Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Peshku në det, tigani në zjarr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Peshku në det, tigani në zjarr
Lajmi i funditopinion

Peshku në det, tigani në zjarr

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Dua të filloj këtë shkrim sqarues me përgëzime për redaksinë e Gazetës DITA, e cila kap dhe trajton si asnjë media tjetër aspekte dhe probleme shqetësuese dhe të diskutueshme në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë të integrimit europian; duke tërhequr vëmendjen, duke marrë mendimin e ekspertëve dhe të publikut. Kështu bëri edhe tani, duke iu referuar një pohimi të gjatë euforik të Kryeministrit Rama në Asambenë e PS-në më 14 nëntor mbi togfalëshin » Traktat Anëtarësimi».

Aty në Gjirin e Lalzit, në përpjekje të ethshme për të devijuar vëmendjen publike nga dështimi i mbajtjes së Samitit të NATO-s në Tiranë më 2027, protestat studentore të pandalshme që kërkojnë dorëheqjen e tij sepse nuk kanë më besim dhe telashet brenda radhëve të veta Rama nxorri një as tjetër nga mënga – këtë radhë një fjali që duhet ta kërkosh me lupë diku në Aneksin e Paketës së Zgjerimit për Shqipërinë të Komisionit Europian të datës 4 Nëntor.

- Publicitet -

Aty vërtetë shkruhet shprehimisht edhe pse me gjysëm zëri se ” Komisioni Europian rekomandon që Këshilli të fillojë përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit gjatë vitit 2027”.

Praktikisht bëhet fjalë për autorizimin nga Këshilli i BE-së, dmth 27 Vendet Anëtare për hartimin e projekt-tekstit, por jo miratimin/nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në BE. Po, këto të fundit do të jenë historike, por jo fjalia e mësipërme.

Ky rekomandim është thjesht një procedurë teknike e rradhës, të cilën Mali i Zi e ka qysh nga muaji Maj i këtij viti, por nuk i është ndier zëri me bujë dhe zhurmë si te ne. Madje, Rama bën të paditurin për këtë “ togfjalësh” që në fakt e dinë edhe fëmijtë e kopshtit, por ai kërkon ta bëjë sa më bombastik këtë gjysëm lajm.

Në fakt, kryefjala e Paketës së lartpërmendur dhe e Progres Raportit të datës 11 Nëntor, ku ai togfjalësh nuk përmendet fare ishin 10 problematikat e mëdha që na duhet të zgjidhim më përpara dhe konkretisht zbatimin e Udhërrëfyesit të detajuar në të dy këto dokumenta europiane. Deri në mbylljen e negociatave, duke shpresuar brenda vitit 2027 edhe pse ky nuk është një datë zyrtare e fiksuar por thjesht “një objektiv ambicioz por i realizueshëm”. Veç jo me retorikë dhe refrene propagandistike sid eri më tani, por me reforma dhe rezultate të prekshme dhe të matshme. Vetëm kështu dhe kur të vijë ai moment, togfjalëshi Traktati i Anëtarësimit do të bëjë histori dhe atëhere do të quhet historik.

Duke qenë se këtë çështje me përvojën përkatese e kam mbuluar drejtpërsëdrejti për 15 vite rresht si diplomat në Berlin dhe në Bruksel, ku vazhdoj të ndjek edhe tani, le ta sqarojmë qysh në fillim se ky togfjalësh, ca më tepër në Aneksin e një dokumenti mbetet thjesht një rekomandim teknik i Komisionit Europian. Ky i fundit përgatit projekt-tekstin e Traktatit të Anëtarësimit, por kur të marrë dritën jeshile nga të 27 Vendet Anëtare. Mirëpo deri tani nuk ka asnjë shenjë se Këshilli i BE-së do ta bëjë shpejt një gjë të tillë, por vetëm kur të krijohen kushtet dhe siç pohojnë zyrtarë të BE-së, « kur Shqipëria të tregojë përparim të ndjeshëm ».

