Një hetim i thelluar i SPAK tregon se si fondet e AKSHI devijoheshin drejt xhepave të ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanajt dhe Ergys Agasit përmes kontratave fiktive, zhvatjes, kutive të verës të mbushura me cash dhe personave anonimë për të mbuluar pronësinë.
Në mars 2017, një punonjës i një kompanie IT firmosi kontratën e blerjes së një apartamenti prej 70 metrash katrorë në rrugën e Kavajës dhe e financoi atë përmes dy huave me vlerë 80 mijë euro. Por ndërsa çmimet e pronave ishin në rritje, ai e shiti apartamentin një vit më vonë për 48 mijë euro – me një humbje drastike prej 30 mijë eurosh.
Apartamenti ndërroi sërish duar, përpara se të kalonte në pronësinë e nënës pensioniste të Mirlinda Karçanajt për një çmim të reduktuar prej 5 milionë lekësh.
Sipas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Posaçme, vlera reale e apartamentit ishte rreth 160 mijë euro – ose tre herë më shumë sesa transaksioni fillestar dhe dyshohet se është paguar me para korrupsioni nga Karçanaj – ish-drejtoresha jetëgjatë e AKSHI.
Në dëshminë e tij për Prokurorinë, blerësi i parë deklaroi se nuk mbante mend ‘absolutisht asgjë’ për blerjen e apartamentit dhe marrjen e huave.
Ky nuk ishte rasti i vetëm.
Thellimi i hetimeve të SPAK mbi abuzimet dhe manipulimet me tenderat publikë nga AKSHI ngre dyshime se Karçanaj ka përfituar qindra mijëra euro në këtë formë, përmes ‘një lavatriçeje’ të orkestruar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, bashkëpunëtorë të saj.
Hetimet mbi transaksionet financiare dhe pasuritë e shtyu SPAK-un që të ngrinte akuzën shtesë të korrupsionit ndaj Karçanajt, Agasit dhe Beqirit si dhe të sekuestronte pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro si pjesë e një portofoli të përbërë nga pasuritë të patundshme, vila, jahte dhe llogari bankare.
Për këtë çështje u regjistruan si të akuzuar edhe 5 persona të tjerë; mes të cilëve ish-nëndrejtori i AKSHI, Daniel Shima si dhe Emirton Suli, Gentian Likaj, Arjola Koromani dhe Elision Jorgji.
“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohet nga shtetasi Ergys Agasi, janë përfshirë në një skemë të mirëorganizuar me qëllim kontrollimin e procedurave të prokurimit të cilat tenderohen nga Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, me qëllim krijimin e përfitimeve të padrejta materiale”, pretendon SPAK sipas një vendimi për masat e sekuestros që BIRN e disponon.
Skema e korrupsionit të Karçanajt
Hetimet ndaj zyrtarëve të AKSHI-t dhe rrjetit të biznesmenëve filluan pas rrëmbimit mafioz më 12 gusht 2025 të biznesmenit Gerond Meçe, të cilit iu kërkua që të tërhiqej nga një seri ankimesh ndaj tenderave të AKSHI.
Hetimet mbi pengmarrjen zbuluan një simbiozë të frikshme mes krimit të organizuar dhe institucionit që menaxhon shërbimet digjitale të shtetit shqiptar. Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro).
Hetimi zbuloi se drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e grupit të lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së dhe ish-funksionarit Ergys Agasi.
E përshkruar nga kryeministri Edi Rama si një zyrtare model me “një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik”, Karçanaj akuzohet nga SPAK se përfitoi përmes kontratave fiktive të rregulluara prej kompanish që merrnin tenderat në AKSHI, 4 pasuri të patundshme dhe me gjasë një shumë prej 200 mijë eurosh cash të transferuar përmes arkave bosh të verës nga ish-zëvendësi i saj, Daniel Shima.
Sipas prokurorisë, Karçanaj ka marrë “kuti vere” të mbushura me kartëmonedha euro të prerjeve 100, 200 dhe 500 si dhe ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.
SPAK ka zbuluar një rrjet pasurish të lidhura drejtpërdrejt me Mirlinda Karçanajn, të fshehura pas kontratave fiktive dhe emrave të huazuar. Hetuesit vënë në dukje se për të mbuluar gjurmët, u ngrit një skemë me emra fiktivë blerësish e shitësish, kryesisht punonjës të kompanive të teknologjisë së informacionit.
Një skemë e ngjashme me apartamentin në Rrugën e Kavajës përsëritet për një tjetër pasuri, një apartament dupleks në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret. Prona kaloi përmes personave të tretë të punësuar në kompaninë “Soft & Solution” të Beqirit, e përfshirë në tenderat e AKSHI-t. Punonjësja e përfshirë, Enxhiana Alimeta i tha SPAK se firmosi dokumente në mirëbesim, por se kurrë nuk kishte marrë hua nga kompania dhe as nuk e dinte për pasurinë dhe përfituesin fundor.
Në një transaksion të dytë, vila përfundoi në emër të një shtetasi tjetër, por përballë hetuesve, i ashtuquajtur blerës tha se nuk ishte përfshirë në asnjë veprim. “As në Durrës nuk kam qenë ndonjëherë në jetën time e jo më në Qerret,” u tha ai prokurorëve.
Të dhënat konfirmuan se vilën e përdorte Karçanaj dhe se tarifat e administrimit ishin paguar nga shoferi i saj personal, Florian Bylyku.
Një nga asetet e tjera kryesore që u sekuestrua si pasuri e Karçanajt është një apartament luksoz me sipërfaqe 203.3 metra katrorë, bashkë me garazh në rrugën “Dervish Hima” pranë stadiumit Air Albania.
Kjo pronë u ble për 370 mijë euro nga shoqëria “Fortis Beton CO”, e lidhur me biznesmenin Orest Sota, që në dëshmi thotë se ishte mik i të hetuarit Ergys Agasi, një çmim dukshëm më të ulët se rivlerësimi zyrtar prej 48.5 milionë lekësh në vitin 2021.
Më pas, ky apartament iu dha me qira Karçanajt për një vlerë anomalisht të ulët, vetëm 600 euro në muaj. Fiktiviteti i këtij transaksioni del zbuluar sipas SPAK nga tabulatet telefonike, të cilat provuan se Karçanaj banonte aty përpara se të firmosej kontrata e qirasë si dhe nga dëshmia e pronarit të kompanisë “Fortis Beton CO”, Orest Sota.
Sota deklaroi në Prokurori se apartamentin ia kishte dhënë Agasit me çmim të lirë për shkak të miqësisë.
Lista e aseteve që dyshohet se rrjedhin nga paratë e korrupsionit shtohet me një ullishte prej 1,500 metrash katrorë në Sauk, e blerë nga nëna e Karçanajt dhe më pas e trashëguar, si dhe një automjet luksoz “Volksëagen Tiguan” që përdorej nga Karçanaj dhe që qarkulloi mes kompanive partnere të IT-së “Forensic Lab” dhe të punësuarve të “Soft & Solution”.
