Në shkrimin “Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike” analisti Skënder Minxhozi thotë se vota e diasporës u ka dalë nga kontrolli dhe nga parashikimet partive të mëdha.
“Sipas ekspertëve të zgjedhjeve në Tiranë, pritet që shifra e atyre që do të marrin dritën jeshile për të votuar nga jashtë vendit, do të shkojë afër numrit magjik 200 mijë, ose edhe mund ta kalojë këtë barrierë të pamenduar kur nisi procesi. Sipas specialistëve, kjo shifër e madhe pjesëmarrjeje ka qenë thjesht e paparashikuar kur nisi procesi i regjistrimit 22 ditë më parë, në 11 janar. Ata shprehen se pritshmëria ishte për jo më shumë se 50-60 mijë votues të aprovuar deri në 4 mars, kur është afati i fundit i regjistrimit” – shkruan Minxhozi dhe shton:
“Një skenar elektoral me mbi 200 vota të reja prurje nga jashtë vendit, është i komplikuar për t’u analizuar sipas qarqeve dhe sipas shpërndarjes së 140 mandateve parlamentare. Databaza e KQZ na tregon se 27 mijë vota të ardhura nga diaspora deri tani në Tiranë, përbëjnë një premisë të mjaftueshme që vota e shqiptarëve jashtë vendit të jetë përcaktuese për ndarjen finale të 37 mandateve në kryeqytet. Në qarqet më të vogla, disa mijëra vota të shqiptarëve jashtë vendit do të jenë edhe më përcaktuese sesa në “kazanin” e madh elektoral të Tiranës”.
Në vitin 2021 në Berat fjala vjen, mandati i pestë për PS u nda me 77 vota. Dhjetë mijë votues nga diaspora janë regjistruar deri tani në qytetin e një mbi një dritareve, çka e fut në një realitet të ri shifror garën, të paktën në një pjesë të saj. Kjo pritet të ndodhë kudo.
Nuk është e rastit se kjo peshë e papritur që ka marrë vota e diasporës, ka zgjuar të gjitha strukturat e partive kryesore. Të gjithë krerët kryesorë të pozitës dhe opozitës, pa harruar partitë e reja, kanë lënë makinat e kanë marrë avionët. Ka një “mësymje” të vërtetë të politikës shqiptare në qendrat e mëdha urbane të Greqisë, Italisë, Gjermanisë e Britanisë, për të joshur një votues i cili përbën parimisht një objekt të padeshifrueshëm për politikën e Tiranës në 11 maj.
“Në këtë përballje të parë me votuesit nga diaspora, secila palë politike vjen me rezerva dhe mosbesim. Së pari vështirë se e kishin pritur kaq të shumtë në numër. Së dyti, ky grup votuesish del nga hija e influencës e partive të mëdha në Tiranë, të cilat janë mësuar që zgjedhësit t’i kenë fizikisht në Shqipëri. Qasja në distancë është në vetvete problematike. Për këtë arsye ndoshta edhe vota e emigracionit është shtyrë për 30 e kusur vite!
Që 200 mijë votues të mos jenë të influencueshëm me medotat klasike të joshjes, presionit apo edhe blerjes në 11 maj, kjo përbën një hije të errët tejet të rrezikshme në planet elektorale të partive politike” – shkruan Minxhozi.
n.s. / dita
Mos u be merak Keno, do ja gjejne xhixhivene dhe kesaj pune. Kur u perfol ne amerike ne 2020 qe kishte manipulime, jo ne Shqiperi qe ka mjeshtra qe i nxjerrin votimet me 120% pjesmarrje.
Ja si kur kane rene dakort bufi i kenetes me lejlek kembe gjatin, do ndryshojme ligjin. Votat e diaspores ti numerojne qorrat e PS dhe PD.
Rregjistrimi eshte hapi i pare.
Ka shume nga keta te rregjistruar qe nuk kane dokument te vlefshem Shqiptar per te votuar.
Mbi 50% e atyre qe jane rregjistruar, nuk kane te drejte te votojne.
PS eshte duke i paisur me dokumenta ata votues qe do votojne PS.
Kete Minxhozin e perdorin si lines, per te manipuluar publikun dhe legjitimuar rizgjedhjen ( ri emerimin ) e Rames me vota te ” Lira ” dhe ” Demokratike “. Ne fakt te gjithe anal-istet prandaj paguhen dhe perdoren, per manipulimin psikologjik te publikut. I kane ndare gjoja dhe ne kampe, ca majtas, ca djathtas e ca te ” pavarur “. politikisht. Ky po manipulon me gjoja, se shume emigrante do te votojne, dhe nuk i dihet. Por dihet qe Rama do ” Fitoje ” sepse eshte bere tashme pazari. Ja qe dolem prape te ajo qe thame, se Ramen e votoi Diaspora., pavaresisht se ne Shqiperi nuk ka me popullaritet te shumica e mbetur aty. Dhe neqoftese ne Shqiperi nuk e manipulojne dhe aq shume voten dhe numrat, sepse njerezit e shohin sa shkojne e votojne, voten e emigranteve e bejne si te duan sepse nuk eshte verifikueshme as vizualisht e as fizikisht. Thjeshte eshte nje zarf me vote ne KQZ.
Stalini kishte edhe Humor me qoke.Psh. thoshte;Kur vret nje njeri,quhesh kiminel.Kur vret 1 miljon,quhet Statistike.
per Zgjedhjet thoshte:-Nuk ka rendesi kush voton.Rendesi ka kush numuron.
Votat e Diaspores do ti numuroje Stalini.
Vetem xhozi dezinjatorja e partise ne udhetimin kozmiko planetar rreth botes nga dritarja e avionit drejt xhibutit te Afrikes ka zbuluar 1 milion vota te emigranteve qe do te votojne per tallagjaren e Tiranes , imazhin e foltores per zgjedhjet e 2025 dhe per perbindeshin e vicidolit se ata emigrante jane larguar pas ardhjes se Edi Rames ne pushtet ne 2013 dhe u larguan nga parajsa qe ndertoi perbindeshi i vicidolit nga 1992 deri ne 2013, ku askush nuk largohesh nga vendi me skafe e gomone duke shkuar ne fund te detit cdo dite njerez te moshave te ndryshme.Por gjate asaj periudhe u turren me qindra mijra italiane, gjermane, greke , franceze per te jetuar ne parajsen e cekut te ‘bardhe’ qe ndertoi vicidoli.
200 mij eshte numri qe kishin parashikuar?
200 mij skeda votimi per diasporen kan kohe qe kane shtypur dhe jo me shume
Pse ?
Nga e dine qe nuk eshte 1 milion?
E dine o ppsh e dine, jo me kot ai Celibashi propozoi me urdher te Rames qe shqiptaret qe nuk kane adrese banimi mjafton nje autoçertifikate e atij qe ka marre shtepine me qera !Ky “pronari ” i shtepise mjafton te kete dokumentet e atyre qe u ka bere rezidencen dhe mund te votoje per 4-5 vete menjehere ! Kjo eshte siguria e votimeve tona.
Me ne fund e pranoi dhe Pilo Lala se PS po i pajis me dokumenta ata qe do e votojne, kurse pjesa tjeter e emigranteve qe jane kunder PS as te mos shpresojne te marrin dokumenta.