Nga Artan Xh. Duka
Pavarёsisht bujёs mediatike, saga e hartimit tё listave zgjedhore tregoi pёr tё n-tёn herё se prej 2008 demokracia e vota mbeten fasadё. Falё ligjit zgjedhor me “detyrim pёrcaktim” qё shpёrfill meritёn, sёrisht nё Kuvёnd pritet tё vegjetojё e njёjta frymё qё na ka ndarё nё dekada.
Nuk ka rёndёsi, rrudha pa rrudha, anonim apo “krem” fytyre me bollёk etj, sёrisht nё Kuvёnd do tё endet po ajo fytyrё e tranzicionit BeRama qё po boshatis vёndin me shpejtёsi.
Sapunin pёr djathё
“Virusi” nё demokraci qё prek besimin tek politika dhe shpresёn tek e nesёrmja ёshtё ligji zgjedhor 2008 qё shpёrfytyroi lidhjen votues-deputet. Votuesi nuk ka mё gjё nё dorё sepse falё listave, deputeti nuk ndruhet mё prej tij.
Ndaj, pёrtej llogjeve e shfaqjeve mediatike qё do karakterizojnё fushatёn zgjedhore, gjithshka bёhet pёr tё sfumuar “dominonё” e parё qё la votuesin pa gojё.
Zhgёnjyeshёm, edhe opozita ndaj BeRamёs nuk po sjell gjё tё re nё kёtё drejtim. Mё e shumta flasin pёr lista tёrёsisht tё hapura qё ndonse nё vetvete ёshtё mё demokratik se qasja BeRama, sёrisht e fut votuesin nё njё “thes” duke e lёnё tё paqёnё lidhjen organike territoriale dhe konkrete mes tij dhe atij qё e pёrfaqёson nё Kuvёnd.
Sa kohё politika nuk fut nё rend tё ditёs rikthimin e ligjit mazhoritar dhe mundёsinё reale pёr referendum popullor, kёshtu do vazhdojё kjo punё.
“Pezullia” 2008 i intereson vetёm BeRamёs qё e gatoi pёr ato qё ata i dinё, mbase i intereson edhe Perёndimit qё shpesh i mёshon gjeopolitikёs ndaj demokracisё por qartazi nuk ka vlerё pёr votuesin qё i pa gojё bёhet indiferent dhe nёse nuk ia del tё mbijetojё, ia ҫan jashtё.
Dikur mazhoritari u anatemua si ligj qё sillte tё fortё nё politikё dhe krijonte ndasi mes nesh duke lёnё pёrshtypjen se votuesi ёshtё “sylesh” dhe partia dhe jo ai, ia di tё mirёn atij.
E “mirё” kjo qё sot shprehet tek humbja e besimit tek politika dhe e ardhmja, boshatisja e vёndit, tё fortёt e listave nё Kuvёnd qё deputetllёkun e kanё zanat deri nё pension pa patur galje apo ndrojё nga votuesi etj.
Estrada e grotesku i listave partiake ka normalizuar sot “blerjen” e kandidatёve (PS e mbushur me PD-ista dhe me kryetar njё pardesybardhё tё kthesёs 90 vetёm PS nuk ёshtё), dorёheqje bashkiakёsh (qё u kthejnё kurrizin votuesit lokal njёlloj si Rama kur tentoi rrokadёn e kryebashkiakut me tё kryeministrit nё 2009), “vallёzimin” me bel para kryetarit pёr t’u rrasur nё listёn e mbyllur, “trimin” e vetёm nё luftё kur del tek e hapura, “tenderin” politik sikurse me pёrfaqёsuesit e pakicave, gafurjet “parimore” si gjeldeti “kush jam unё e kush je ti” kur lihen jashtё liste etj shёmtira politike qё vetёm votuesin nuk kanё nё ekuacion.
BeRama e kanё shndёrruar politikёn nё njё skemё “piramidale” tё votёs ku ajo nuk dihet nga del e ku shkon. Joshin aty kёtu por humbёs janё tё gjithё nё fund. E bёjnё me qytetarёt, tani edhe me emigracionin ku edhe atje zgjedhin me “qiri” ashtu si dinё ata.
Ligji zgjedhor 2008 e ka pёrmbysur raportin e natyrshёm votues-tё zgjedhur nё favor tё atij klientelist kryetar partie-tё zgjedhur duke nёpёrkёmbur sistematikisht normalitetin demokratik. Njё ligj mazhoritar mund tё bёjё lёmsh politikёn por ftillon demokracinё sepse i jep votuesit motiv real pёr tё besuar tek vota, demokracia e shansi se ka gjёrat nё dorё.
Opozita e opozitёs duhet tё jetё flamurtarja e lёvizjes pёr ndёrrimin e sistemit zgjedhor. Do tё dёshmonte se nuk ka konflikt interesi me votёn e lirё duke krijuar kёshtu edhe premisёn pёr besimin qytetar e votёn e tij.