Njësoj si në pronat e paluajtshme, edhe çmimi i makinës ra brenda një kohe të shkurtër në transaksione fiktive nga rreth 39 mijë eruro në blerjen fillestare në vetëm 9 mijë euro kur iu shit bashkëshortit të Karçanajt.
Zhvatje dhe pastrim parash
Krahas fshehjes së pasurive të Karçanajt, hetimi i SPAK zbulon një mekanizëm akoma më agresiv zhvatjeje, të drejtuar nga i hetuari Ergys Agasi.
Sipas prokurorisë, duke shfrytëzuar lidhjen e tij të ngushtë me ish-drejtoreshën e AKSHI, Agasi krijoi kompaninë “EA Solution” sh.p.k., e cila shërbeu si një instrument gjigant fiktiv për mbledhjen e ryshfeteve nga kompanitë fituese të tenderave.
Në llogaritë e kësaj kompanie u derdhën në total mbi 1 miliard lekë të reja dhe 470,441 Euro përmes faturave fiktive nga “Soft & Solution”, “Fastech” dhe “First”.
“Veprimet e shoqërisë ‘EA Solution’ sh.p.k përbëjnë një skemë tipike të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ku subjekti juridik është përdorur si një mjet për transferimin e ryshfetit në formë të kamufluar tregtare,” thuhet në vendimin e gjykatës.
Prokuroria thotë se prova më e fortë e këtij kualifikimi qëndron në “fiktivitetin absolut të shërbimit të faturuar”.
Prokuroria thotë se ‘EA Solution’ ka prerë fatura në vlera jashtëzakonisht të larta drejt operatorëve ekonomikë, por nuk zotëron asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur objekte të tilla kontrate.
Sipas SPAK, ky “modus operandi” ishte thjesht ekuivalenti i një zarfi me para.
“Këto pagesa nuk përbëjnë kosto për punë të kryer, por përfaqësojnë çmimin e përfitimit të parregullt korruptiv që i hetuari Ergys Agasi dyshohet se ka përfituar në bashkëpunim me titullaren e ‘AKSHI’-t, Mirlinda Karçanaj”, thuhet në dosje.
Prokuroria thotë se fatura tatimore është përdorur si instrument për të ‘legalizuar’ vlerat korruptive të paguara. Sipas dëshmive të mbledhura nga SPAK, Agasi, Karçanaj dhe Beqiri u angazhuan përmes kësaj skeme edhe në zhvatje.
Në dëshminë e saj, Migena Schroeder, administratore e kompanisë “AESS” thotë se pasi u përfshi në punë publike për AKSHI-n u gjet e detyruar të ndante fitimin. Pasi u përball me kërkesat për rryshfet të rrjetit, ajo thotë se u ankua drejtpërdrejt te Mirlinda Karçanaj.
Kjo e fundit nuk i dha zgjidhje, por e orientoi të takonte Ermal Beqirin dhe ky i fundit e kërcënoi.
“Më tha që unë kisha hyrë në një ‘pishinë peshkaqenësh’ dhe se ai ishte aty ‘për të zgjidhur historinë’… Më tha se këto lekë nuk ishin të miat”, dëshmoi Schroeder. E ndjerë e rrezikuar dhe e “presionuar”, ajo pranoi të nënshkruante kontratën fiktive, duke i faturuar “EA Solution” mbi 100 milionë lekë për shërbime të pakryera.
Ryshfeti nuk paguhej vetëm përmes transaksioneve bankare fiktive. Gjatë kontrollit në vilën e Ergys Agasit në zonën e vilave qeveritare në plazhin e Durrësit, hetuesit gjetën arka druri me verëra dhe shampanjë jashtëzakonisht të shtrenjta. Faturat e transportit të DHL-së zbuluan se ato porositeshin nga kompania “Fast & Fresh” e Andis Papës. Vetë Papa pranoi skemën përballë prokurorëve, duke dëshmuar se porositë i bënte përfaqësuesja e “Soft & Solution”, Arjola Koromani.
“Pagesat i bënte Arjola, kur nuk kishte mundësi, ajo sillte dhe lekët kesh, në formën e paradhënies”. Përmes kësaj skeme, plot 94 milionë lekë (gati 1 milion euro) u faturuan vetëm për blerje pijesh alkoolike të shtrenjta si formë ryshfeti e tërthortë për rrjetin.
Ky fluks masiv i parave të korrupsionit i mundësoi Ergys Agasit të ngrinte një perandori të vërtetë pronash. Dosja e SPAK liston plot 30 asete të luajtshme, të paluajtshme dhe llogari bankare, të dyshuara si produkte të pastrimit të parave. Mes tyre është një vilë prej 500 mijë eurosh në kompleksin rezidencial “White Houses” në Lundër; një vilë 250 mijë euro në “Green Coast” në Palasë; dhjetëra hektarë pyje dhe ndërtime të legalizuara në zonën e Petrelës; apartamente në zona të shtrenjta të Tiranës dhe Durrësit; një mjet luksoz “Land Rover Defender”, si dhe llogari bankare të fryra ku vetëm “EA Solution” raporton një fitim neto të pashpërndarë e të pashpjegueshëm prej mbi 400 milionë lekësh.
Jahti “Skyfall” me pasaportë bullgare
Nëse Ergys Agasi ishte grumbulluesi i parave dhe Karçanaj ishte mburoja institucionale, shtetasi Ermal Beqiri shfaqet në fashikujt e SPAK si “arkitekti” operativ dhe zbatuesi në terren i kartelit.
Si pronar i “Soft & Solution”, ai jo vetëm gëlltiti pjesën e luanit të tenderave publikë, por dyshohet se orkestroi rrjetin e kompanive fiktive dhe presionet ndaj nënkontraktorëve. Vetëm për vitin 2024, kompania e tij kryesore, “Soft & Solution”, raportoi një fitim të pashpërndarë prej mbi 1 miliard lekësh, rreth 10 milionë euro, dhe asete totale që kapin vlerën e rreth 2 miliardë lekëve. Kjo fuqi financiare e lejoi Beqirin të blinte, përmes kompanisë së tij, një njësi biznesi prej 930 metrash katrorë në rrugën “Çerçiz Topulli” në Tiranë, me një vlerë stratosferike prej 2.5 milionë eurosh.
Megjithatë, edhe Beqiri u kujdes ta fshihte jetën e luksit ekstrem pas emrave të vartësve të tij. Rasti më flagrant i zbuluar nga hetuesit është blerja e një jahti luksoz, “Skyfall”. Ky mjet lundrues u importua në qershor të vitit 2025 për vlerën e 930 mijë eurove para taksave. Çuditërisht, po atë ditë që u zhdoganua, Beqiri ia kaloi me kontratë “dhurimi” punonjëses së tij, Xhenila Tamizi, administratore e kompanisë “Horizon”.
Përballë prokurorëve, Xhenila Tamizi zbuloi arsyen banale dhe absurde të këtij dhurimi.
“Mesa kuptova, Ermalin e kishin këshilluar që do të ishte më e kollajshme për lëvizjen e mjetit lundrues, nëse do të kishte pronar një shtetas të Bashkimit Europian. Duke qenë që unë jam me pasaportë bullgare, ai vendosi të ma dhurojë mua jahtin,” tha ajo.
