Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë muaj para zgjedhjeve, Celibashi: Do mbikëqyrim veprimtarinë e institucioneve dhe funksionarëve publikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pesë muaj para zgjedhjeve, Celibashi: Do mbikëqyrim veprimtarinë e institucioneve dhe funksionarëve publikë
KryesorePolitike

Pesë muaj para zgjedhjeve, Celibashi: Do mbikëqyrim veprimtarinë e institucioneve dhe funksionarëve publikë

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Pesë muaj para zgjedhjeve, Komisioneri Shtetërore i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se do të mbikëqyrin veprimtarinë e institucioneve, por edhe të funksionarëve të tjerë publike, në mënyrë që ata të veprojnë sipas Kodit Zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbi raportimin financiar të partive politike dhe të kandidatëve, si dhe veprimtaritë e institucioneve publike në fushatë zgjedhore, Celibashi u shpreh se do të punohet ngushtë me partitë politike, shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë që të qartësohet se ku janë limitet për funksionarët.

Ai u shpreh se kjo do të rregullohet me ligj, që nesër të mos ketë asnjë pretekst duke filluar nga kryeministri, tek nëpunësi më i thjeshtë.

- Publicitet -

“Për institucionet publike mund të thuhet që ne kemi nevojë të diskutojmë për të parë se çfarë kuptueshmëria ka secili prej nesh në lidhje me atë se si duhet të jetë veprimtaria e institucioneve dhe e funksionarëve publike gjatë fushatës zgjedhore sidomos e atyre që janë në ushtrim të detyrës së tyre dhe pjesëmarrjes në garë elektorale

Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, duket se do të ketë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët janë në detyrë dhe do të garojnë në këto zgjedhje.Është e rëndësishme të kuptojnë ata dhe ne qartësisht se ku është kufiri mes përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar bashkie me veprime të cilat apo aktivitete që janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë që të qartësojmë sa është e mundur se ku janë këto limite.

Besoj që në një moment të dytë KQZ ndoshta do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Kjo jo vetëm për ata kryetaret e bashkive në detyrë që do garojnë, por në përgjegjësi për zyrtaret publike që rastësisht ose jo do të jenë të përfshirë në fushatë zgjedhore. Ka qenë një shqetësim kjo çështje jo vetëm për opozitën, por është një element që është raportuar edhe nga OSBE ODIHR. Nuk ngelet për ta diskutuar, por duhet të gjejmë rrugët e zgjedhjes së kësaj problematike, Sjellja e institucioneve publike apo e funksionarëve publikë nga Kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë kjo sjellje lidhet me standardin e procesit zgjedhor.

Ne do të kemi gjithë vëmendjen për të mbikëqyrur këtë sjellje dhe për të vepruar sipas kodit zgjedhor. Para se ta bëjmë këtë ne do të përpiqemi që të qartësojmë të gjithë se çfarë ligji e rregullon ketë aspekt, që nesër të mos e ketë si pretekst, duke thënë që unë pata këtë kuptim për këtë dispozitë të kodit zgjedhor, prandaj kam bërë këtë veprimtari, pasi kam menduar që kjo veprimtari nuk mund të përkufizohet si e ndaluar në kodin zgjedhor”, tha Celibashi.

Sa i takon financimit, Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij tha se partitë politike janë ndërgjegjësuar, por sipas tij ka ende nevojë për përmirësime.

“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 23, 2022 at 9:46 am

    Zgjedhje et paracaktuara nga nderkombetaret Illuminati.

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 2:02 am

    Ti po thua qe do ti thuash Elisa Spiropalit te mos te shrytezoje detyren dhe postin per te bere fushate per Partine Socialiste?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?