Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përvëlohet Shqipëria! Digjen 500 metra hekurudhë, rrezikohen disa shtëpi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përvëlohet Shqipëria! Digjen 500 metra hekurudhë, rrezikohen disa shtëpi
AktualitetKronike

Përvëlohet Shqipëria! Digjen 500 metra hekurudhë, rrezikohen disa shtëpi

Published: July 19, 2022
Shpërndaje

Tre vatra të mëdha zjarri përfshinë pasditen e së hënës zonat në afërsi të Lezhës. Një vatër zjarri u shfaq në vendin e quajtur Markatomaj, teksa flakët përfshinë të dy anët e autostradës Lezhë-Milot. Situata ishte e vështirë, ndaj dhe policia devijoi rrugën për automjetet.

Një tjetër zjarr ra në fshatin Piraj, teksa flakët dogjën edhe traversat e drurit të hekurudhës në një gjatësi prej 500 metra. Në rrezik janë dhe disa banesa në këtë fshat, pasi favorizuar nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime.

Një tjetër vatër zjarri ra në lagjen “Nënë Tereza”, në afërsi të qytetit të Lezhës, teksa flaket përfshinë një sipërfaqe të mëdha me pisha dhe shkurre.

Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj, dru frutore dhe drithëra në Peshtan të Fierit u përfshi gjithashtu nga flakët mesditën e së hënës. Banorët e zonës, 3 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.

15 vatra të tjera zjarri u shfaqën gjatë mesditës së sotme edhe në zonën mes Plukut dhe Grabianit në Lushnje. Zjarret që gjatë kësaj periudhe përdoren nga fermerët për të djegur mbetjet e grurit të korrur dhe për të pastruar kanalet nga bimësia e egër kanë djegur edhe parcelat me të mbjella të stinës si dhe pemë të ndryshme.

Edhe në Orosh të Mirditës po luftohet për të shuar një vatër zjarri në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e Oroshit.

Sipas emergjencave civile era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë, në Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat.

Situatë e vështirë raportohet edhe në fshatin Juban të Shkodrës, ku gjithashtu po punohet për të shmangur zjarrin nga banesat pranë. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur gjatë ditës së sotme janë raportuar zjarre në 5 qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Durrës, Fier e Shkodër.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?