Përtej detit, perandoria e Beqirit shtrihet edhe në asete të paluajtshme të panumërta, ku përsëri vërehen transaksione të dyshimta. Dosja thekson pronësinë e Vilës nr. 33 në “Green Coast”, blerë fillimisht përmes kalimit të të drejtave për 460 mijë euro; një pronë tjetër luksoze në rrugën “Hoxha Tasim” përfituar në mënyrë të paqartë përmes një sërë kontratash “dhurimi” nga bashkëpronarë të ndryshëm; si dhe blerje apartamentesh në Golem dhe troje qindra metra katrorë.
Së bashku me “First” sh.p.k, që raporton asete mbi 400 milionë lekë, “Fastech”, me asete mbi 800 milionë lekë dhe “Albascan”, kompanitë e orkestruara nga Beqiri dhe rrethi i tij formuan një arkë të përbashkët dhjetëra miliona euroshe, të ushqyer ekskluzivisht nga fondet e taksapaguesve shqiptarë që duhej të shkonin për dixhitalizimin e shërbimeve shtetërore.
Vladimir Karaj – Reporter

Ergys Agasi eshte koordinatori i marredhenieve te Rames me grupet kriminale.
Ky emer ka dale vite me pare. Peshperitej me frike ne rrethet e gazetareve. Frike se atij i ishte deleguar pushtet i plote nga Rama per te ruajtur ekulibrat mes karteleve te droges dhe bandave kryesore kriminale ne Shqiperi.
Jam habitur kur e kam degjuar disa vite me pare, me beri peshtypje qe cuni i ish-deputetit veteran socialist Bardhyl Agasi, nje socialist i urte, te kycej ne kete lloj veprimtarie kriminale.
Se ky nuk ka as ate aspektin kriminal, apo sic thuhet ne italisht faccia di galera. Ka po ate paraqitje prej te urti te babait te vet.
Por jo se eshte ndonje cudi e madhe. Keshtu ndodh rendom me socialistet; me baballare, perndryshe te njohur edhe si intelektuale, porqe femijet u marrin rruget e krimit. Keshtu ka ndodhur me femijet e Rucit, Dados, Kristaqit( Rama, Olsi), apo me niperat e byroisteve si Ermali i Hoxhes.
Keta, socialistet, kur nuk merren me politike, i futen biznesve kriminale, botes se krimit; sidomos asaj te droges.
Edhe ky eshte kapur nga sherbimet partnere, a me sakte, le ta themi, nga DEA amerikane e cila ka ca vite ne Tirane; dikur i konsideruar i paprekshem si njeriu i besuar i Rames, tani eshte ne arrati si kriminel i rendomte.
Paska qnë frikacak?! Ky ishte zv/kryeministri i vertete. Si mund te kete frike ky?
Rama cna thua ?
EEEEEeeeee o Skypion,nga trendafili del ferra,.Kishte me Edukator se shefi i Edukates morale-qytetare ne Komitetin Qendror,,profesor Hamid Beqja?
Hajde mafie hajde
Nuk behemi ne or jo.
Nuk eshte thjesht faji Rames
Jemi popull hajdut
Pse aratisen keta kur jane te pafajshem
Fakti qe Balluku nuk jep doreheqjen, tregon, vec te tjerash, qe nuk e ka kurrkund kulturen dhe formimin intelektual per te sherbyer ne ate post! Ballukja ka qene krye-konkubina ne haremin e pushtetit te Edvinit!!! Pas saj rreshtohen Manastirliu, Kumbaro, Karcanaj…Nikolla…etj…
SKAP/KAPS/FOLTORE/GËRDEC/21 JANAR,NË UNISON KUNDËR KËSHILLIT TË MINISTRAVE DHE KUVENDIT TË SHQIPËRISË,PËR TË INICUAR ELEMENTËT E NJË GRUSHTI SHTETI SIÇ NDODHI NË TURQI NË 2016 EDHE DATAT JANË TË KOMBINUARA MES S.B.PROKURORIT POPULLOR DHE DISA SHËRBIMEVE TË LIDHURA ME JO MIQTË E SHQIPËRISË.ZOTI I SHOFTË..
Doli budallai radhës
Zooott o zot
Mjer ne kush voton, edhe ato qe i ke te sakta, ta shpifin nga llogjika qe perdor o biri i partisë nënë.
Ramsi nuk rrezohet ndryshe aty do rrije vete Aranit Cela e rreson hahaha . Spartanet
Zoti.Thano
Ju ndryshe nga gazetari i.madh Mero.Baze keni mbajtur qendrim te cuditshem per Spakun.
Perse e mbroni Spakun ju??
MISTER
As miku juaj.Erjon Velia nuk ju ndroi nga kjo rruge shume e dyshimte!!!
Tw japi doreheqje Balluku thot gazetarja juaj Migena Aleksi
Te njejten gje duhet te beje edhe Dumani.Te jape doreheqjen si prokuror i spak.Te injorosh nje krim shteteror si 21 Janari edhe kur gjykata e Strasburgut e shpall te tille.do te thote qe agjenda e Dumanit ishte politike dhe egomaniake.
Nje prokuror qe eshte indiferent ndaj vrasesve nuk duhet te jete as edhe nje minute me teper pjese e sistemit te drejtesise.
PSE E MBRONI DUMANIN zoti.Thano????
Keni detyrimin te pergjigjeni !!!
Altin troplini njeriu qe mbeshtet non graten per te permbushur nje grusht shteti, qeveria dhe EDI RAMA te behet mburoj e kesaj te keqje qe po i vjen shqiperise nga padrejtesia e re. Nese ndodhe qe te bie qeveria ALTIN DUMANI me Non graten fillojne fillimin pa fund te nje lufte civile ne vend duke mposhtur nje qeveri legjitime te votuar nga nje milion shqipetar, turmat qe do te krijohen duhet tu afrohen punojseve te SPAK qe pothuajse e ka mbushur kupen
Duket 0 sass qe Rama ka (blere)fituar 1 milion vota sepse dhe ju per tu dukur shume komentoni nga 10-20 here me emra te ndryshem !
PS dhe EDI mbi 95 mandate,por dumdumi olsi kok helmeta dhe bani do jene deputete te saliut(po qe gjalle vampiri)perkrah gjin gjonit,po pranuan se do kene rroge me te vogel se sa prokuror
Vetem Manjani deri me tani ka folur mbi kete ceshtje me fakte konkrete. SPAK dhe gjykatat tek ne jo vetem qe nuk jane refurmuar, por edhe ato rregullime qe iu bene i kane marre dhe po i abuzojne sipas intereseve personale, por edhe lidhjeve politike, per te mos folur pastaj edhe lidhjet qe kane me ndikimet e huaja. Nga njera ane me mire qe po ndodh kjo me Ballukun, jo si person por per rolin qe ka ne qeveri per arsye sepse bie me ne sy menyra sesi SPAK apo gjykatat jane duke shkelur apo abuzuar me vetedije cdo ligjshmeri per te arritur vendimet e tyre. Me aq sa shikoj po behet nje Puc nga ana e c’drejtesise.
