Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
Lajmi i fundit

Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Published: June 9, 2026
Shpërndaje

Një video e publikuar në Instagram të dielën në darkë, ku një turist amerikan filmonte veten i buzëqeshur mes protestuesve në rrugët e Tiranës u pa më shumë se 280 mijë herë brenda 12 orëve.

I riu në video është Gabriel Bolling, një 22 vjeçar nga Florida, i cili erdhi në Shqipëri në një udhëtim të planifikuar për të zbuluar vendin, por e pa veten të përfshirë nga entuziasmi i të rinjve shqiptarë që marshonin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e një projekti masiv turistik në lagunën e mbrojtur të Nartës.

“Pjesmarrja në këtë protestë ishte një përvojë thellësisht transformuese,” tha Bolling për BIRN.

- Publicitet -

“Ajo mishëron pikërisht atë që duhet të jetë një lëvizje qytetare: paqësore, me jehonë dhe e palëkundur. Energjia ishte e prekshme dhe më dha një ndjenjë të re shprese, besimin se po jetojmë një moment kthese, kur njerëzit po zgjedhin më në fund të shohin përtej interesit financiar dhe të luftojnë për atë që është moralisht e drejtë,” shtoi ai.

Edhe pse e kishte planifikuar udhëtimin e tij më herët, Bolling thotë se protesta do të ishte “një arsye e fortë për të ardhur në Shqipëri’.

Edhe Brett Pavel, 74 vjeç nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara u është bashkuar protestave së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa po shijojnë bregdetin e Vlorës në vizitën e tyre të dytë në Shqipëri.

Pavel ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe në faqet turistike video në protestën e organizuar në Durrës të dielën, duke mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin “Shpëtoni Nartën”.

“Mora pjesë në protestën në Durrës, sepse mbështes plotësisht të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur vendin e tyre nga interesat grabitqare të miliarderëve të huaj, si edhe për të mbrojtur një thesar të egër natyror,” tha Pavel në një përgjigje me email për BIRN.

Ai thotë se po planifikon që të marrë pjesë edhe në protestat e tjera që organizohen në Vlorë apo Durrës gjatë qëndrimit të tij në këto qytete.

Në një nga deklaratat e tij, kryeministri Edi Rama pretendoi se protestat e mijëra njerëzve po ndikonin negativisht turizmin dhe sipas tij, kishin nisur anulimet e para të prenotimeve për sezonin e verës.

Por deklaratat e Ramës nuk mbështeten nga dhjetra video entuziaste të të huajve nga protestat si dhe nga operatorët turistikë të vendit.

Ndryshe nga pretendimet e kryeministrit, drejtuesit e shoqatave të operatorëve turistikë i thanë BIRN se protestat nuk kanë deri më tani ndonjë impakt te numri i rezervimeve, ndërkohë që bashkimi i turistëve të huaj në protestë ka sjellë një energji pozitive.

“Nuk ka anulime, nuk ka impakt, por as mund të themi që protesta po e rrit turizmin,” thotë Kliton Gërxhani, kryetari i Shoqatës Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

“Këto videot në rrjetet sociale janë të bukura, duket se ka një simpati, por nuk besoj se një turist ndikohet në planifikimin e pushimeve të tij për të ardhur nga kjo gjë,” shtoi ai.

Edhe Aneo Hila, që punon prej 17 vitesh në sektorin e turizmit si menaxher i Albanian Eagle Tours, thekson se protestat për momentin nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në sektor.

“Por ka një energji pozitive bashkimi i turistëve të huaj në protestë,” tha ai për BIRN, duke shtuar se ndikimi i kësaj energjie do të mund të analizohet në fund të sezonit të verës nëse ka arritur të ndikojë në rritjen e interesit për të vizituar Shqipërinë.

Për Hilën, situata mund të prodhojë potencialisht dy efekte; rritjen e turizmit për shkak të admirimit me të cilin turistët e huaj po e përcjellin protestën, por edhe një lloj frenimi për shkak të një krize potenciale sigurie.

Por Hila vetë beson se jehona e protestave është pozitive dhe mund të rrisë interesin për të vizituar Shqipërinë.

Edhe Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike “Monitor” mendon se protestat po shënojnë një rritje të imazhit të Shqipërisë në botë dhe do të sjellin vetëm përfitim për turizmin në afatgjatë për shkak të kauzës së tyre ambientaliste.

“Pra, edhe nëse do të ketë ndonjë efekt negativ në afatin e shkurtër, që nuk besoj, pasi sidoqë të jetë në Shqipëri nuk ka luftë, në afatgjatë, përfitimi është vetëm pozitiv në këndvështrimin e përmirësimit të imazhit të vendit,” tha Liperi.

Liperi vlerëson se deklaratat e Ramës për ‘trembje të turistëve” kanë si synim zhvlerësimin e rolit të protestave që kanë marrë tashmë vëmendje ndërkombëtare.

Duke iu referuar përhapjes masive të protestës në media sociale të huaja, ku shpërndahen videot e shumta me imazhet e zonave turistike e të paprekura të vendit, nga jugu e deri në veri, Liperi thotë se kjo e ka rritur imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një nivel tjetër, larg imazhit të kriminelëve që pëshkruhen nëpër filma apo media.

Blerina Gjoka – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?