Nga Agim Vinca, Prishtinë
Botuar në DITA
Në Prishtinë, e as në Tiranë, askush nuk e shtron pyetjen se përse Vatikani nuk e njeh Republikën e Kosovës? As politikanët, as diplomatët, as ministrat e jashtëm, as kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe as ministrat e deputetët e tjerë shqiptarë kudo që janë, nuk e prekin fare këtë çështje. Madje, as analistët e shumtë në të dy anët e kufirit që na bombardojnë për çdo natë me “analizat” e tyre “kompetente” për politikën e jashtme e të brendshme, nuk i referohen fare çështjes së (mos)njohjes së Kosovës nga Vatikani. Heshtin si të mos ekzistonte!
E, kanë kaluar më se 14 vjet nga shpallja e Kosovës shtet i pavarur e sovran më 17 shkurt 2008. Ndërkohë, Kosovën e pavarur e kanë njohur mbi njëqind shtete të botës (kush thotë 117, kush më pak), përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë etj., ndërsa Vatikani, për çudi (për arsyet që ne s’i dimë; s’kemi si t’i dimë!), nuk po e bën as përçapjen më të vogël në këtë drejtim. (Shteti i fundit që na njohu rreth dy vjet më parë, por me kushte – kusht ishte vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem e jo në Tel-Aviv – është Izraeli).
Në këta njëzet e sa vjet nga çlirimi i Kosovës e këndej në vizitë te Papa në Romë kanë qenë, pos Ibrahim Rugovës (më se një herë), edhe Hashim Thaçi, Sali Berisha, Fatos Nano, Bujar Nishani, Edi Rama, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Atifete Jahjaga e të tjerë (lista mund të jetë edhe më e gjatë), por askush nga këta, me asnjë fjalë, nuk ka kërkuar nga kreu i Selisë së Shenjtë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet. Kanë bërë dhurata, ftesa për vizitë, kanë folur në përgjithësi për marrëdhënie të mira me Selinë e Shenjtë etj., por çështjen kryesore: atë të njohjes së Kosovës nga Vatikani e kanë heshtur ose anashkaluar!
I pari që po e bën këtë hap, hapur dhe pa hezitim, është Presidenti i posazgjedhur i Shqipërisë (e mori këtë detyrë pak muaj më parë), Bajram Begaj. Gjatë vizitës që i bëri këto ditë Selisë së Shenjtë, ku u prit nga kreu i saj, Papa Françesku i Dytë, Presidenti Begaj, siç njoftohet, i kërkoi mikpritësit, Papa Françeskut, njohjen e Kosovës si shtet nga Vatikani.
Këtë e bëri të ditur vetë kreu i shtetit shqiptar në një intervistë për median italiane (në gazetën e njohur “Il Tempo”). Njoftohet gjithashtu se zoti Begaj ka thënë me këtë rast se “roli i Papës është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor” dhe se “vëmendja e Papës ndaj Kosovës do ta ndihmonte shumë dialogun Beograd-Prishtinë”.
Duke pasur parasysh këtë fakt, sikurse edhe rolin e Selisë së Shenjtë në përgjithësi në botë, këto dy thekse të fjalës së Presidentit shqiptar fitojnë peshë akoma më të madhe.
Zoti Bajram Begaj është në fillim të mandatit të tij si president i Republikës së Shqipërisë. Nuk e dimë si do të sillet më vonë dhe sa do të ketë hapësirë për të vepruar, por vizita e tij e parë e rëndësishme jashtë vendit (në Vatikan), sikurse edhe sjellja e tij dinjitoze në takimin me Kreun e Selisë së Shenjtë dhe, në mënyrë të veçantë, kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet nga Vatikani paralajmërojnë një fillim të mbarë.
Urojmë që Presidenti Begaj, njeri që në postin e kryetarit të shtetit erdhi nga radhët e ushtrisë (pas një karriere të gjatë e të suksesshme si ushtarak), ta vazhdojë mandatin duke vënë në plan të parë interesat shtetërore e kombëtare e jo duke menduar për karrierën e tij politike, siç kanë vepruar dhe veprojnë shumica e politikanëve shqiptarë.
Nga arkiva DITA, për të njëjtin argument, lexoni KËTU
—–
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Shume e sakte dhe cudi qe akoma vatikani nuk e ka njohur. Vatikani ben mire te hape arkivat sidomos ate me numrin 6 qe permbys genjeshtrat qe jane sot per shqiptaret. Te bej detyre e Zotit asgje me shume.
Nuk është vështirë sa të mos dimë se përse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës – është shtet mysliman!!!