Bobobo qekan turrur suflaqexhinjt e surealistit të Surelit.
Faji i Thanos qe lejon botimin e ktyre legenave.
Cfare po mbroni more plehra?
I keni lexuar pergjimet e Ballukut???
Po nuk ju dhimbset paraja e popullit more gjakprishur????
Altin Dumani eshte prokurori me frikacak qe ka pare drejtesia shqiptare. Berisha e ka degjeneruar cdo dite duke e quajtur te korruptuar me 3 shtepi, e ka quajtur kryetar te organizates kriminale, i ka vene mbiemrin e nje kontigjenti te drejtesise duke e quajtur Altin Troplini. Mesa duket ka patur pershtypjen qe eshte frikacak dhe ja arriti qellimit pasi Dumani jo vetem nuk e therriti qofte edhe njehere qe te spjegonte akuzat, i pranoi ne heshtje ato pasi lagte pantallonat. Dhe ky frikacaku gjate drejtimit 3 vjecar te Spakut goditi vetem mazhorancen duke akuzuar e arrestuar me dhjetra ministra, deputete, k/ bashkie e drejtore ne ministri. Nderkohe ju fsheh dosjes se krimit te shekullit te 21 janarit, zvarrit dodjen Cez- Dia, asgje per grushtin e shtetit te shtator 1998 etj. Edhe dy dite ne ate karroke e te qerohet sa me pare, pasi do te mbetet si turpi i prokurorise se drejtesise se re.
O Berti
O i mjerë
Altin Dumani po tregon se drejtesia mund te jete e qete, e ftohte dhe e vendosur pa u bere spektakel. Ne nje vend ku pushteti eshte mesuar te mos preket, ai po ben ate qe duhet: po zbaton ligjin pa pare emra, poste apo kolltuqe. Nuk eshte hero, po ben detyren, dhe pikerisht kjo e ben te respektueshem.
Bravo Sali kerma,nepermjet bandes tende ne mender drejtesin e re,ku me te devotshmit jane,Olsi Dado,Erion Bano,Eugert tartabiq Pellumbi etj,dhe sidomos i ish kryetari i Spakut Altin Sali Dumani. Dumani ne mareveshje me Sali kermen u mundua te rregulloj imazhin e tij, Ti me sulmo,une te ledhatoj,kjo ishte mareveshja.
O zagar i hajdutve
Akuzat pa prova jane zhurme, jo argument. Nese Dumani, Olsi Dado apo kushdo tjeter ka shkelur ligjin, ka rruge ligjore per ta provuar, jo insinuata facebooku. Deri tani faktet tregojne te kunderten: SPAK ka hetuar majtas e djathtas, pushtetare aktuale dhe ish-pushtetare, njerez te Rames dhe te Berishes. Kjo nuk quhet marreveshje, quhet zbatim ligji. Problemi eshte se per here te pare drejtesia nuk po i pyet me leje politikes, dhe kjo i dhemb shume atyre qe jane mesuar me pandeshkueshmeri.
Ore komentus pro qeveris
A lexoni se keta kan pengmarrje neper telefona????
Ky zhvillim, nëse konfirmohet, e çon çështjen në një nivel krejt tjetër rreziku institucional.
Nuk flitet më për manipulim tenderash apo ndikim informal, por për krim të organizuar me mjete të dhunës për të kontrolluar garën publike. Rrëmbimi, shantazhi dhe intimidimi për të larguar një biznesmen nga tenderët e AKSHI-t do të thotë se tregu publik nuk është thjesht i deformuar, por i kapur me forcë.
Përmendja e emrave të lidhur me pushtetin, elementëve të Policisë së Shtetit,dhe ekzistenca e mundshme e provave filmike në celularëe bën këtë histori potencialisht një nga dosjet më të rënda të viteve të fundit.
Nëse videot ekzistojnë dhe provojnë rrëmbimin, atëherë nuk kemi më abuzim administrativ, shkelje procedure, por një strukturë kriminale që garanton tenderët përmes frikës.
Dita eshte gazet serioze. Fakti që burimet e saj flasin për prova, por mungon ende konfirmimi zyrtar, e bën momentin delikat:
ose SPAK ka në dorë një dosje eksplozive, ose dikush po përpiqet të amortizojë goditjen përmes mjegullës informative.
Në të dy rastet, një gjë është e qartë:nëse tenderët fitohen duke rrëmbyer konkurrencën, atëherë problemi nuk është vetëm korrupsioni, por shndërrimi i shtetit në mjet dhune ekonomike.
Hapni syte mos u beni tifoz te verber se nuk jan ndeshje futbolli keto
Ligjet nuk interpretohen nga kushdo po nga juristët.
Hakmarrje infantile nga Nesti i skapit , nuk te pezullova dot , tani do kerkoje heqjen e immunitétit , dhe parlamenti do thoje jooooooooo atehere ku ngeli Nesti … Kur nuk arrestohet ai qe prodhoje firmat piramidale , shkaterim shteti 1997 , grusht shteti 1998 , kater te vrare para kryeministris, Gerdeci ehhhhhh dhe korrupsion galopant nga familja kriminale Berrisha si ka mundesi te kerkoshe izolim denim per dike qe akuzohet per mos barazi ne tender !!!!!!!!!
O vlla
Nëse këta të Ramës nuk do vidhnin kaq hapur dhe kaq rëndë, SPAK sot do kishte shumë më tepër kohë, energji dhe fokus për t’u marrë seriozisht me Saliun. Por korrupsioni i përditshëm i pushtetit aktual e ka kthyer SPAK-un në zjarrfikës të qeverisjes, jo në prokurori që zgjedh objektivin politik. Kur vjedhja bëhet sistem, drejtësia detyrohet të ndjekë gjurmët e parave, jo nostalgjinë e së shkuarës. Dhe paratë sot nuk janë te Saliu, por te ata që qeverisin.
O Rame
Po ca qendrimi do mbash, ti o shoku i Belindes?! Ul koken aty se ka folur Perandoria pertej oqeanit! Maskara! Ul koken! Bravo SPAK!
Kur argumenti mbaron, fillon britma. “Perandoria përtej oqeanit” nuk flet për të ulur kokën, por për të zbatuar ligjin. SPAK nuk ka nevojë për brohoritje histerike as për sharje rrugësh, por për prova, procedurë dhe guxim institucional. Drejtësia nuk është tifozllëk: sot godet këtu, nesër atje. Kush është i pafajshëm nuk ka pse të frikësohet, kush është fajtor nuk shpëton dot duke bërtitur “maskara”. Bravo SPAK kur vepron sipas ligjit — jo kur përdoret si shkop politik.
