Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përurohet godina e re në Qytetin Studenti, Veliaj: “Punimet me standarde europiane; hapësirat e zaptuara po çlirohen për t’iu kthyer qytetit dhe banorëve të Tiranës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Përurohet godina e re në Qytetin Studenti, Veliaj: “Punimet me standarde europiane; hapësirat e zaptuara po çlirohen për t’iu kthyer qytetit dhe banorëve të Tiranës”
Shoqëri

Përurohet godina e re në Qytetin Studenti, Veliaj: “Punimet me standarde europiane; hapësirat e zaptuara po çlirohen për t’iu kthyer qytetit dhe banorëve të Tiranës”

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Godina 15 në Qytetin Studenti është gati për të pritur studentët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuroi godinën e re të ndërtuar me standarde europiane. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se fakti që kjo godinë do të përdoret edhe nga studentët që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian në Kolegjin e Europës, është një test shumë i madh i kaluar me sukses.

“Fakti që sot kemi ndërtuar godina studentore, të certifikuara edhe nga Kolegji i Europës, pasi do t’i përdorë edhe për studentët e saj që do të vijnë nga vendet e BE, do të thotë se kemi kaluar një test shumë të madh. Sigurisht, kur vjen e mira i harrojmë ditët e vështira, harrojmë kur kemi qenë këtu dhe fadromat prishën çfarë kishte mbetur nga tërmeti, të atyre ndërtesave që ishin të zaptuara. Ende nuk është perfekt, ende ka çibanë e njerëz që kanë hyrë në territor, por të paktën kemi ruajtur integritetin fizik të pjesës më të madhe të territorit dhe jo vetëm kaq, por shfrytëzuam edhe fatkeqësinë e tërmetit, edhe paktin për Universitetin. Tani pothuajse përditë po hapet një kantier i ri dhe po inaugurohet një konvikt i ri me standarde të BE”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se hapësirat e zaptuara më përpara, do të çlirohen për t’i hapur rrugë zhvillimit të zonave, duke folur këtu për zgjerimin e Lumit të Lanës.

- Publicitet -

“Edhe te Lana, projekti i Lanës do të bëhet, ajo do të zgjatet, ndërkohë po ndërtohen pallatet që do strehojnë banorët që kanë ndërtuar gabimisht në shtrat të lumit, në kohën kur lejoheshin këto gafa. Ata do trajtohen me njerëzillëk, që edhe Lana të trajtohet, por edhe qyteti të përfitojë nga lirimi i trafikut, urat dhe mospërmbytja. E njëjta gjë po ndodh edhe me unazën, edhe te Njësia 11 dhe te 4, edhe te 3-shi: edhe unaza do bëhet, po edhe njerëzit do strehohen momentalisht me bonus qiraje. Kjo vlen edhe për banorët që deri dje kanë qenë marrës me qira të atyre që i pushtuan me “Liri-Demokraci”. “Liri-Demokraci” patjetër, por liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Liria e zaptuesit ndërpritet, aty ku duhet të fillojë liria e një studenti, që të jetojë jetën e tij në Tiranë. Pra, familjet janë trajtuar me bonus qiraje, do të trajtohen me skemat sociale të bashkisë, por jo më zaptim të Tiranës. Në 2024-ën nuk ka më zaptime, sidomos në një kryeqytet që është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, edhe i Sportit, edhe i Kulturës”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku ftoi studentët dhe prindërit të vizitojnë nga afër godinat e Qytetit Studenti, të cilat nga gangrenë janë kthyer në një kampus me të njëjtat standarde si në Europë.

“Ftesa për të gjithë studentët është të vijnë t’i shohin, njësoj si shtëpinë e tyre, pra të prezantohen me Qytetin Studenti. Tani që ngrohet moti, ftesa është edhe për prindërit, të vijnë të shikojnë një territor të jashtëzakonshëm, sigurisht që një pjesë është kantier, por për sa kohë që është i kufizuar dhe i mbrojtur, nuk pengon pjesën tjetër, që në fakt po ta shikosh dhe po të mos u thuash njerëzve që jemi në Tiranë, ngjan me çdo lloj kampusi që do shikoje në Gjermani, në Holandë, apo kudo tjetër”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?