Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plaku duhet të jetë me mend e jo me mjekër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Plaku duhet të jetë me mend e jo me mjekër
KomenteKronike

Plaku duhet të jetë me mend e jo me mjekër

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

ILMI S. QAZIMI

 

Me dashamirësi e sinqeritet,pa dashur që të  fyej askënd, nisur nga jeta reale, nga bëmat  e disa  mashtruesve  e manipuluesve , që kanë mundur të  penetrojnë deri në krye të Komitetit Kombëtar të Organizatës Kombëtare të Veteranëve  dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, më duhet të  rikujtoj për të gjithë e të publikoj diçka nga thesari  i pashtershëm i urtësisë  popullore shqiptare. Janë me qindra fjalët e urta për plakun dhe pleqërinë. Sot po kujtojmë fare pak prej tyre, në italiks.

- Publicitet -

S’ka plak që di pak

Këtë e them që në fillim sepse kështu është e vërteta. Por sot jetojmë në kohën e teknologjisë moderne dhe të zhvillimit  aq të vrullshëm e të gjithanshëm, ndaj kësaj fjalie patjetër i duhet shtuar” në fushën që ai ka punuar e jetuar”. Tani, në vitin 2023, si  mund të vendosësh  në karrigen e kryetarit të Komitetit Kombëtar  të Organizatës Kombëtare të Veteranëve  dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, një plak në moshën 93 vjeçare  që tërë jetën e tij e ka kaluar me luftën kundër fesë si opium për popujt?! Këtu ai ka dhënë kontribut si askush tjetër, e ka pasur shumë sukses. Edhe në mësimdhënie për ato lëndë që i ishin caktuar ka  pasur rezultate. Edhe në botimin e librave    ku argumenton të këqiat e fesë, edhe në librat për Erosin, ka patur arritje. Për këto edhe e nderojmë deri në fund. Por askund ndonjëherë ai, as nuk ka qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare në Delvinë apo gjetkë,as nuk e ka përmendur fjalën ‘veteran’ gjëkundi, as nuk e ka ditur se ku janë zyrat e kësaj organizate, e jo më të dijë të drejtojë një organizatë të tillë, me përvojë 66 vjeçare tashmë, kur ai po hyn në vitin e tij 93-të të jetës!?

Mirëpo ja që manipuluesi Veli Myftari, i cili vetë ka  ardhur me katapultë e në rrugë relativisht të dyshimta në postin e sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Kombëtar  të Organizatës Kombëtare të Veteranëve  dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”  arrin “ta bindë” e tërheq për dore, një të moshuar të tillë, Hulusi Hakon, dhe e josh me postin e  lartë sepse, thotë Veliu, “kisha  disa muaj që po kërkoja një veteran dhe më në fund e gjeta! Për sa kohë kemi gjallë veteran-deklaron zëlartë ai- ata do t’i mbajmë në krye!” Bukur deri këtu! Por sot, prill 2023, veteranët janë rralluar deri në emrat e tyre të fundit të gjallë; dhe jemi në fazën që afër 16 mijë anëtarë të asaj organizate janë pasardhësit e veteranëve  dhe vetëm 296 janë veteranë realë që, kuptohet nga gjithkush, janë në gjendje shtrati, qetësie, pleqërie…

Po le të kthehemi tek Hulusiu që hyri sikur mbiu në kolltukun e kryetarit. Mënyra se si u kryen votimet për të zgjedhur të moshuarin Hulusi si një nga dy kandidaturat alternative, është një kopje e atyre që  ka bërë e bën partia demokratike. Pa u kooptuar apo zgjedhur anëtar komiteti ai, Hulusiu, sillet  direkt e në kolltukun e kryetarit të komitetit!? Për këtë kanë folur  e shkruar me  faqe të tëra shumë profesorë, sociologë, gazetarë, intelektualë e individë të zgjedhur të Tiranës e të bashkive të tjera, por edhe anëtarë të thjeshtë. Por unë do të veçoja Xhevdet Shehun dhe Prof. Fatos Tarifa, nga të cilët kemi për të mësuar shumë. Kësisoj ato zgjedhje për atë kryetar, të themi  më të paktën, ishin turpi më i madh në jetën e asaj organizate.

Plakun e kërkon buxhaku

Është shumë e saktë kjo fjalë e urtë popullore edhe për organizatën e veteranëve. Në krye të saj duhet një veteran i luftës. Kështu ka qenë deri  tek i fundit, i ndjeri Odhise Porodini, që vdiq në krye të detyrës. Mirëpo nga lufta kanë kaluar 80 vjet. Ata,të paktë që janë në gjendje të flasin e të shkruajnë, vetë thonë se nuk është për ne kryetarllëku! Veliu, si i etur për të ‘gjetur një veteran’(lexo: që ta përdorë si ombrellë për të mbuluar  punën e tij nën rrogoz për qëllimet e tij personale dhe  për  përçarjen dhe shkatërrimin  e organizatës), iu propozoi edhe dy të tjerëve, njëri 97 vjeç, që ia ktheu:”Ikni ore tutje! Ju faleminderit, por nuk jam unë për kryetar tani. Është koha për djem të rinj”! Tjetri, 95 vjeç, nuk ia ktheu asfare  fytyrën e jo më t’i fliste.

