Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
AktualitetBote

Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador

Published: July 13, 2026
Shpërndaje

Vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador u vra të dielën nga persona të armatosur që ishin maskuar si oficerë policie.

Policia tha se David Macías, 35 vjeç, ishte një udhëheqës rajonal në Los Choneros, banda e fuqishme kriminale e cila deri vonë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo, shkruan BBC.

Adolfo Macías, i njohur edhe me pseudonimin “Fito”, është në pritje të gjyqit në Shtetet e Bashkuara pas ekstradimit të tij nga Ekuadori vitin e kaluar.

- Publicitet -

Los Choneros është shpallur Organizatë e Huaj Terroriste nga SHBA-të dhe akuzohet si një nga grupet kriminale që qëndron pas shkallës marramendëse të vrasjeve në Ekuador.

Zyrtarët thanë se David Macías u vra në orët e para të së dielës sipas kohës lokale.

Dëshmitarët thanë se burra të veshur si oficerë policie hynë në shtëpinë që Macías kishte marrë me qira në një lagje luksoze në qytetin Olón, në bregdetin e Paqësorit të Ekuadorit.

Personat e armatosur u larguan pas sulmit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.

Nuk është e pazakontë që udhëheqësit e bandave të jenë në shënjestër ose nga anëtarë të organizatave kriminale rivale ose edhe nga anëtarë të grupit të tyre, si pjesë e betejave të brendshme për kontroll.

Muajin e kaluar, një udhëheqës bande lokale u qëllua për vdekje nga dy adoleshentë të armatosur, ndërsa po largohej nga aeroporti ndërkombëtar në Guayaquil.

Në atë sulm, personat e armatosur i kishin fshehur armët e tyre pas lodrave të mbushura me pellush dhe një buqete me lule, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime.

Policia tha se David Macías kishte pranuar fajësinë në vitin 2018 për akuzat për konspiracion kriminal.

Gjatë kohës që qëndroi pas hekurave, thuhet se ai rekrutoi të burgosur për Los Choneros dhe arriti ta vendoste burgun në të cilin ndodhej nën kontrollin e fortë të bandës së tij.

Vrasja e tij është goditja e fundit për Los Choneros pas arrestimit vitin e kaluar të Adolfo Macías dhe atij të një vëllai tjetër, Javier, muajin e kaluar në Kolumbinë fqinje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët
  • Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  • Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  2. Aldrin on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët
  3. Aldrin on “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
  4. ¿? on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Aldrin on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?