Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po, është shqiptar…”, Rama replikon ashpër me delegacionin rus në OKB, u ankuan për Zelenskyn dhe Bujar Osmanin e OSBE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Po, është shqiptar…”, Rama replikon ashpër me delegacionin rus në OKB, u ankuan për Zelenskyn dhe Bujar Osmanin e OSBE
KryesorePolitikeUncategorized

“Po, është shqiptar…”, Rama replikon ashpër me delegacionin rus në OKB, u ankuan për Zelenskyn dhe Bujar Osmanin e OSBE

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste.

Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

- Publicitet -

Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.

Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.

“Na vjen keq që Presidenca shqiptare po tregon një shpërfillje të hapur për praktikat për konsensus të Këshillit të Sigurimit. Ata po vendosin bindjet e tyre politike dhe ideologjike të NATO-s, mbi detyrimet e Këshillit të Sigurimit, që përcaktojnë procedurat dhe duhet të mbajë një qëndrim të paanshëm. Për fat të keq Shqipëria nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë sot”, tha ambasadori Nebenzia.

Kryeministri Rama reagoi ashpër, duke thënë se i dukej interesante që Rusia jepte leksione për shkeljen e rregullave.

“Por duke qenë se ju përsëritët shumë herë se shkelja ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelenskyy të flasë më parë se anëtarët e Këshillit, ka një zgjidhje për këtë, nëse ju bini dakord. Ju ndalni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk e merr fjalën. Ajo që e bën atë të rëndësishëm këtu dhe ajo që e bën të rëndësishme për të gjithë ne që ta dëgjojmë atë fillimisht dhe pastaj të diskutojmë, është shkaktuar nga ju, jo nga ne”, tha ai.

Presidenti Zelenskyy e falenderoi zotin Rama në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës se si ta trajtojë ashtu siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shprehet ai.

Në fjalën e tij para Këshillit, zoti Zelenskyy tha se nuk do të kishte ardhur në mbledhjen e Këshillit, nëse nuk do të kishte një propozim për t’i dhënë fund luftës 19-mujore. Ai theksoi se rikthimi i të gjithë territorit nën kontrollin e Ukrainës është çelësi për paqen.

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Rama foli për domosdoshmërinë e mbështetjes së Ukrainës.

“Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke frenuar Rusinë, përçon mesazhin më të drejtë dhe të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër, jep garanci për ata që kërkojnë paqe dhe bashkëpunim, paralajmëron ata që duan konfliktin dhe përplasje, sepse nëse agresioni do të kishte sukses, kjo do të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim sot”, tha ai.

Shqipëria ka marrë për herë të dytë drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe pasojat e agresionit rus të Ukrainës tek paqja dhe siguria në botë, janë në qendër të axhendës së saj.

Kjo çështje e Ukrainës dhe agresionit rus ndaj saj, ka qenë në qendër të aktivitetit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit edhe më herët, duke qenë dhe bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?