinja kishte emer, kishte histori.
Fshatin Sinje e dogji fashizmi sè bashku me ballistet dhe e masakroi Sali Berisha. nga viti 1993 deri ne vitin 1997.
Ti Bureto qelbesira dhe Ti Niko aleja i berishes mos u merni me fisin Olldashi. kane qènè jane e do te jene tè zote dhe njeriut kujdo qoftshin nuk i kane rene ne qafe.
Kane filluar ti dalin ne ender gjithe viktimat Saliut.
Nuk po i bejne derman as ilacet e gjumit te Lirise.