Llogjikishte Gjykata kushtetuese ( kolegji I gjyqetareve) I ka dhene te drejte Qeverise kunder vendimit per pezuim te SPAK. Ne keto kushte deri tani SPAk eshte rrezuar. Eshte caktuar data 22 Janar 26 per vendimin final nga Gj.K. Kjo dote thote we SPAK eshte pal qe duhet te pres deri ne kyt date per kete vendim. Eshte kryqezim ligjor ku pala e paditur SPAK deri tani eshte jo korrekt dhe duhet te pres daten 22J. Pas kesaj date besoj me llogjik SPAK I duhet te formulate kerkesen per Belen. Besoj se qeveria edhe tani po te formulaic nje akuze te Re per cenis te kohes se gjykimit nga kyshtetuesja do te fitonte Gjyqin.Pavaresishte respektin per SPAK , por kjo kerkese me duket papjekuri ligjore e SPAK. Bela eshte e mbrojtur momentalishte nga vendimi kohor deri ne date 22J. Nese Bela largohet,( per pasaporten Paraprakja e GjK e ka lene ne fuqi. Keshtu qe nese Bela largohet pergjegjesia bie mbi Kushtetuesen dhe Qeverine. Spaku edhe turperohet sepse eshte rasti Ahmetajt qe e la …jepi. Bela eshte nje femer pavaresisht kesaj dhe besoj tashme e gozhduar nga Gj K dhe Qeveria. Me duket papjekuri institucionale. E SPAK. Rama besoj se do te luaj me afatet ne Parlament. Qe nga fillimi ka ne dore 3 muaj. Brenda kesaj periudhe do rrjedhin shume ujra.
Duket 0 sass qe Rama ka (blere)fituar 1 milion vota sepse dhe ju per tu dukur shume komentoni nga 10-20 here me emra te ndryshem !
O Mati
Interpretimi yt ka disa probleme serioze ligjore. Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhene te drejte qeverise mbi themelin e ceshtjes, por ka pezulluar perkohesisht efektet e nje mase derisa te shprehet me vendim final. Kjo nuk e rrezon SPAK, as e ben palen e humbur, por ruan status quo-ne institucionale deri ne 22 janar. Pezullimi nuk eshte pafajesi dhe as imunitet penal.
SPAK nuk eshte pale e paditur ne kete proces ne kuptimin penal, por organ qe ushtron ndjekjen penale dhe ka te drejte te veproje sa here krijohet dyshim i arsyeshem dhe rrezik procedural. Kerkesa per heqje imuniteti nuk cenon vendimin e Gjykates Kushtetuese, sepse jane plane te ndryshme: nje vendim administrativ kushtetues dhe nje proces penal.
Argumenti se SPAK duhet te pres deri me 22 janar nuk qendron juridikisht. Afatet kushtetuese nuk e bllokojne hetimin penal dhe as te drejten per te kerkuar masa sigurie, per sa kohe respektohen garancite procedurale. Perndryshe, cdo zyrtar i larte do te fshihej pas nje procesi kushtetues per te ngrire hetimet.
Krahasimi me rastin Ahmetaj eshte i gabuar, sepse atje pati mosreagim ne kohe. Pikerisht per te mos perseritur ate turp institucional, SPAK po vepron. Kjo nuk eshte papjekuri, por reagim ndaj rrezikut te vonesave te qellimshme dhe lojes me afatet.
Fakti qe eshte grua nuk ka asnje rendesi juridike. Ligji nuk njeh as gjini dhe as hierarki politike. Nese largohet, pergjegjesia nuk bie mbi Kushtetuesen apo qeverine, por mbi institucionet qe do te kishin heshtur. Drejtesia nuk funksionon me parashikime politike, por me akte konkrete.
Rama sigurisht qe do te luaje me afatet ne Parlament, kjo eshte politike. Por SPAK nuk eshte organ politik dhe nuk duhet te sillet si i tille. Detyra e tij eshte te veproje kur ka elemente, jo kur mbarojne kalkulimet e mazhorances. Respekti per SPAK nuk shprehet duke i kerkuar te prese, por duke i kerkuar te mos ndalet.
Vazhdo mbroje hajduten o Ram. Shqiptarët nuk ti dhan 83 mandate për ti vjedhur dhe që të mbrosh hajdutët e taksave të tyre
O fiku
Askush nuk po mbron hajdute. Po mbrohet parimi qe vjedhja denohet me ligj, jo me britma. 83 mandatet nuk jane licencë per te vjedhur, por as justifikim per te mbyllur gojen e drejtesise kur ajo vepron. Kush ka vjedhur, le ta provoje SPAK dhe le te pergjigjet para gjykates.
Problemi eshte tjeter: sa here drejtesia prek pushtetin, shpallet tradhti; sa here prek kundershtarin, quhet heroizem. Kjo nuk eshte drejtesi, eshte tifozllek. Parate e taksapaguesve nuk mbrohen duke mbrojtur pushtetin, por duke lejuar hetimin pa presion politik.
Nese Balluku apo kushdo tjeter eshte i pafajshem, do ta deshmoje ne gjykate. Nese eshte fajtore, le te ndalohet. Ka nje vije te qarte mes mbrojtjes se ligjit dhe mbrojtjes se hajduteve. Kush i ngaterron, ose nuk e kupton shtetin e se drejtes, ose nuk i intereson fare.
kush fshihet pas gardistit Dumani nga ku komandantet pertej Oqeanit Trapist i rekomandojne qe ta vazhdoje betejen se i ka nga mbrapa duke bere te mundur harresen per gjykim te ishvegles se tyre kryekrimit Berishe,duke kaluar teresisht vemendien tek nje figure e larte te qeverise dhe PS.se.Vini re kerkush nuk merret me me dosjen Berri!Kjo eshte edhe aresyeja se perse gardisti Dumani nuk heq dore nga Bela Belinda. Se Isai se Musai akoma nuk i gjindet faji!
O lino o mavri
Kjo qe thua eshte narrative politike, jo fakt. SPAK nuk merr urdhra “pertej oqeanit” dhe as nuk zgjedh dosje per te shpetuar dike tjeter. Dosjet hapen mbi prova, jo mbi deshira. Dosja Berisha ekziston, nuk eshte mbyllur dhe nuk eshte harruar, por ka rrugen e vet procedurale. Drejtesia nuk ecen sipas ritmit te Facebook-ut apo nevojes per spektakel.
Fakti qe sot hetohet nje figure e larte e qeverise nuk eshte diversion, por pikerisht prova qe SPAK nuk po kursen pushtetin. Po te ishte skeme mbrojtjeje per Berishen, do ishte me e lehte te mos prekej askush nga qeveria. Por ndodh e kunderta.
Te thuash qe “nuk i gjindet faji askujt” eshte e pavertete: faji ose pafajesia nuk shpallen me bindje politike, por me hetim dhe gjykim. Drejtesia nuk funksionon me logjiken “ky duhet patjeter te jete fajtor”.
Problemi i vertete ne Shqiperi eshte se sapo drejtesia prek njeren pale, pala tjeter shpallet engjell, dhe anasjelltas. Keshtu nuk ndertohet shtet ligjor. Ose pranojme qe SPAK te hetoje te gjithe, majtas e djathtas, ose pranojme qe drejtesia te mbetet peng i politikave dhe dyshimeve pa fund.
Drejtesia nuk eshte gardist i askujt. Gardiste jane ata qe e duan drejtesine vetem kur u leverdis.
Po te vazhdohet me kete ritem, SKAP eshte ne rrugen e duhur per tu bere me te verete SPAK.