Demokracia e kapitalizmi nuk futen dot nё rrjedhё nёse nёpёrkёmbet prona historike dhe vota e lirё. Sistemi qё BeRama ka krijuar prodhon brishtёsi e pasiguri dhe kushdo qё i gёnjen mёndja se ёshtё mirё sot, e ka nga mbrapa!
Nёse gjёrat nuk ndryshojnё, Kuvёndi i ri do tё jetё vetёm kozmetika e rradhёs i mbushur jo me vullnetin e popullit por Grandpartiakut amin! Ndёrrohet fytyra pas banakut por mbetet i njёjti “dyqan” qё shet sapunin pёr djathё nga viti 1990.
Brenga e votёs!
E vetmja shpresё e prekshme sot prej daljes nga ky rreth vicioz mbetet SPAK e drejtёsia, ato qё u votuan njёzёri dje nё Kuvёnd por sot kanё mbetur “jetim” sepse i kallin datёn abuzimit pa dallim. E mendonin SPAK vetёm pёr tё tjerёt ndaj dhe sot nё panik bёjnё “fletёrrufera” apo i nxjerrin lakrat shoqi-shoqit tё fitojnё ca kohё ndёrkohё qё nё mos SPAK, po hajnё njёri-tjetrin si qёntё nё kasaphanё.
Ajo qё pritet tashmё ёshtё qё opozita e opozitёs tё shpalosё qartazi propozimet pёr ndryshime rrёnjёsore qё demokracia e vёndi ka nevojё. Nga fati i pronёs historike, sistemi zgjedhor, prioriteti ekonomik, referendumi si respekt ndaj sovranit, kufizimi i mandateve nё qeveri, abuzimet me buxhetin, privilegjet e politikёs, masat anti-oligarki, kujdesi social, ndaj familjes etj “tela” qё prekin ҫdo qytetar.
Deri mё tani ajo ka mbetur e pagojё apo flet me veten e nuk po merret vesh nёse ёshtё aty dhe fakti qё nuk u grupua nё njё tё vetme para zgjedhjeve po ngre hamёndje plot.
Gjёrat do tё lёvizin mё shpejt pёr mё mirё nёse kjo opozitё i jep njё dorё SPAK-ut nё “tёrmetin” demokratik.
Boll tё dёshmojё se nuk ka konflikt interesi duke u bёrё shtytje pёr reformat qё koha kёrkon sepse vetёm kёshtu mundёsohet edhe ajo qё mbetet ambicja e kahershme e ҫdokujt nё politikё, ardhja nё pushtet!
Ajo qё irriton qytetarin nuk ёshtё monotonia e gjatё e fytyrave dhe logove nё pushtet por karshillёku i gjatё ndaj tij e marrja e mirёqёnё e vullnetit e ёndёrrave tё tij.
Opozita e re nuk ka pёrvojё por ajo fitohet ndёrkohё qё mjeshtёria e abuzimit nuk ёshtё vlerё pёr CV! Sa kohё drejtёsia e vota “krasit”, politika e qeverisja nuk do jenё mё si mё parё dhe abuzimi, nёse ndodh, nuk do e ketё tё gjatё se SPAK nuk tё bёn pёr burrё!
Pёr vёndin e demokracinё ka rёndёsi jetike qё vota tё shkojё tek risia nё politikё. Jo se janё mё tё zotё por se me ato qё hoqёm me BeRamёn e falё SPAK, do tё jetё nёn frёrё e qeveria do mendojё pёr popullin.
Opozita e re boll tё flasё troҫ se as ajo e as qytetari nuk kanё ҫ’tё humbasin mё. Nё jetё askush nuk arrin tё bёjё gjithshka qё ёndёrron por brenga mё e madhe ёshtё ajo qё nuk thamё kurrё dhe, kur e kishim nё dorё, nuk e provuam kurrё! Vota pёr ndryshim ka kuptim vetёm kur nuk shkon tek BeRama.
Kaq e kemi nё dorё qё tё mos na hajё brenga e rrimё kokёulur ndaj atyre qё na vinё pas.
E disata her qe lexoj nga i njejti autor q ngre n qiell Spakun.
Po te ishte Spaku ai që thua ti more Artan, Berisha do ishte tani ne burg
Ti o Artan Duka , na çave kokën me artikujt e tu kundër Ramës e PS-së . Nuk e kuptoj se pse , një gazetë me profil të majtë si Dita , të jep kaq hapësirë ty . Artikujt që shkruan ti , janë për te gazeta online “55” , ose Telegrafi , ose shko në emisionet e TV Syri . Aq më keq që jemi dhe në fushatë elektorale . Nuk të ndalon askush të kesh bindjet e tua personale politike , por nuk duam që bindjet e tua të na i imponosh neve të tjerëve e as të na i demostrosh . Na i rekomandoke ti ca kalamanër buzëqumësht e bylmezër nga mendtë , që ëndërrojnë kolltuqe , t’ja japim çelësat e shtetit e të pushtetit . Ndoshta një ditë , edhe ata mund qeverisin , po duhet të nisin angazhimet e tyre duke fituar si fillim me disa deputetë , ndoshta dhe ndonjë ministri dhe më vonë , pasi të na prezantohen se çfarë dinë të bëjnë , populli , që nuk është budalla mund t’i besojë më shumë . Po jo kështu si thua ti , t’ja japim votat dhe t’ja dorëzojmë fatet e vëndit njerëzve të pa njohur që i dimë vetëm emrin .