Themi kështu mbasi sipas rregullave dhe traditës së deritanishme, hartimi i tekstit të Traktatit të Anëtarësimit fillon kur vendi kandidat ka përfunduar negociatat për të gjithë kapitujt ose të paktën gjysmën e tyre, siç është edhe rasti i Malit të Zi. Mirëpo ne jemi ende në fillim të këtij procesi.

Rikujtojmë se Këshilli, organi vendimarrës politik më i lartë i BE-së ka hedhur poshtë shumë herë rekomandimet e Komisionit, përfshirë propozimet për dhënien e statusit kandidat dhe për çeljen e negociatave me vendin tonë. Sepse le ta përsërisim, ligjin në BE e bën Këshilli, dmth vendet anëtare dhe jo Komisioni që Rama e fetishizon pa të drejtë!

Gjithsesi, Komisioni dhe në përgjithësi BE-ja u del punëve përpara dhe me të drejtë kërkon ta bëjë këtë edhe këtë traktat, në mbështetje të objektivit tonë për përfundimin e negociatave vitin e ardhshëm.

Për më tepër se sepse bëhet fjalë për një punë te madhe voluminoze për të 36 kapitujt, ku do të përfshihen grupe politike dhe teknike pune nga të gjitha vendet anëtare dhe Komisioni Europian, që kujdes se do të na kalojnë vërtet në “vrimë të gjilpërës“ pëprpara se ta thonë PO. Se nuk do të mjaftojnë vetëm kapitujt por edhe gjendja e përgjithshme në vend, meritat, realizimi i reformave, sidomos ajo e drejtësisë, shteti i të drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë me dosje ulëritëse të mishëruara në Kapitujt e famshëm 23/24 ose Themeloret, ku do të “na hasë sharra në gozhdë”. Sepse nëse për BE-në ato janë AND-ja e demokracise liberale ku ajo nuk të fal, për ne janë “Thembra e Akilit”.

Në vijim, Këshilli do të caktojë atë që njihet si Grupi i Punës për Përgatitjen e Draft – Traktatit të Anëtarësimit, i cili do të bashkëpunojë ngushtë me grupin tjetër tejet problematikë për ne COALA, ose Grupi i Punës i Zgjerimit, pikërisht ai që na gozhdoi 4 muaj rresht gjatë këtij viti pikërisht me Themeloret 23/24.

Në këtë proces, draft – teksti do të qarkullojë mes vendeve anëtare dhe Komisonit, për të bërë përshtatjet dhe përditësimet e rastit në nivele ekspertësh dhe në fund të ministrave të Jashtëm. Këto procedura kërkojnë të paktën 12 muaj kohë.

Kur gjithçka të jetë gati, nëse nuk do të ketë më asnjë problem, me rekomandimin e Komisionit, Këshilli Europian miraton përfundimisht tekstin e Traktatit. Paskësaj, të 27 vendet anëtare dhe vendi ynë bëjnë nënshkrimin e tij. Më tej fillon procesi i fundit i ratifikimit të Traktatit nga të 27 parlamentet e vendeve anëtare, dhe Parlamenti Europian dhe Kuvendi ynë. Ky proces deri tani ka marrë 2 – 3 vite kohë, mbasi sërish do të na analizojnë me kujdes, plus axhendat e ngarkuara parlamentare. Pa përmendur zgjedhjet më 2027 në Francë, Poloni, Spanjë, Itali, dhe ndikimi i tyre mbi zgjerimin, sidomos në rastin e fitores së mundshme të ekstremit të djathtë.

Këtu vlen të theksohet se një vend nuk bëhet automatikisht anëtar i BE-së me ratifikimin e Traktatit, por në datën që do të shënohet atje, natyrisht tani me klauzolat mbrojtëse dhe kufizimet e njohura që u miratuan më 15 Tetor nga Këshilli Europian. Kështu, në rastin e zgjerimit të 8 vendeve lindore me 2004, ndonëse traktatet u ratifikuan në Prill 2003, data e anëtarësimit të tyre ishte Maji 2004, pra një vit më vonë. Kjo nuk përjashtohet as në rastin tonë, ca më tepër duke ditur tematikat e nxehta, problemet dhe pengesat tona të brendshme, por edhe ato që mund të krijohen edhe nga BE-ja. Madje as ratifikimi nuk merret më i mirëqenë.

