Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani
BoteLajmi i fundit

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

Published: November 11, 2025
Shpërndaje

Prokuroria Federale në Gjermani njoftoi arrestimin e një burri, që dyshohet se i përket organizatës “Qytetarët e Rajhut” dhe planifikonte atentate ndaj politikanëve, sipas informacioneve të ARD, SWR, n-tv dhe Der Spiegel.

Ndër ta ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel.

Sipas dy rrjeteve publike gjermane, 49-vjeçari, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Dortmund, përpiqej kohët e fundit të organizonte sulme përmes “darknet-it”.

- Publicitet -

Në faqen e internetit që kishte krijuar, me emrin “Politika e Vrasjeve”, i dyshuari shpjegonte planin e tij.

Fillimisht, ithtarët e tij duhej të dhuronin para në kriptomonedha, si “shpërblim për kapje”, për profesionistë që më pas do të merrnin përsipër vrasjen e politikanëve “kundërshtarë”.

Autoritetet e trajtojnë çështjen si “plan financimi kriminal të terrorizmit” dhe për këtë përgjegjësinë e ka marrë prokurori i përgjithshëm federal, Jens Rommel.

Siç transmeton ARD, i arrestuari njihej nga autoritetet që nga viti 2020, kur si anëtar i Qytetarëve të Rajhut, organizatë që nuk e njeh shtetin gjerman, mori pjesë në protesta kundër masave kufizuese të pandemisë dhe aktivitetet e tij të fundit në darknet u zbuluan nga Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Martin Sh., raporton rrjeti privat n-tv, është gjermano-polak dhe kishte publikuar në faqen e tij “dënime me vdekje” që vetë i kishte shqiptuar, informacione për “të dhëna personale sensitive” të viktimave të mundshme, si dhe udhëzime për ndërtimin e eksplozivëve, ndërsa sipas Spiegel.

Lista e “të dënuarve me vdekje” përfshinte më shumë se 20 emra politikanësh, ndër ta ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel, si dhe ish-ministra federalë.

Siç thekson revista, termi Assassination Politics i referohet tekstit të aktivistit radikal amerikan antiqeveritar Jim Bell, i cili në vitet ’90 argumentonte në favor të një tregu hipotetik online përmes të cilit mund të financoheshin anonimish vrasje të zyrtarëve qeveritarë të korruptuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë
  • E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?