Policia e Tiranës ka dalë me sqarim në lidhje me lajmin e publikuar në media, se një 40-vjeçar, Eder Dorzi, ishte masakruar me 27 goditje thike në një lokal në ish-Bllok.
Disa media e zbardhën ngjarjen para Policisë dhe për këtë arsye Policia e Tiranës ka sqaruar se ngjarja nuk është fshehur.
Plagosja ndodhi në lokalin ‘De Charm’ në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Tre ditë më parë, dy persona plagosën 27 herë me thikë, 40-vjeçarin Eder Dorzi.
40-vjeçari ka qënë i ulur në këtë lokal kur dy persona te njohur si miq të tij i janë aftuar duke e qëlluar me thikë për disa herë. I plagosuri ndodhet tek Trauma.
Autorë dyshohet të jenë shokët e tij, Maren Hoxha dhe Heridon Hasa.
Dorzi është emër i njohur nga policia, pasi në vitin 2015 u arrestua për ushtrim prostitucioni.

Sqarimi i Policisë
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.
Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
j.l./ dita