Veli Myftari del edhe me alibinë se ai, Hulusiu, paska qenë “debatikas”. Po si na qenka ‘veteran’ i luftës  mësuesi  i vjetër dhe autori i librave kundër fesë dhe pro erosit, Hulusi Hako, kur ai, sipas internetit, ka lindur me 10 tetor 1930, pra në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare  ishte  12-13 vjeç?Por ky lloj manipulimi, edhe pse plakut me sa duket, i pëlqen, Veliut  nuk i pi ujë. Veteranët e vërtetë dhe pasardhësit e tyre nuk hanë bar. Historia është e shkruar: organizata e Debatik-ut (Djemtë e Bashkuar të Idealeve Komuniste), u krijua për 5-6 muaj vetëm në Tiranë dhe në Durrës me disa pionierë të moshave të vogla të cilët ishin realisht të angazhuar në veprime të guximshme në ndihmë të luftës. Për këtë organizatë flet arkivi përkatës, që këtu nuk është vendi të zgjerohemi. Nga na doli ky debatikas në Delvinë, në Berat, apo gjetiu?

Plaku e ka qefinin nën sqetull

Po iu marr lejë lexuesve, dhe vetë të respektuarit Hulusi Hako, me që edhe vetë jam aty afwr te tetëdhjetat, që t’u kujtoj edhe një herë, atë që theksojnë këto dy fjalë të urta popullore, pikërisht të vërtetën e njohur: pleqëria shkatërron kujtesën, pakëson fuqinë, pushon zemrën. Por,ja që, të moshuarit tonë, Hulusi, ia ka qejfi që të ‘titullohet’  debatikas tani në moshën 93 vjeçare, ndonëse vetë, me sinqeritet, tha para pak ditëve: “Jam këtu me inat e pa takat”. Në mos gaboj, para tre vitesh, ai ka folur këtu në Tiranë para një lapidari. Dhe foli për dëshmorët. Nuk i përmendi fare veteranët. Por ama foli si debatikas!? O Perëndi, në qoftë se ka një të tillë!(Sepse profesor Hulusiu nuk e pranon atë!?) Si paska rënë edhe vetë antifetari më i lartësuar në një manipulim të tillë që të vetwquhet ‘debatikas’ prej Delvine duke mbajtur fjalime për dëshmorët në Tiranë!?

Ishte dhe është akoma në kulturën dhe karakterin e tij, që i nderuari Hulusi, kur ia ofruan dhe ia miratuan kërkesën e kandidimit, (po qe se është realisht kështu?!) pa qenë asgjëkund pranë kësaj organizate, në atë mbledhje komiteti,të datës 10 prill 2023, të bënte të paktën prezantimin e jetëshkrimit të tij, ashtu siç e bëri me dinjitet kandidati tjetër, që është pasardhës veterani, 67 vjeç. Është detyrim parësor që z.Hulusi  të tregojë: Kush është; kë përfaqëson e çfarë lidhjesh  ka me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare  të popullit shqiptar vlerat e së cilës ai pretendon se do që të mbrojë e propagandojë; a e ka statusin e veteranit të luftës apo ka një kartë anëtarësie si pjesëtar në organizatë veteranësh e pasardhësish; apo nuk ka asnjërën nga këto; të shpaloste programin dhe  idetë e tij për pesë vitet e ardhshme; të këmbëngulte fillimisht në zgjedhjen si anëtar komiteti; të pranonte burrërisht e botërisht (e jo privatisht e tek e tuk) zgjedhjen me mënyrë të fshehtë, me që janë dy kandidatë alternativë, njëri 94 e tjetri 67 vjeç. E më së fundi të priste i qetë rezultatin. Këto z.Hulusi nuk i bëri. Përse? Heshtja e tij e deritanishme është njësoj sikur po na thotë:  “plaku lipset për të trembur pulat se mos hanë tërhanin në avlli”ose “për të të tundur djepin e shokut Veli”. Por përsëri nuk është vonë. Edhe tani, në gazetën “Kushtrim Brezash”ose ku të dëshirojë mund e duhet të prononcohet me dorën e mendjen e vet.

Në atë sallë, të mbledhjes së datës 10 prill 2023,Veli Myftari, si i vetwcaktuar drejtues i mbledhjes maskaradë të komitetit ku merrnin pjesë 96 vetë nga 131 anëtarë, e ndërtoi procedurën e votimit “ula-hupa”: tre vetë me dy duar, ca me lëvizje nëpër sallë, ca të tjerë me një dorë,ca duke hyrë e disa duke dalë, duke numëruar  pa numëruar dhe duke deklaruar ‘përfundimisht’ (?!) shifrën 54 pro e 42 kundra! Kështu, me sa kujtohet, nuk është bërë as në ish-kooperativat bujqësore! Me gjithë reagimet rebeluese të anëtarëve  objektivë të sallës, diku edhe  me zë të lartë  e kërcënues, Veli Myftari, me ‘qetësi e dashuri’, me “kënaqësi” dhe “vërtetësi” deklaroi solemnisht zgjedhjen e kryetarit Hulusi!?

Pastaj, del në mikrofon i entuziazmuar dhe bën disa kooptime anëtarësh të panjohur për masën e anëatrëve të komitetit, pa treguar kontributet e secilit, por  të vlerësuar nga ai, ama  jo emrin e profesor Hulusiut! Ky zbriti nga qielli drejt e në kolltuk! E së fundmi, një foto e një koktej!? Përsëri, mendoj se, edhe pse, tymnaja pleqërore dhe errësira janë  të njëllojta,z.Hulusi, mund të prononcohet në se do rrijë më mbi gjembat e atij kolltuku të uzurpuar apo do të shkojë në shtëpi për të vijuar kontributet e tij në fushën e ateizmit, historisë së Kinës, Rusisë,etj.Sa për shokun Veli, këtij i ka ardhur koha të largohet prej andej  një orë e më parë.

Le ta mbyllim këtë shkrim shoqëror me fjalët tepër të fuqishme të veteranit të vërtetë, partizan i vitit 1942, i lindur në 10 tetor 1926, Q. Bego: ”Ju faleminderit, por nuk jam unë për kryetar tani. Është koha për djem të rinj”!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?