Në takimin me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi në lidhje me pikat e grumbullimit për produkte bujqësore dhe blegtorale.
Rama: Kemi 40 pika grumbullimi tha Eriselda në Lushnjë. E kemi nisur me numër qesharak, por sot kemi 40 në Bashkinë Lushnjë, tha ajo. Këto janë bërë baza e atij zhvillimi që kemi patur në eksporte. Nëse kjo 40 ishte inkurajuese, ishte një pikë tjetër që ne të ulemi kokën, të fikim kamerat, ishin vetëm në atë zonën tjetër, ishin 2 pika përpunimi. Ndërsa se dëgjova në Fier? Sa janë në Fier? Mos më jep përgjigje socialiste!
Kryebashkiaku i Fierit, Subashi: Mbi 20 pika për produktet blegtorale, dhe 1 pikë e madhe për bujqësore, e cila mbledh 90% të gjitha produktet bujqësore të fermerëve në pikën e tyre…Më lër të mbaroj!
Rama: Ça të mbarosh. Fieri ka gjithë atë prodhim. Është e domosdoshme, e kam thënë disa herë, s’duhet të kënaqemi duke parë ku ishim dhe atë që kemi arritur, pasi po të ishte kështu do ishim duke fjetur. Por duhet të kalojmë veten! Bashkitë duhet të aktivizohen, t’i kalojmë në një nivel tjetër. Në nivelin e entiteteve që krijojnë sipërmarrje fitimprurëse, që nxisin krijimin e tyre.
o.j/dita

Nuk bejne pune kryebashkiaket e pa afte dhe te korruptuar!
E thashe ashtu ne pergjithesi……vendimet e rendesishme dhe strategjite ekonomike nderkombetare duhet ti beje qeveria me ty ne krye…nuk shkarkohet pergjegjesia (edhe pse kryebashkiaket mund te jene plera)
E KENI GABIM
KETIJ CI KERKONI
PER EKONOMINE
KOT E TORTURONI
PYETENI PET TURIZMIN
QE I MBAN ME BUKE
JO MOR JO MILETIN
POR HAJDUT KOPUKE
O shoku Edi, po nuk ngrite dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2, bujqësia falimentoj, sidomos tani që janë poftisur edhe karkalecat përveç biznesmenëve të imputeve bujqësor që çmimin e ures do ta bëjnë 15 000,0L/kv dhe tregëtarëve të pikave të grumbullimit që e marin domaten me 5,0L/kg dhe e shesin në Tiranë 100,0L/kg, aman ore kryeministër na shpëto me teknologjinë tënde rurale kozmike!
FLM shoku Edi, FLM Dita.
Të fala ty o kryeministër, të fala nga shpija,
Patronazhisti yt besnik Kozi!
P.S:
Jemi bër merak për beun që ke emëruar për Myzeqen, shokun e nerum Taulant Pallën që s’po na sajdis më dhe na ka mar malli.