Kam lexuar librin te nje profesori Fraceze me titull” Kater idet politike te Shekullit XX-te.” Nder shum te tjera me ke bere pershtypje se Papa i Romes kishte Bekuar Docen dhe Hitlerin per nisjen e luftes se dyte botrore nga kete kunder popujve te Botes. Profesosri thoshte qe deri me sote Vatikani nuk ka ber autokritik per ket bekim ku u moren jete 60 milion njerzve. Ne se per Xherdano Brunen ben autokritik kures per kete bekim JO.!
Keshtu qe keta tempuj te Fese se krishter nuk u vijne kollaj popujve te masakruar ne ndihnme qe ne fakte pritej prej Vatikanite qe te njoh Kosoven po jo qe nuk po ndodh , ndonse Kosove duke perjashtuar Tuqin eshte cliruat po nga vendet e Krishtera..
Por nje gje te tille nuk e ka bera ase patriokane e Ortodoksismit me qender ne Stamoll dhe me quditshmja eshte se ase Meka nuk e njeh Kosove qe eshte 90 % myslimane dhe kosovaret falen 5 her ne dit njelloi si Arabet e perseri ata nuk e njohin Kosoven. Pra jane tre fete kryesore te botes qe Kosoven e marterizuar nuk e njohin. Nuk e dije te jen Xhaila kete, apo te jen tempulli i tre feve kryesore.?
Vatikani ndihmoi shume ekponente naziste te arratiseshin drejt Argjentines ne perfundim te luftes se dyte boterore
Me me vend do ishte pyetja: perse Vatikani qe luajti nje rol te madh ne formimin e Kosoves sot nuk e njeh Kosoven
Per kete pergjegje le te japin Hashim Thaci dhe Sali Berisha.
Se Papa kishte bekua Duocen dhe Hitlerin, e nderuari profesor na paska pare enderra.
Aliu nga Selenica..Injoranca dhe ligesia shkojne bashke si Oli me Colin si ali me Palin.
Ai konspiracionisti francez qe ke lexuar ti,ose ka qene maskara dhe rranacak,ose ti je me keq se ai.edhe injorant edhe gdhe edhe mashtrues,edhe cpifes dhe rrenacak. Na nxirr nje dokument qe Papa i Romes ka bekuar Ducen dhe Hitlerin per nisjen e luftes II boterore!
E di cfare me kujton mua ti? Ti me kujton gjithe ata intrigante shpirt qen te ndermarrjes naftes Patos,qe u ngriten ne Mbledhjen e Patosit dhe akuzuan inxhinjeret e naftes per sabotim,agjente te CIAs,Revizioniste sovjetike,armiq te popullit te partise.Tani qe hajdutet e naftes ua muar edhe naften edhe punen edhe i hodhen ne rruge fare te papune,,rrijne si guake.
E vertete eshte se Papa i Romes,(ay polaku)ka akuzuar regjimin kriminal terrorist te enver hoxhes per
vrasjen dhe persekutimin e meshtareve katolike dhe persekutimin e eger te kishes,,Kjo eshte e vertete.
Fene i luajten komunizmit Papet e Romes,,derisa ja shuan faren e qelbur.
Revolucioni polak kunder komunizmit nisi nga fjalimi i Papes:Cohuni popull,nga kush keni frike?
Ky fjalim e tmerroi enver hoxhen qe e quajti kunderrevolucion brenda kunderrevolucionit.
Njerez te patru! Nuk dine te shtrojnë pyetje e as te japin përgjigje ne pyetjet qe i shtrojnë vete! Ku çon uje i gjithë ky “patriotizëm”? Nuk ka faj Vatikani as bota pse shqiptaret nuk dine ta bëjnë Shqiperine!… Nuk bjen aq poshtë Vatikani, siç kane ra shqiptaro-titistet dhe aleatet e tyre ne Tirane, Shkup, Prishtine e Podgorice… Vatikani nuk njeh lagjet e Shqiperise per “shtete”…
Vatikani duhet ta njohe Shqiperine ne tërësinë e saj natyrore, me trojet shqiptare te pushtuara nga Serbia e Jugosllavia, nga Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e Maqedonia (kjo eshte toke e paçme iliro-shqiptare)…
Eshte e çuditshme pse Tirana shqiptare, dhe bota kudo, bjen pre e këtij skenari te “akadamikeve” shqiptaro-titiste!…
Tjerrini pak me mire punët, o pushtetarë shqiptare, se na mori përpara llumi “shqiptar”, si ne “rastin” kur ka shkuar puna qe “presidentja” shorreshkine i ndanë mirënjohje ushtrisë pushtuese bullgare!…
O shqiptare, Zgjohuni!… Zgjohuni, shqiptare!…
DRENICA E KUQE
o ti demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997
njëlloj siç ia çorra maskën fatoa lubonjës i cili tani nuk po komenton më sepse vet e kuptoi që i doli identiteti do të ta çjerr edhe ty maskën mor ballist i qelbur ish shërbëtor i saliut.
