Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përshkallëzohen protestat në Iran, 48 të vrarë, Trump kërcënon me sulme ajrore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përshkallëzohen protestat në Iran, 48 të vrarë, Trump kërcënon me sulme ajrore
AktualitetBote

Përshkallëzohen protestat në Iran, 48 të vrarë, Trump kërcënon me sulme ajrore

Published: January 10, 2026
Shpërndaje

Protestat kundër regjimit iranian janë përshkallëzuar në disa qytete të vendit, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se të paktën 48 protestues janë vrarë që nga nisja e demonstratave në 28 dhjetor.

Situata mbetet tejet e tensionuar, në kushtet e një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit në mbarë vendin, që synon të izolojë informacionin dhe të pengojë raportimin nga terreni.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të përfshihet nëse autoritetet iraniane fillojnë të vrasin njerëz.

- Publicitet -

“Do t’i godasim shumë fort aty ku u dhemb”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se çdo përfshirje amerikane nuk do të nënkuptojë trupa tokësore.

Ai deklaroi se Irani ndodhet në telashe të mëdha dhe se protestuesit po marrin kontrollin e disa qyteteve, gjë që deri pak javë më parë dukej e pamundur.

Në terren, dëshmitarë dhe aktivistë raportojnë se pavarësisht bllokimit së internetit, disa pamje po dalin në dritë përmes rrjeteve satelitore si Starlink, ndonëse përdorimi i tij është ndaluar zyrtarisht nga qeveria iraniane.

BBC ka verifikuar video të reja nga Teherani, ku shihen turma protestuesish që brohorasin slogane kundër regjimit dhe në mbështetje të monarkisë Pahlavi, e cila u rrëzua në vitin 1979.

Një iranian i quajtur Sam, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar për BBC se nuk ka arritur të komunikojë me babain e tij në Iran prej tre ditësh. Ai e përshkruan situatën si jashtëzakonisht të frikshme, pasi gjyshja e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe mungesa e informacionit e bën gjithçka edhe më të rëndë. “Protesta të tilla zakonisht shtypen me dhunë dhe shpesh lënë qindra të vdekur, por shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe”, tha ai.

Ndërkohë, media shtetërore iraniane ka ashpërsuar ndjeshëm gjuhën ndaj protestuesve, duke i quajtur fillimisht “trazira” e tani “terroristë të armatosur”. Kjo media ka publikuar pamje të përplasjeve të dhunshme dhe pretendon se protestuesit janë përgjegjës për vrasjen e civilëve dhe forcave të sigurisë, ndërsa nuk raporton për viktimat civile të shkaktuara nga forcat shtetërore.

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët, ku shprehën shqetësim të thellë për dhunën ndaj protestuesve dhe dënojnë vrasjet. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje, të ndalojnë dhunën dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve për shprehje të lirë dhe tubim paqësor, ndërsa protestat vazhdojnë të tronditin Iranin.

BBC

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?