Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Fier 67-vjeçari për llogari të Spanjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Fier 67-vjeçari për llogari të Spanjës
AktualitetKronike

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Fier 67-vjeçari për llogari të Spanjës

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Një 67-vjeçar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjolekë Pazaj, i cili pas esktradimit, do përballet me drjetësinë spanjolle.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë: 

Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë, kapet nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin, 67-vjeçari. 10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë

Komentet e Fundit

  1. kastriot on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. K R on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. Piqeras on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  4. Skypion on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. Xha Teme Analisti on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?