Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 54 ditësh protesta të përditshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pas 54 ditësh protesta të përditshme
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Pas 54 ditësh protesta të përditshme

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Pas 54 ditësh në protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë u përplasën të enjten përpara parlamentit, duke shkaktuar disa të lënduar dhe të shoqëruar nëpër komisariate. Forcat e rendit përdorën spraj me piper dhe ujë me presion, ndërsa qytetarët u kundërpërgjigjën duke sulmuar me vezë e domate.

Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve.

Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e deputetëve. Kur tentativa për t’i larguar protestuesit dështoi, policia përdori spraj me piper dhe ujë me presion për të shpërndarë protestën.

- Publicitet -

Protestuesit u kundërpërgjigjën duke goditur me vezë dhe domate ndaj policisë dhe ndaj makinave të deputetëve që hynë në parlament për seancën plenare. Kjo e ktheu zonën ku po zhvillohet protesta në një shesh të mbuluar nga vezët dhe domate.

Të paktën një punonjës policie dhe një protestues u lënduan për shkak se gjatë përplasjes u përdorën gurë. Dhjetëra protestues ndërkohë patën probleme për shkak të përdorimit të lëndëve kimike në ujë dhe disa prej tyre patën nevojë për trajtim mjekësor në urgjencë.

Protesta përpara parlamentit është pjesë e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila u thirr për shkak se deputetët u mblodhën në seancën e fundit të sesionit. Protesta antiqeveritare, e cila kërkon gjithashtu ndryshimin e kastës politike që ka dominuar tranzicionin në Shqipëri vazhdon prej 54 ditësh, por asnjëra prej kërkesave nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Pas përplasjes së mëngjesit, protestuesit nuk u shpërndanë por u vendosën në disa prej rrugëve prej nga pritet të dalin apo hyjnë deputetët. Ndërkohë, një grup i vogël i vendosur përbri qendrës tregtare “Toptani” u përplas edhe disa herë të tjera me policinë dhe përdori vezë, shishe uji dhe domate kundër makinave dhe punonjësve me skafandra që bllokojnë rrugën. Protestuesit hodhën të njëjtat parulla, ata thirrën për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuzuan policinë se po i shërbente krimit. “O bobo ça na ka gjet, parlament analfabet”, ishte një prej koreve, shoqëruar me “Parlament i krimit” apo “Rama në burg e Berisha në burg”.

Gjatë kohëzgjatjes së protestës, e cila nisi rreth orës 8 të mëngjesit dhe vijon ende edhe pas orës 13:30 të mesditës, disa prej protestuesve që u gjetën nga policia të veçuar nga grupi kryesorë u shoqëruan me forcë për në komisariate. Bashkëshortja e një prej të shoqëruarve i tha BIRN se ai u ndalua pasi kishte shtyrë një kazan mbeturinash.

“Ne kemi dalë për të protestuar se kemi hallet tona, kemi 6 fëmijë”, tha gruaja, pasi i shoqi u mor me forcë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kryqëzimin pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Policia nuk ka shpërndarë ende një deklaratë për numrin e protestuesve të shoqëruar. Përfaqësues të Partisë Socialiste në parlament i akuzuan protestuesit për terrorizëm, ndërsa opozita bëri thirrje që policia të ndalonte dhunën ndaj protestuesve.

Përshkallëzohet protesta, policia hedh gaz lotsjellës dhe

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/07/Tensione-para-Kuvendit-hidhet-uje-dhe-gaz-lotesjelles-protestuesit-qellojne-me-veze.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Hapiqiforti says:
    July 23, 2026 at 9:59 am

    Po pse moj NATA , se dita sjeni me. Po policet e care ne koke nga guret e ketyre halabakeve , apo ata i ka pjelle lopa. Policia zbaton ligjin bpike per pike. Po ata duan Saliun qe tja u martoje nenat bashke me ju perverse te shitur tek te huajt per pak dollare me shume. Turp tiju vije.

    Reply
    • Dashi says:
      July 23, 2026 at 12:02 pm

      Hapiqiforti , neve të Ditës jemi miq me protestuesit , jo me policinë , polici është “armik i popullit ” . Ndërsa rrugaçët që përleshen me policinë , janë heronjtë tanë , do të na shpëtojnë nga Rama e në vënd të tij do kemi kryeministër Qorin , ose Kolën prej Kukësi me qeleshe (po t’i bjerë letra me vrimë) .

      Reply
      • Kukësi says:
        July 23, 2026 at 12:54 pm

        Kola eshte shqiptar si te tjeret. Po ti o qenush voriolesh, perse e potencën qe eshte nga Kukesi?
        Dash qebesira, ta çkerdheft Kukesi ty gjithe fisin tende voriop.dh. Qen i qelbur.

        Reply
  • Jimi says:
    July 23, 2026 at 10:24 am

    Haxhi Qamili ne aksion !

    Reply
  • demo says:
    July 23, 2026 at 4:21 pm

    Heronj jeni,heronj! Djem e vajza protestues,Ju i dplet zot Atdheut.Uzurpatorit Edi Rama po i digjet Toka nen kembe.Prandaj ka ngut.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    July 23, 2026 at 4:24 pm

    Epo mirë e ka dashi o Kuksi më thuaj një burrë patriot të dëgjuar ose të shkolluar që ka nxjerrë Kuksi . Nuk është turp që Shqipëria të qeveriset nga një kuksian .

    Reply
  • Arse1234 Se says:
    July 23, 2026 at 5:44 pm

    KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
    • 1thundrak says:
      July 23, 2026 at 6:09 pm

      Cdo njeri ne kete rruzull qe eshte pro qeverive eshte debil ose bythqir epshtejni.

      Reply
  • 1thundrak says:
    July 23, 2026 at 6:09 pm

    Cdo njeri ne kete rruzull qe eshte pro qeverive eshte debil ose bythqir epshtejni.

    Reply
  • BE says:
    July 23, 2026 at 9:30 pm

    Po mirë o bagëti një thundrake kush i ka zgjedhur qeveritë nuk i kanë votuar njerzit ? Çfarë janë qeveritë armiqtë e njerëzve.? Ikë o karë ikë shko ha mut siç bën gjithmonë . Debil e idiot .

    Reply
    • 1thundrak says:
      July 25, 2026 at 7:41 am

      O debil ti vetem voton se moterqirat si puna jote numerojne ne erresire. Te qifte kina dhe thundraket me stil kanguri. Te rroje partia dhe qeveria epshtejnit…

      Reply
  • 1thundrak says:
    July 25, 2026 at 7:42 am

    O debil ti vetem voton se moterqirat si puna jote numerojne ne erresire. Te qifte kina dhe thundraket me stil kanguri. Te rroje partia dhe qeveria epshtejnit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?