40 vjet avash avash te njejtat fytyra… qe llapin gjithe diten kundra monizmit e bllokut e ca akoma I mbajnë pishtarin…
Difekti i këtij shkrimi është “etaloni SPAK, sikur kjo Prokurori i zgjidh problemet saktë! Për këdo në Shqipëri duhet të jetë e qartë që asnjë institucion nuk duhet të ketë kompetenca gjithpërfshirëse, veçanërisht për ne shqiptarët që nuk e kemi kulturën dhe masën e duhur të modestisë. Po i dhe kompetenca të fuqishme, shqiptari abuzon dhe SPAK-u nuk bën përjashtim nga ky rregull. Shpresa në SPAK ishte e madhe se do të dënonte fajtorët dhe nuk do të dënonte të pafajshmit, por koha e tregoi që nuk është kështu. Berisha dhe Meta nuk duhej të ishin në politikë, por SPAK-u për arsyet që i dinë vetëm ata, nuk dha drejtësi. Po kështu, futi në burg tre muaj para zgjedhjeve Veliajn me dosje të pa « kopsitur ». Kur flasim për se kush duhet të ketë pushtetin në Shqipëri, duhet të jemi të saktë në analiza dhe të mos shkojmë « nga shiu në breshër ».
Zoti Dashi, jam shume dakort me ju per cfare komentoni.
Ky A XH D-eja ka kohe qe hedh
kapsolla per Berishen dhe
Bomba per BeRamen..
….Marreveshja e 2008
per njerzit normale
ishte detyrim pecaktim
nga WDC & BE dhe
Rama dhe Berisha jane ushtare
ne kete republike ambasadoriale
qe per fat te keq pas ardhjes se LaCivites
Berisha u be ambasdori ne hije Amerikes
si kopili Rajesonit
por dhe Bossi i Spakut
Sikur ta vrasin ca mendjen rilindjotet (aq te topitur keto kohe nga arrestimi i atij qe e kishin planifikuar te qeveriste pas Rames) keto zig-zaget e ketij Tan Xh. Dukes duhet ti vleresojne se jane krejt ne favor te tyre. Pasi ky Tani i Dukes aq i lodhur tere keto vite per ti lavderuar skandalet Rilindjes, tashme po ben thirrje qe te behet gajret e te pritet qe keta “opozita e re” qe aktualisht nuk kane as votat e failjeve te tyre pas, te marrin pushtetin pasi te merzitet ai/ajo qe Rama te caktoje si zevendes/e ne Shqiperine e viteve 2050..
Në se krahesojmë sot kush janë problemet më të nxehta ne politikën shqiptare kjo e marrëveshjes se 2008 eshte një molekulë sepse ne rradhe te pare nuk kam ndegjuar asnje politikan apo dipllomat perendimor ta kritikoje ate,perkundrazi….A keni veshe,sy apo intelekt qofte dhe minimal ?…Pra e thëne me ndryshe eshte BeUsa qe vendos per BeRamen e AXHD-së.
.Pra 2 problemet me te nxehta sot eshte 1..Deshtimi i BeUsa-s per te vendosur nje demokraci minimale ne Shqiperi ne ate vend liliput
dhe e Dyta me tragjike…Deshtimi i BeUsa-s per Spakun qe eshte bere Shark-ija e Argites me i keq se Grupi kriminal Ciftelia I Xenit….po marrim vetem nje shembull……kur Saliu ( Be e Duke qorrit) tha per here te pare ne 6 mars 2018 se une kam dhene urdher per vrasjen e 21 janarit dhe do vrisja Edi Ramen me doren time duhet qe keto AXHD-të e shtypit shqiptar duhej ti drejtoheshin kongresit amerikan
Zoteri pse toleroni terroristin Berishe…sepse ju prute ekspertizat e FBI per kete qellim dhe “Be e Duke qorrit”
fshiu menderen jo vetem me FBI por dhe ambasadoren Kimete qe edhe nese eshte Sorroiste eshte turp per Ameriken te mos e mbroje zyrtaren e saj nga sekrecionet e Mikit LaCipitja
.Dakort qe Rama sot eshte deri diku fatkeqesia e shqiptareve me impotencen e tij
por 1000 here me e madhe eshte tolerimi qe po i bejne euroatllantiket Korbit Viqidolit me kaubojsin LCPT te Marikes