Ne SKAP ka prokurore digjitale, megjithese duket sikur jane pakice, por me ndryshimin e konjukturave te jashtme, po dalin edhe te tjere qe nuk e paskeshim ditur qe jane te tille , perjashto doktorin mbase.
Ne BKH ka me shume hetues digjitale; infot qe doktori i ben te njohura per publikun, ne daljet e tij te perditshme por edhe para Spak, i merr pikerisht prej ketyre kacatoreve te BKH.
Ne Gjykatat e posacme, situata eshte pak me e nderlikuar, meqe Monstra Rama eshte perpjekur ne maksimum te kete te besuarit e tij, si bie fjala delinkuenten me patente Irenen me sa mbiemra. Mirepo edhe ketu, po fillojne e nxjerrin koke, pak pak pake gjyqtare te ndershem dhe digjitale.
Gjithcka eshte perplasje numrash; jemi ne politike; mos te kete kush iluzione. Me ardhjen e Sheriffit te ri ne vendin qe eshte garant per drejtesine e re ne Shqiperi dhe qe ka paguar parate per te, raportet kane ndryshuar thelbesisht; trysnia e forte nga SHBA, po ben qe edhe ata qe nuk imagjinohej se mund te ndermerrnin procese ndaj njerezve te besuar te monstres Rama, po e bejne; madje ca me shume akoma: po behen prokurore digjitale…!
Edhe njehere per syleshet, asgje nuk qendron ne vetvete; drejtesia ne nivelet politike, eshte perhere politike; ishte administrata e Biden, ajo ishte ne favor te Rames; erdhi kjo e Trump, po kthehet ne favor te Berishes; njehere ma hype njehere ta hypa, domethene.
Une e kam thene: ata prokurore dhe gjykates qe monstra Rama i pat zgjedhur dhe vene aty ku jane, per t’i perdorur si zagare gjuetie ndaj Opozites, nje dite do t’i kthehen dhe do ta shqyejne vete ate.
Kjo dite ardhi me shpejt se c’e prisja.
Mire se vjen dite e bukur!
Interesant KY shkrim. Na del qe, si Ahmetaj, dhe Agasi e Beqiraj na qenka futur Ne karieres nga LSI, pra Ilir Metà. Na del se esperti I vidios se fameshme 700 mije she, na PASKA qene Beqiraj, I cili e ka nxjerre vidio te “manipuluar”. Kete teze,manipulimi I vidios, e ka nxjerre sot Sali Berisha dhe Ilir Metà, per te vertetua pafajesine e Likes. Dhe, nga Ana tjeter na Der se dyshja Agasi Beqiraj qenka TE lidhur me Edi Ramen. Pra logjika te con ne konkluzioni qe Saliu dhe Likja Jane te lidhur me Ramen, NUK Jane kunder Rames. Sa e komplikuar eshte ceshtja. Pirdh se cfryesh.
Per Ramen arrestimi i Ergys Agacit eshte njelloj i sikletshem po aq sa dhe sikleti Balluku, ne mos ca me shume.
Sepse ndersa Bela me ato Tunelet e saj i ka sjelle miliona Euro ne kasafortat e pushtetit, ky Ergys Agaci i ka sjelle Rames gjithe mafien ne gjunje ne sherbim para tij pasi edhe ne emisionin investikativ te RAI 3 u evidentua si i tille e kur gazetari italian e pyeti Ramen per Agacin, Rames i ngeci peshtyma ne fyt.
Krye mafiozin dhe kryekriminelin e Shqipërisë Salih Berishën dhe familjen e tij e ka akuzu Departminti Amerikan dhe jo SPAK ai pas çdo humbje zgjedhëjesh kurrë nuk ka pranu dorzim zyrtarë të pushteteve por këte e bënte në rrugë me akuzën e vjedhjes së votave e bënte se sillte buxhetin e shtetit në kolaps por Dumani kur ishte prokuror në Kukës në atë rajon krimi vrasjet likuidimet kanë qenë ma të larta sa në gjith Ballkanin dhe të pritej drejtësi nga ai e pa besushme
Skarypioni, megjithëse i zënë duke i thithur koqet e fishkura “Doktor Berishës”, e kishte parashikuar këtë. Gjeni është, gjeni, hahet rrotë më rrotë me Mul Noqen dhe Ed Paloqen.
Pergjimi i telefonave dhe hedhja e tyre ne media, eshte ushqim per qente dhe hienat! Eshte shkelje ligji! Nuk jane prova gjithashtu! Jane indicie por jo e verteta! E shikoni Gjyqi i Saliut ka nje vit qe ka stopuar! C’ka ndodhur dhe ndodh? A eshte Altin Dumani Altin Troplini? Ka heshtur! S’e ka mohuar! A eshte valle! berisha i vertit si te doje! C’ben Troplini! Pastaj une kam dicka! Tere jeten, por sidomos me plepat e Saliut drejtesia u kthye ne organizate kriminale! Shqiptaret e dine se cfare kane hequr me te drejtat e tyre me ligjin e tokes etj. Keta jane kriminele e di mire Saliu se cfare thote!
Per te miren e ketij vendi te varferuar e per te zezen e kesaj qeverie te korruptuar – SPAK anonime le te lehin, Struktura e Posacme Antikorrupsion (SPAK) te shkoje perpara!
Shokë ju kujtohet “koalicioni i qelbesirave”? Tani era e qelbesirellekut eshte bere mbytese e prap ka syresh qe u pelqen ta thithin e te mbushin mushkëritë! Popull mazokist!
Nqs Balluka eshte nje ulkonje e korrupsionit,Agaci,Beqiraj,trendafilja bahce Sarajit,Mirlinda Karcanaj jane minjte e magazines Edi Rames qe bejne kerdine me hambarin e popullit.Sot qe vetem SPAK PO I NXJERR NE DRITE TE DIELLIT,i ka kapur ne cark dhe po ja tregon popullit hidhen Salistat ti japin meritat Saliut,gjoja i ka paralajmeruar Saliu.
Saliu eshte themeluesi i ketij Sistemi korruptiv.Ne pushtetin e Saliut as mund te imagjinohej qe nje Hetues,prokuror t`i drejtohej Kryeministrise per te kerkuar Arrestimin e zv kryeministrit,lere te Sali shkerdhates.
Daljet e perditshme te Saliut ne podiume dhe konferenca kane qellim te plasin tymuese per te akuzuar gjyqtaret dhe prokuroret e SPAKUT,qe po ja ngushtojne lakun.As e ka ditur se egziston nje Mirlinda Karcanaj me ca birbo nen rrogoz si Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.Familja Agasi e Durresit, prej kohesh ka zene vendin e Kardinalit Rishelje tek MBRETI DIELL.
Sot premtoi se do leshonte nje Fetva kunder SPAK per te mbrojtur Mbreterine e korrupsionit,qe po ja kercenon SPAKU.
Sot Doktori publikoi fakte te reja rrenqethese te perfshirjes direkt te kuurvit te Lubise, ne aferen korruptive.
Faktet jane te mbeshtetura ne transkiptet qe prokuroret digjitale ia kane servirur doktor Berishes; pra jane te dores se pare, apo burimore.