Nisur nga sa sipër, nga drejtuesit tanë dhe sidomos Rama kërkohet kujdes dhe përmbajtje, pa ngut dhe me durim, të mos luajmë keq si në rastin e Samitit të NATO-s, pa eufori dhe propagandë apo deklarata të papërgjegjshme; dhe as duke i dhënë mend BE-së dhe të tjerëve, ca më tepër kur shtëpinë tonë e kemi lëmsh!

Rama dhe të vetët duhet ta kuptojnë më në fund se demarshet për anëtarësimin në BE nuk janë shfaqje me maska, kulla dhe fasada. Tani me kunja, tuta, batuta, timon, tepsi, poture, benevrekë dhe atlete mund të shkohet e shumta siç thonim duikur “deri te Ura e Limuthit“ por jo më tej, dhe ca më pak në Bruksel.

Po ashtu, kujdes me inflacionin e fjalës “historike” me procesin e anëtarësimit tonë në BE; sepse në fakt nëse jo dështim, me siguri aio do të hyjë në histori si një NONESE historike, ku Rama me 14 vite në pushtet ka “meritën” kryesore. Shkurt, Rama ka po aq vite në pushtet sa vendeve të tjera “ simotra” u janë dashur për ta përfunduar krejt procesin e anëtarësimit, ndërsa ne jemi “ala ke urra“!

Vërtet thyem rekord duke çelur të 6 grupkapitujt brenda 13 muajve; por të jemi realistë, kjo ishte kryesisht falë gjeopolitikës dhe mbas agresionit rus kundër Ukrainës. Në fakt, negociatat tona BE-ja vendosi t’i çelë qysh në mars 2020 me kushte; pastaj, në korrik 2022, mirëpo pas gërvëreve me grekun, ato na u shtynë edhe dy vite të tjera derisa u çelën përfundimisht në tetor 2024. Për të mos përmendur vonesat, po për fajin tonë deri më 2020. Ja pse, edhe sikur në vitin 2030 të anëtarësohemi, qoftë edhe gjysma gjysma siç po “duken bathët“ kjo do të thotë 21 vite pas dorëzimit të kërkesës dhe 40 vite pas ëndrës tonë dhjetoriane!

Ca më keq akoma, me Ramën në krye të qeverisë, me menaxhimin mjeran që ai po u bën protestave qytetare, me aferat dhe skandalet e panumurta, me proceset e shumta gjyqësore të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë nga SPAK dhe me deficitet e mëdha demokratike, tejet e vështirë të jemi në BE në vitin 2030.

Sepse siç ia thanë edhe atij në Bruksel, Berlin dhe në Tiranë ditët e fundit, në BE nuk do të hyjë vetëm Rama, qeveria dhe diplomacia, por gjithë shoqëria dhe Shqipëria, pra edhe ata që protestojnë me të drejtë sot, edhe pse shumë prej tyre janë në BE. Largimi i Ramës jo vetëm nuk e vonon dhe as e pengon anëtarësimin tonë në BE, por e ndihmon dhe e përshpejton atë. Ai mund të mbahet edhe ca kohë me forcën policore, mirëpo, siç e ka thënë aq bukur Hygoi i madh “nuk ka ushtri që t’i rezistojë një ideje të cilës i ka ardhur koha“!

DITA

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
  • RENDITJA: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me dy vite burg
  • VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  • Horoskopi 16 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Tutu on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. TMTCash2 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  3. News 24 on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  4. Edi on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  5. Vlora 97 on “Nuk u kthyen me shpinë, por…” Çfarë ndodhi në stadiumin e Prishtinës gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?