Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
AktualitetBote

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme

Published: June 28, 2026
Shpërndaje

Tenisionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer, pasi ushtria amerikane ka kryer sulme të mëtejshme kundër objektivave iraniane me urdhër të presidentit Donald Trump.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ky sulm ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj agresionit të vazhdueshëm iranian. Sulmet shtesë vijnë pas një sulmi iranian të enjten kundër një anijeje tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa të premten SHBA-të më pas nisën sulme kundër Iranit.

Irani i është përgjigjur menjëherë këtij veprimi. Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte qëlluar me raketa dhe dronë në objektet ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein në hakmarrje për sulmet e reja amerikane ndaj vendit të tyre.

- Publicitet -

Në një deklaratë ata shprehen se shkelja e armëpushimit bie ndesh me Nenin 1 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit, ndërsa shton kjo do të çojë në pezullimin e plotë të të gjitha proceseve diplomatike.

Nga ana tjetër presidenti Donald Trump ka bërë akuza të drejtpërdrejta kundër Iranit, ndërsa ka lëshuar kërcënime të tjera, përmes një postim në rrjetet sociale.

Presidenti amerikan fillimisht theksoi se sulmi ndaj objektivave të forcave të armatosura iraniane u krye sepse Teherani shkeli përsëri armëpushimin.

Më pas ai kërcënoi me shkatërrim total ushtarak të Iranit nëse vendi vazhdon veprimet e tij provokuese.

CNN shkruan se vala e sulmeve e vështirëson marrëveshjen fillestare SHBA-Iran të nënshkruar këtë muaj, e cila kishte për qëllim zgjerimin e armëpushimit dhe rivendosjen e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Avionët e Shteteve të Bashkuara sapo goditën vendet iraniane të magazinimit të raketave dhe dronëve, si dhe objektet bregdetare të radarëve, në shkelje të Marrëveshjes së Armëpushimit, PËRSËRI! Ata mund të mos mësojnë kurrë! Mund

të vijë një kohë kur ne nuk do të jemi më racionalë dhe do të detyrohemi të përfundojmë ushtarakisht punën që kemi filluar me sukses të madh. Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më!”, shkroi Trump.

Mediat shkruajnë se avionët luftarakë amerikanë goditën  infrastrukturën ushtarake iraniane të mbikëqyrjes, sistemet e komunikimit, vendet e mbrojtjes ajrore, objektet e magazinimit të dronëve dhe minat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje
  • Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  • I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk

Komentet e Fundit

  1. Flamur on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  2. Xha Teme Analisti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  3. X on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Emigranti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  5. Luani on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?