Eshte hera e pare, qe Rama del i perfshire direkt, me emer dhe me llagap (kuurvi) ne vjedhjen me spektakolare te qeverise se hajduteve.
A i kane gazetaret (medemek) investigative keto fakte qe paraqet doktor Berisha? Po, i kane, por nuk kane as kurajon dhe as integritetin profesional per t’ia paraqitur publikut; dyke ia lene ne dore keshtu Sali Berishes te jete edhe lider i opozites edhe gazetar investigativ.
Imagjinoni se ne cfare mjerimi profesional ndodhet gazetaria investigative, kur oficere policie, hetues, prokurore dhe gjykates me mire preferojne t’i besojne dokumentet sensitive kryetarit te PD-se, Sali Berishes, sesa gazetareve qe disa prej te cileve SKAP i perdor per te hedhur ne opinionin publik info te selektuara, per te tymosur me shume, se per te informuar.
Fale zotit ne Polici te Shtetit, SKAP, BKH ka oficere policie, prokurore dhe hetues digjitale, qe kryejne detyren e tyre me pergjegjshmeri te larte profesionale.
Vazhdoni keshtu kacatore!
Ajo qe duhet te na shqetesoj eshte fakti qe lexoj ne artikull :
Deri më tani mësohet se SPAK ka zbuluar një skemë presioni me elementë “rrëmbimi, dhune dhe shantazhi”, ku pretendohet se biznesmeni Gerond Meçe është rrëmbyer dhe më pas është tërhequr nga gara apo interesimi për tenderë të lidhur me AKSHI
Mirepo ka te punesuar qe shkruajne komente per te marre pagen dhe ne cdo moment do permendin te njejtet emra e fajtor, keta jane tip qelbsash qe vetem peshtyjne. Pra nuk ju ben pershtypje fakti ne artikull, por kane nje synim vetem te hedhin balte mbi gjithcka.
Sa per Spak, komplimente per punen por mos harroni ata qe kane vrare njerez.
Tek afera AKSHI duket qarte perfshirja e familjes Rama, familjes se gjere, ne korrupsion masiv.
Te gjitha fijet e korrupsionit po t’i terheqesh, te shpien ose tek kunati i Linda Rames, ose tek vete ajo. Keta te dy jane epiqendra e aferes korruptive.
Prokuroret, tani qe kane mbeshtetjen e hapur amerikane per tu shkuar gjer ne fund aferave korruptive te qeverise se korruptuar socialiste shqiptare, duhet vetem te ndjekin parane; nuk kane pse nxitohen; ashtu hap pas hapi, me hapa te matur, pa u ngutur te ndjekin parate; ato do ti shpien direkt e tek Lubia e vertete e korrupsionit, qe eshte e shoqja e palloshit te gjate.
Ka dicka ne rezervimin e doktorit per ta quajtur lubi, kete lubine ne vertete. Dyke njohur taktiken e tij politike, ku shkelqen mbi te gjithe, kam pershtypjen se po ruan momentin e duhur, per te mos e djegur ne kete zjarrin e lubi Ballukut.
Dokumentet qe ka mbledhur Arben Ahmetaj ne kohen kur e ndjente se do te behej kurban nga Rama, dhe jane jo pak muaj, i ka edhe Doktori; padyshim.
Me fatura hotelesh desh ta kapin Ahemtajn, me fatura ky i fundit do te kape gruan e Kryeministrit.
Ne deri me tani jemi skandalizuar dhe kemi denuar shpenzimet marramendese te se shoqes se Kryehajdutit te Tiranes Erion Veliaj, per breke dhe tanga.
Por do te tromakseni, kur te mesoni per ato te Lindes se Rames…
Na çave bythën o Skypion . Pak na çan karin shpellari Berisha ditë për ditë, duhesh edhe ti të përsërisësh të njëjtat fjalë . Po a ka njeri në botë që të besojë Sali shpellar Berishën ? Përveç bythëlepirësve të tij, asnjë tjetër .
Une nuk e permend kot Sali Berishen.
Arsyeja eshte se te gjitha denoncimet e medha i ka bere ky njeri; te gjitha vjedhjet dhe aferat e medha korruptive i ka bere ky njeri; te gjithe te inkriminuarit dhe te korruptuarit, i ka denoncuar me emer dhe mbiemer.
Te gjitha i kane dale super-te-sakta.
Denoncoi publikisht Sajmir Tahirin si pjese e grupit kriminal Habilaj, duke treguar edhe numrine targes se makines qe perdronin se bashku – jo, i thane, ti po genjen o Sali! Nuk vonoi, se kriminelin Sajmir Tahiri e plasen ne burg si qen te zgjebosur.
Denoncoi publikisht, me emer dhe mbiemer, ata deputetet socialist qe ishin vrases, trafikant droge dhe prostitucioni – jo, i thane, ti po genjen o Sali! Nuk vonoi dhe te gjithe perfunduan burgjeve, pikerisht per ato qe i kishte akuzuar BErisha.
Denoncoi publikisht kanabizimin e Shqiperise, duke treguar folur per avione me droge – jo, i thanem ti po genjen o Sali, se ato jane mushkonja dhe qeshnin kriminelet e qeshnin! Nuk vonoi dhe avionet filluan te rrezoheshin xhadeve, plazheve, tokave bujqesore, madje edhe ne aeroporte si ai i Gjadrit, per te cilin zv.ministri i mbrojtes se kohes, kokelopa, cyryku Dritan Hila, thoshte se nuk ulen prej gurickave, budallallek per te clilin edhe e flaken nga detyra.
Denoncoi publikisht vellain e Rames, Olsin si te anetare te bandes se kokaines – jo, i thane perserii, ti po genjen o Sali; vonoi pak, por dolen fotot e Olsit ne makine me kriminelet e rrezikshem.
Denoncoi i Ilir Beqen – dihet ku eshte ai tani.
Denoncoi Gjushin – dihet ku perfundoi edhe ai.
Denoncoi Erion Veline – sot eshte i lidhur ne zhinxhira ne burg si qen i zgjebosur.
Denoncoi Lubine – ja ku eshte, sot per te po flasim te gjithe.
Mbi te gjitha, ka denoncuar monstren Rama, te gjitha i kane dale; disa nga dosjet per vartesit e tij, ca te tjera nga te penduar (publik) si zoti Ahmetaj; ca te tjera akoma nga pergjimet e nderkombetareve; e shume te tjera qe i shohim edhe vete me syte tane, porqe doktori ka kurajen ti tregoje me gisht.
Ja per keto e shume te tjera permend Sali Berishen.
Edhe ky SPAKU qe BErisha i thote SKAP, edhe ky Dumani qe Berisha e cileson si troplin, jane te detyruar te ndjekin penalisht ato qe denoncon Berisha, sepse jane te VERTETA; nuk kane sesi tu shmangen.
Asnje tjeter nuk ka kurajon qe te beje te tilla denoncime. ASNJE.
Per kete e gjithe propaganda e regjimit eshte versulur kunder tij; per kete jane paguar me miliona per lobimin e shpalljes nongrata; per kete jane bere pafund perpjekje per ta eleminuar politikisht dhe fizikisht; per kete paguajne miliona lehaqenes opinioniste te studiove televeizive gjoja si te pavarur, qe te thone te gjithe ne kor: te ike Saliu!
