PD ka publikuar ditën e djeshme një mesazh nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, i cili shprehet në mënyrë ofenduese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Konkretisht Hoxha shkruan në një grup pune “Po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?”, duke iu referuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një mesazhi të aluduar të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe zhgënjyes.
Durmishi kërkoi një reagim dhe sqarim të menjëhershëm nga autoritetet në Tiranë, ndërsa i bëri thirrje ministrit Hoxha të kërkojë falje publike për gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Reagimi i Besar Durmishit:
Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.
Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti.
I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.
Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Jashtme ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga PD. Përmes një reagimi zyrtar, zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi, ka deklaruar se mesazhet janë të pavërteta dhe të fabrikuara.
Hysi theksoi se pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend. Në fund, ai tha se ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim.
“Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë. Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre. Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet në reagim.
j.l./ dita

Dhe Feriti faqe ndrron, dhe fyente e sot mohon.
Plehera Ferit Hoxha, ky nuk ka origjin shqiptare.
Te shkarkohet kjo Ferit plehra!
Nese eshte e vertete,ka bere nje fillim te keq.Nuk eshte aspak e zgjuar te ofendosh ata qe perfaqeson.Sa per inteligjencen e shqiptareve atje nuk ka asnje dyshim,kane mbijetuar dhe kane fituar te drejtat e tyre me zgjuarsi,durim dhe kembengulje ne kushte te veshtira dhe armiqesore.Nese nuk i peljqejme mund te iki nuk e mban askush me zor.
Ky eshte qendrimi zyrtar i Ramutit, qe ka punuar me ngulm kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
Liqeneza u be Pustec brenda nates.
Ta gezoni idiotizmin, qiptare te dashur.
Keshtu eshte kur mbani plera te ndyra ne Pushtet.
Me qiptare, i referohem atyre te Qiperise
Se, te krijosh nje ndyresi te tille si Ferit Hoxha, duhet te kesh mbaruar vertet si njeri.
Shqiptaret kane mbaruar si njerez
Jane kthyer ne bastardet e Ballkanit
Fale Ramutit, kuptohet, se i fal me toke e det trojet shqiptare, dhe qipot harbohen kafeneve.
Jane burrat me keq nga kurvat me zinxhire ne qafe e me tatuazhe si morrat e pispillosur
Ju rrofte qiptarizmi, copa plerash
Ty Aldrin , Ramuti të ka qirë motrën dhe mamanë , qe nuk e lëshon nga goja ? Ça ke a të qifsha udhët , sevap ka bërë .
Zoti Thano. Na e trego pak si është e vërteta. pa mbajtur anë. A e ka thënë këtë shprehje ministri i jashtëm apo jo?! Dhe nëse e ka thënë Pse?! Dhe kujt i drejtohet?!
Ferit Hoxha ishte SPECIALISTI,qe qe hartoi draftin e faljes 380 km katror det Greqise ne 2009,Si te gjithe hajdutet,Oligarket,Atdheshitesit,drogaxhijte,kriminelet e Berishes,,EDHE KETE E BLEU Edi Rama.
E beri dy here minister dhe kapiten skuadre te faljes se detit ne Hage.