kur papa bekonte njërin perandor njërin mbret dhs njëkohësisht ësht inkuizitori më i madh. xhordano bruno dhe galileo galilei janë vërtetësia e krimit kishtar i cili predikon që jeëtn ta jepka e ta merrka vetëm zoti por në të vërtet jetën këtyre kollosëve të shkencës asokohe ua mori zjarri djallkishtar.
pse nuk kërkon falje kisha për gjithato lufta që ka krijuar she për inkui icionin??
e ke parë papën ti?? po vatikanin e larë në flori??
po atë priftin në amerikë që përdhunoi një vajzë 5 vjeçare???
ik ore.
feja ësht opiumi i popujve.
plus, çi duhesh papës politika që me thirrjen e tij të nxiska revolucioni?
ju bini vet në gropën që hapni po se kuptoni dëmin e madh që ju ka bërë feja nëdraa su të hipnotizuar vazhdoni bëni kryqe e thoni mos o zot ndërsa prifti dhe kisha financojen drejtpërsrejt bga lekët tona.
VO:1.Që nuk e njeh VATIKANI KISOVËN SHTET KËTË E DIMË.Por çështja shtrohet PËRSE NUK E NJEH DHE..
2.Pse Politiqënët që jan takuar me PAPËN më parë pse nuk e kan zënë në goi këtë problem të rëndësishëm.Ua them unë..Kan pasur frikë nga mallkimi PAPAVE dhe..u janë gëzuar DHURARAVE.
3-Presidenti B. BEGAJ flet pak por me mënd në kokë.Ai është korrekt,Konkret dhe e do Shqipërinë e Kosovën më shumë se SALIU që ishte kundër UÇK & Kosovës SHTET TË pavarur.Të tjerët që kan shkuar në Vatikan pas Sb kan zbatuar porosit e tij antikombëtare.
-Uroj që Presidenti B.Begaj ta ndjeki mirë këtë çështje.
VO:1.Që nuk e njeh VATIKANI KOSOVËN SHTET KËTË E DIMË.Por çështja shtrohet PËRSE NUK E NJEH DHE..
2.Pse Politiqënët që jan takuar me PAPËN më parë,Sidomos Ata Kosovar pse nuk e kan zënë në goi këtë problem të rëndësishëm për Kosovën.
-Ua them unë..Kan pasur frikë nga mallkimi PAPAVE dhe..u janë gëzuar DHURARAVE që kan marr prej PAPAVE..!
3-Presidenti B. BEGAJ flet pak por me mënd në kokë.Mund të jet edhe ATEIST,Por vëndi punës ja do të jetë korrekt.BV si ushtarak i lartë është Atdhetar,korrekt,Konkret dhe e do Shqipërinë e Kosovën më shumë se SALIU që ishte kundër UÇK & Kosovës SHTET TË pavarur.Të tjerët që kan shkuar në Vatikan pas ti President e KM të tij.. kan zbatuar porosit e tij antikombëtare.
-Uroj që Presidenti B.Begaj ta ndjeki mirë këtë çështje.
-Kosovën Shtet nuk e njeh as GREQIA..Por Saliu i fali 350 KM Det dhe nuk i kërkoi që të njihte Kosovën Shtet të pavarur.Ashtu siç i fali tokat për VOTREZA,Donte ti jepte Himarë.Mbrojti TERRORISTIN KACIFASI NË BULARAT,etj.
Kosoven do e njoh Vatikani, me pasardhesin é Papà Françeskut, Jo pse Papa Françesku nuk deshiron por ka arsye tjera!
