Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pjesëmarrja në votime, 41 përqind apo 85 përqind? Shifrat në një raportim pa kontekst mund të gënjejnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pjesëmarrja në votime, 41 përqind apo 85 përqind? Shifrat në një raportim pa kontekst mund të gënjejnë
Lajmi i funditPolitike

Pjesëmarrja në votime, 41 përqind apo 85 përqind? Shifrat në një raportim pa kontekst mund të gënjejnë

Published: May 12, 2025
Shpërndaje

Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe disa fizikisht).

Por nga këta, vetëm 1.91 milionë banojnë në Shqipëri (sipas INSTAT-it) dhe pjesa tjetër jashtë vendit.

Duke ekstrapoluar përafërsisht përqindjet e pjesëmarrjes (të raportuara provizorisht nga KQZ një orë para mbylljes së votimit), rezulton se votuan këtu mbi 1.5 milionë zgjedhës, ndërkohë që rreth 195 mijë i dërguan votat me postë nga diaspora.

- Publicitet -

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme, rezulton se rreth 408 mijë zgjedhës të këtushëm nuk votuan. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan rreth 79% e zgjedhësve të këtushëm. Nga ana tjetër, mbi 1.6 milionë zgjedhës të diasporës nuk votuan. Ose mund të thuhet se votuan vetëm 10.8% zgjedhësve në diasporë – thotë analisti Eduard Zaloshnja.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vetëm 1.75 milionë shtetas votuan, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan vetëm 46% e të gjithë shtetasve me të drejtë vote. Por kjo, brenda e jashtë vendit.

Në dy tabelat e mëposhtme janë të përmbledhura shifrat e mësipërme si edhe ato në nivel qarku.

Gazetari Lutfi Dervishi shkruan se disa media raportojnë për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e sotme, duke lënë të kuptohet se zgjedhësit po bojkotojnë procesin. Por faktet tregojnë krejt të kundërtën, sipas tij.

“Në Shqipëri janë regjistruar 3.7 milionë votues, por në vend jetojnë realisht rreth 1.8 milionë votues, duke përjashtuar diasporën që ka votuar për herë të parë këtë vit.

Edhe censusi i fundit nëse i besojmë tregon se këtu jetojnë 2.4 milionë banorë (pra përfshirë segmentin nën 18 vjeç)

Rezultati paraprak i KQZ-se, thotë se kanë votuar 41.37% e të regjistruarve, pra rreth 1,530,690 votues (pa llogaritur votuesit e diaspores).

Kjo përfaqëson rreth 85% të votuesve në vend, një përqindje që konkurron pjesëmarrjen në rajon dhe në BE.

Shifrat në një raportim pa kontekst të gënjejnë. Minimumi kanë votuar 85%! Shqiptarët mund t’i akuzosh për çdo gjë, por jo që nuk votojnë – shkruan Dervishi.

n.s. / dita

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    May 12, 2025 at 6:30 am

    85, tjerat janë mashtrime të ambasadave të degjeneruara

    Reply
  • Na myten says:
    May 12, 2025 at 6:43 am

    @Arben edhe 40 vjet pas renies se komunizmit nuk te eshte fshire nga truri skema e komploteve te Enverit.
    Nese zyrtarisht ka 3.7 milion zgjedhes dhe kane votuar 1.5 milion kjo do te thote qe “te drejten e votimit e kane ushtruar” 41% e shtetasve shqiptarë.
    Analizat se pse s’e kane ushtruar ca shqiptare Shqiperie apo ca shqiptare Gjermanie nuk i duhen njeriu.

    Reply
  • Ppsh says:
    May 12, 2025 at 7:16 am

    E kam thene shum heret
    Rama ne mandatin e trete ka qeverisur me 17% te votuesve
    Vetem ne nje sistem te kapur mund te ndodhe dhe kurre nuk mund te quhet sistem demokratik
    Kete e beri te mundur pakti i 2008
    Kur fladim per kushtet qe shqiperia nuk ka permbushur qe te behet pjese e BE nje nga kushter eshte ky
    Pra heqja e te drejtes sovranit si rrjedhoje as ka as do kete BE me kete pakt
    Per ata qe nuk kuptojne nqs rregullat e ketyre zgjedhjejeve do perktheheshin ne rregulla te nje ndeshje futbolli imagjinoni cfar ndeshje do shihnit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin
  • SHIFRAT: 97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
  • Mbështetja e Dua Lipës për protestat në Tiranë bën bujë në mediat botërore
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita paralajmëron sërish bojkot
  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  2. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  4. 1thundrak on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  5. nje shqiptar on 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?