Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë vite Vetting, si u “dogjën” 200 gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, KPK: Firmosëm 535 vendime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pesë vite Vetting, si u “dogjën” 200 gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, KPK: Firmosëm 535 vendime
KronikeKryesore

Pesë vite Vetting, si u “dogjën” 200 gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, KPK: Firmosëm 535 vendime

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5-vjetorin e konstituimit të tij.

12 komisionerët e votuar nga Kuvendi, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës më 17 qershor 2017.

Gjatë këtyre pesë viteve, KPK thekson se ka firmosur në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim perfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra (raporti statistikor).

- Publicitet -

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5 vjetorin e konstituimit të tij. 12 komisionerët e votuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës më 17 qershor 2017, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Misioni të cilin morën përsipër 12 anëtarët e Komisionit nuk ishte vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor për të kryer procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me synim rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori, por edhe përgjegjësi e lartë personale e profesionale në funksion të ndërtimit të një sistemi të pavarur, të drejtë e të paanshëm.

Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot, më 17 qershor 2022, ai numëron në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim perfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra (raporti statistikor).

Deri në fund të mandatit të Komisionit, mbeten për t’u rivlerësuar edhe 270 subjekte, me qëllim përmbylljen e vettimit të listës së plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë).

Gjatë këtyre 5 viteve, anëtarët e Komisionit janë përballur me sfida të ndryshme profesionale, por edhe personale. Përgjatë këtij rrugëtimi, KPK ka patur mbështetjen dhe ekspertizën e vazhdueshme të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilin gjen rastin edhe njëherë ta falenderojë. Po ashtu, Komisioni shpreh mirënjohje dhe falenderim për rolin e luajtur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të procesit të rivlerësimit.

Transparenca, llogaridhënia dhe informimi i publikut mbi procesin e vettingut, që nga dita e parë e punës, konsiderohen si shtylla të rëndësishme të veprimtarisë së Komisionit. Prandaj, shprehim falenderim edhe për mediat kombëtare, lokale e ndërkombëtare për angazhimin dhe vëmendjen e kushtuar. Për KPK, media mbetet një partner i rëndësishëm.

Komisioni nënvizon se gjatë 5 viteve të funksionimit të tij ka kryer me paanshmëri, profesionalizëm dhe angazhim të lartë procesin e rivlerësimit. Në vijim, edhe me zgjatjen e afatit kushtetues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, secili nga anëtarët e trupës do të vijojë me përkushtim detyrën, duke i qëndruar besnik Kushtetutës dhe ligjeve, për të shpërblyer besimin e publikut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • sapa says:
    June 17, 2022 at 2:36 pm

    Keta njerez me vendimet kriminale qe kane marre ne kurriz te popullit duhej me e pakta te vareshin dhe tu sekuestrohej pasuria komplet!Kjo qe beni ju eshte tallje me popullin!PLEHRA!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?