Ne dijene tone bekimet dhe ritet fetare, te çdo lloji, nuk jane sekrete,por te hapura,se ndryshe nuk ka kuptim,si rit apo event. Persa i perket viteve 40 mendoj se raste te tilla nese kane ndodhur jane te miredokumentuara me ze e figure,prandaj perderisa nuk ekziston nje dokument i tille apo deshmi, qe Papa ka bekuar Hitlerin qe nuk ishte katolik, per luften, ato mbesin ne kuadrin e thashethemeve propagandistike. Pse Vatikani nuk e njeh Kosoven ? Mendoj se njohja do te vije natyrshem, pa ndikime fetare. Papa eshte perfaqesuesi me i larte i Katolikeve te mbare botes dhe mendoj se kjo eshte nje çeshtje me shume politike,legjislacion nderkombetar,marreveshje shtetesh,sesa fetare.Ndoshta njohja mund te kete efekt edhe negativ, duke pare konfliktet ndermjet kombeve per teritore,keqkuptime dhe natyrisht qe Vatikani eshte i kujdesshem ndaj konflikteve te kesaj natyre. Me duket edhe shtetet e konferences islamike nuk e ka njohur akoma per arsye te ndryshme. Por e rendesishme eshte qe Kosova eshte njohur nga SHBA shteti me i fuqishem i botes e mbi 100 vende te botes dhe mbrohet nga SHBA dhe aleatet europiane. Z Begaj mire ka bere qe ka trajtuar kete çeshtje,por krahas kerkeses eshte mire te sqaroje opinionin publik Shqiptar çfar ka biseduar me Papen dhe te jape nje shpjegim mbi ate çfar i ka kerkuar dhe çfar kane konkluduar bisedimet. Eshte President dhe do ishte mire qe ky opinion te jepej para nisjes per vizite sic bejne gjithe autoritetet e botes, populli dhe mediat njihet me agjenden.
Inferiorat shqip foles justifikojn ata qe ja ken ber gropen.
O ?+.Tani edhe une nuk do shkruaj me pas kesaj qe ke shkrojtur ti.
Po as une jam enver memishaj,as intelektuali eshte fatos lubonja.
Ti Demo dhe ti Drenica e kuqe mos shkruani kote. Me qe juve me akuzoni si njeri pa tru athere une po ju them. Lexoni librin e profeso Mishel Delashe me Titull” Kater idet politike te shekullit XX-te” Ne se juve nuk e gjeni te shkruar te zezen mbi te bardhe athere ju keni te drejt te me akuzoni.
E keni Tekstalishte: Rrenjet e Gjenocidit jan ne Bibel. Papa i Romes ka bekuar Hitlerin dhe Ducen per luften qe i shpalle te gjith botes dhe ne liber thuhet se deri me sot ata nuk kerkuan falje edhe perse keta i moren botes 60 milion banore te vrare.!
Lexojen dhe pasta shkuani.
Ti Drenica e kuqe nuk po te njehe si shtet ase edhe Meka qe juve faleni pese here ne dite dhe ata nuk ua fishkelloj fare.
o envero po pse shtiresh o plehrë.
përveç demos ke edhe pseudonimin tjetër vlonjati.
sa për intelektualin e ditës atij iu muarr vesh që ishte fatos lubonja.
un ia çorra maskën.
prit dhe pak se do të ta çjerr edhe ty.
DIPLOMATI
Keqardhje per autorin e shkrimit, i cili eshte nje figur e nderuar. Nuk eshte hera e pare qe i kerkohet Vatikanit te njohe Kosoven. Ne cdo vizite te perfaqesuesve tane nga Shqiperia, te te gjitha niveleve, kjo ka qene kerkese e perseritur me argumentet perkatese. Tjeter problem pse Vatikani vazhdon te mos e njohe ate.
Turkoallvanoset e Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve etj bejne pyetjen.
Perse nuk bie shi kur nuk ka Re ne Qiell.
Papuci i Romes nuk e ka njohur akoma sepse nuk ka marre urdher nga C.I.A.
Sepse eshte thjesht Kryeminister i nje “Republike” per interesat e tyre.
Me Ambasadore,Para,Banka,Propagande,Stacione Radiosh dhe Televizionesh,Pasuri etj.
Hipokrizia eshte se kane “Per Zot” nje Fukara dhe te Zbathur qe “u ngjall dhe do shpetoje” Njerezimin!
Per keto ka ndimen e Pellazagareve si Bajrami,Salehu,Eduarti (Edi),Basha,Iliri si bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve etj.
Diplomati,jame i bindur se prof.i nderuar A.Vinca,e dine shume mire se shumica e atyre diplomateve qe e kane vizituar Papen qofte nga Shqiperia ose nga Kosova,kane kerkuar njohjen e pavaresis se Kosoves nga Vatikani.Ketu eshte fjala ,pse keta diplomat nuk e kane bere publike kerkesen e tyre.Presidenti aktual i Shqiperise zoti Begaj,qe ne fillim te mandatit te tije vizitoj edhe Vatikanin dhe haptas ne media e beri te ditur se ka kerku njohjen e Kosoves.Une mendoj se ketu bazohet edhe shkrimi i profesorit dhe poetit te nderuar ,lidhur me presidentin Begaj dhe angazhimin e tije qe munde te kete ne politiken shqiptare ne pergjithesi.