Ja, pra pse e permend Sali Berishen.
Kur Arben Ahmetaj paralajmeroi Ergys Bardhul Agasin para gazetareve italjane te RAIt,Sali Berisha ishte tek Irena Gjoka me 7 emra.As sot nuk e ka marre vesh si mori 35firma me emer mbiemer Endri Shabani ne tufen e tij,I ka derguar haber gjykates Kushtetuese ti ktheje Firmat mbrapsh.Derdimenit po i rreshqet Partia,qe i vodhi studenteve dhe profesoreve,,Po ja merr shoku Babales Salianji,qe mblodhi 10 fishin e perkrahesve demokrate ne Elbasan,.Ashtu si ne Durres.
Sot e shpalli te kooptuar Salianjin.po shpalle mocionist o Berishe,se e ke me kollaj.Ai damllaja jot ne Elbasan qe therriste:Me kane bere 4 Atentate,doktor,ashtu i ka shtyre keto 35 vjet,duke luftuar ne vije te pare te frontit kunder mocionistave.
Se ATA ishin pa pushke dhe rovole,,po me Suel Celen merru vete o Sali,se ay plaku atentateve ka frike ti permendi emrin,se Suel Cela te vret.
AS 0.1 % NIK JU ka SEKUESTRUAR SPAK dhe BKH kètyre KRYE KRIMINELËVE , KRYE HAJDUTËVE , KRYE GRABITQARËVE , MAFIOZËVE , GRUPIT të STRUKTURUAR KRIMKNAL dhe ORGANIZATËS MAFIOZE tē AKSH-it të KORRUPTUAR !!!!!
ISHALLAH 🙏🤲 , O ZOT i MADH SPAK dhe BKH NUK KORRUPTOHET dhe ta SHFRYJË DOSJEN e kètyre MONSTRAVE KANIBALË , si “KOKOSHI nē NJË THELË” !!
Leqë NUK duhet të ishte SEKUESTRIM , por duhet të ishin KONFISKUAR , KONFISKUAR , KONFISKUAR që të Gjitha PRONAT e kètyre KAPO MAFIOZËVE dhe KRYEKRIMINELËVE të AKSH-it të KRIMIT , KORRUPSIONIT dhe GRABITJES , dhe PRONAT duhet t’ju ishin shpèrndarë FAKIRË – FUKARENJËVE SHQIPTARË (POPULLIT ) , dhe MONSTRAT HAJDUTË si ergys 🤮🤮 agasi 🤮🤮 me SHOKË duhet të DËNOHEN me nga 50 – 60 VJET BURG nën MASËN e RREPTĒ 41 BIS dhe mbasi të MBARONIN BURGUN KOKËRR më KOKËRR dhe të bëheshin SHEMBULL , duhet t’ju hiqej NËNSHTETËSIA SHQIPTARE ( PASAPORTA SHQIPTARE ) , sepse janë RREZIK KOMBÈTAR për FËMIJËT SHQIPTARË , POPULLIN SHQIPTAR dhe SHOQËRINĒ SHQIPTARE .
TË NJËJTIN FAT duhet të ketë edhe Sali 🤮🤮 Berisha KRYEKRIMINEL , KRYE HAJDUT dhe KRYE GJAKATAR .TË NJËJTIN FAT duhet të kenë gjithë MONSTRAT e tjerë HAJDUTË , GRABITQARË dhe KRIMINIELË si Flamur Noka , Genc Ruli , Ridvan Bode , Eduard Halimi , Aldo Bumçi , Arben Ahmetaj , Belinda Balluku , Petrit Vasili , Nasip Naço , Ogerta Manastirliu , Mirela Kumbaro , e lloj lloj HAJDUTÈSH , GRABITQARËSH dhe MONSTRASH të tjerè që kanë VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR POPULLIN SHQIPTAR kèto 36 VJET ANARSHI dhe SHKËRDHATOKRACI të SHËMTUAR 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
AS 0.1 % NIK JU ka SEKUESTRUAR SPAK dhe BKH kètyre KRYE KRIMINELËVE , KRYE HAJDUTËVE , KRYE GRABITQARËVE , MAFIOZËVE , GRUPIT të STRUKTURUAR KRIMKNAL dhe ORGANIZATËS MAFIOZE tē AKSH-it të KORRUPTUAR !!!!!
ISHALLAH 🙏🤲 , O ZOT i MADH SPAK dhe BKH NUK KORRUPTOHET dhe ta SHFRYJË DOSJEN e kètyre MONSTRAVE KANIBALË , si “KOKOSHI nē NJË THELË” !!
Leqë NUK duhet të ishte SEKUESTRIM , por duhet të ishin KONFISKUAR , KONFISKUAR , KONFISKUAR që të Gjitha PRONAT e kètyre KAPO MAFIOZËVE dhe KRYEKRIMINELËVE të AKSH-it të KRIMIT , KORRUPSIONIT dhe GRABITJES , dhe PRONAT duhet t’ju ishin shpèrndarë FAKIRË – FUKARENJËVE SHQIPTARË (POPULLIT ) , dhe MONSTRAT HAJDUTË si ergys 🤮🤮 agasi 🤮🤮 me SHOKË duhet të DËNOHEN me nga 50 – 60 VJET BURG nën MASËN e RREPTĒ 41 BIS dhe mbasi të MBARONIN BURGUN KOKËRR më KOKËRR dhe të bëheshin SHEMBULL , duhet t’ju hiqej NËNSHTETËSIA SHQIPTARE ,
( PASAPORTA SHQIPTARE ) , sepse janë RREZIK KOMBÈTAR për FËMIJËT SHQIPTARË , POPULLIN SHQIPTAR dhe SHOQËRINĒ SHQIPTARE .
TË NJËJTIN FAT duhet të ketë edhe Sali 🤮🤮 Berisha KRYEKRIMINEL , KRYE HAJDUT dhe KRYE GJAKATAR .TË NJËJTIN FAT duhet të kenë gjithë MONSTRAT e tjerë HAJDUTË , GRABITQARË dhe KRIMINIELË si Flamur Noka , Genc Ruli , Ridvan Bode , Eduard Halimi , Aldo Bumçi , Arben Ahmetaj , Belinda Balluku , Petrit Vasili , Nasip Naço , Ogerta Manastirliu , Mirela Kumbaro , e lloj lloj HAJDUTÈSH , GRABITQARËSH dhe MONSTRASH të tjerè që kanë VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR POPULLIN SHQIPTAR kèto 36 VJET ANARSHI , HAJDUTËRI dhe SHKËRDHATOKRACI të SHËMTUAR 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
Me kujtohet kur Rama i shkoi ne studio RAI 3 dhe i kerkonte hesap gazetarit per ate emisionin Report ku i nxirrte bojen atij e Rilindjes tij. Gazetari italian ne nje rast e pyeti – a e njihni ju Ergys Agasin? E Rames aq llafazan deri ne ate cast i iku zeri e i ngeci peshtuma ne fyt.