Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pezullohet AKU, komision vlerësimi për inspektorët e rinj, Denaj: Do t’u bëjmë teste me shkrim e me gojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pezullohet AKU, komision vlerësimi për inspektorët e rinj, Denaj: Do t’u bëjmë teste me shkrim e me gojë
EkonomiLajmi i fundit

Pezullohet AKU, komision vlerësimi për inspektorët e rinj, Denaj: Do t’u bëjmë teste me shkrim e me gojë

Published: July 12, 2025
Shpërndaje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ngrihet gjithashtu një Komision i Posaçëm Vlerësimi, që do të përbahet nga 5 anëtarë, dhe do të kalojë në ‘sitë’ përmes testeve me shkrim dhe gojë inspektorët.

Kjo lëvizje vjen pas kritikave të pak ditëve më parë nga kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi në Cërrik, kërkoi edhe pezullimin e AKU-së. Përveç rivlerësimit të trupës aktuale të inspektorëve të AKU-së, Komisioni do të merret edhe me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj.

- Publicitet -

Tre nga 5 anëtarët e këtij Komisioni do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ministrja Denaj theksoi se qëllimi është me këto masa synojnë që të sjellin një qasje dhe etikë të re në këtë institucion.

“…kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.

Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha. një etikë të re. Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.”, u shpreh Denaj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    July 12, 2025 at 8:49 am

    Ate testin me goje bejeni mire se ai eshte i rendesishem.
    Ju e keni kaluar te gjithe

    Reply
  • Xha Kasemi nga Çepani. says:
    July 12, 2025 at 9:04 am

    Po test per ndergjegjen dhe dashurine per punen u beni dot? Po deshiren per t;u pasuruar brenda nates ua hiqni dot?

    Reply
  • Phoenix says:
    July 12, 2025 at 4:17 pm

    Hahahaaaaa. E bukur. Kane PHD ne teste Orale.

    Reply
  • John says:
    July 12, 2025 at 10:12 pm

    I shkreti ai popull se ne dore kujt jane kontrollet e ushqimeve!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutimi në mes të Sarandës, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli
  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. ANNA on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. Sarandjoti pa det on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  4. miqesisht on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  5. aktualiteti on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?