Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pista e re: Dy trupat e “Koçoles” dhe Sulovarit mund të jenë groposur në zonën e Qafë-Botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pista e re: Dy trupat e “Koçoles” dhe Sulovarit mund të jenë groposur në zonën e Qafë-Botës
AktualitetKronike

Pista e re: Dy trupat e “Koçoles” dhe Sulovarit mund të jenë groposur në zonën e Qafë-Botës

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Ka kaluar një muaj që nga zhdukja e dy shokëve në Sarandë, por autoritetet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë se ku mund të jenë trupat e tyre, gjallë apo vdekur. Hetuesit dyshojnë se Leonard Thodhori, i njohur si “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari, që mbante edhe mbiemrin Krasniqi, mund të jenë eliminuar fizikisht dhe groposur diku ku është e vështirë që të gjenden, nga një grup kriminal, për motive të larjes së hesapeve, prishje pazaresh apo edhe hakmarrje të mundshme, sikurse edhe pronësia. Kjo bazohet në faktin se për asnjë çast të humburit nuk do kishin humbur kontaktet me familjet e tyre dhe për koicidencë në të njëjtën kohë. Edhe ato pak gjurmë apo shenja të gjetura ishin të çuditshme, që përforcojnë dyshimin e një rrëmbimi. Pamjet filmike, makina e braktisur e Thodhorit, bisedat e fundit me miqtë, ilaçet e “Koçoles” brenda mjetit dhe shqetësimet e ditëve para zhdukjes, tregojnë se dy miqve u ka ndodhur diçka e keqe.

Edhe Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovarit, ka shpjeguar se shpresat që ata të jenë gjallë pothuajse janë shuar. Madje beson dhe orienton hetuesit, se trupat e tyre mund të jenë afër zonës së Qafë-Botës, pasi sipas tij, personi me të cilin ka pasur konflikt ‘Koçolja’, jetonte afër asaj zone. “Miri ka hyrë në makinë me mirëbesim. Atje ku i kanë çuar, i kanë çuar po me mirëbesim dhe dyshohet se janë humbur në Qafë-Botë.

Aty është një kthesë që nga një anë shkon në Ksamil, nga ana tjetër për Qafë-Botë. Nga biseda me njërin që ka njohur dhe Koçolen, personi që ka pasur këtë konfliktin për pronën ka qenë nga kjo zonë”, tha Gjini. Në protestën që familjarët bënë një javë më parë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u deklarua se nuk besonin shumë te pista e pronësisë, se nuk mund të vritet njeriu për 7 mln lekë të vjetra. Ata hodhën dyshime për nxitje të krimit nga një grup apo persona të tretë, për arsye ende të panjohura.

- Publicitet -

Paralelisht hetimet dhe kërkimet po vijojnë, teksa i ndjek vetë kryepolici Muhamet Rrumbullaku. Nga Kosova janë marrë qenë të stërvitur për kërkime trupash dhe forcat e kërkimit janë përqendruar në disa prej zonave ‘hot-sport’. Policia dyshon gjithashtu se dy personat e zhdukur janë ekzekutuar dhe groposur në një zonë pranë Ksamilit. “Policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, pasi ata kanë qenë të specializuar për të gjetur erën e trupit të njeriut. Aty po kërkohen trupat e viktimave dhe është e vështirë të jetë kryer shkrirja e trupave në acid. Ka pasur dhe kërkime nga pala shqiptare por pa rezultat, dhe kjo është arsyeja pse ka hyrë në lojë Kosova”, thanë burime nga policia vendore. Edhe vetë familjarët janë angazhuar që prej fillimit me kërkime në terren, duke ndjekur shenjat dhe gjurmët, si dhe dëshmitë e banorëve të zonës, por pa asnjë sukses deri tani.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?