Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po hetonte trafikun e kokainës, ekzekutohet prokurori në Ekuador. Dyshohet se janë përfshirë edhe shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Po hetonte trafikun e kokainës, ekzekutohet prokurori në Ekuador. Dyshohet se janë përfshirë edhe shqiptarë
BoteKryesore

Po hetonte trafikun e kokainës, ekzekutohet prokurori në Ekuador. Dyshohet se janë përfshirë edhe shqiptarë

Published: September 22, 2022
Shpërndaje

Prej dy ditësh Ekuadori është tronditur nga vrasja e një prokurori i cili kishte nën hetim një sërë çështjesh sensitive, mes të cilave bëhej fjalë edhe për hetimin e trafikut të drogës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej qyteteve-port më të përfolurat në botën e këtij trafiku, ndërkohë që hetuesi është qëlluar për vdekje pas një prite që iu bë teksa kthehej për në shtëpi. Historia e lidhjes së Shqipërisë me këtë akt kriminal që i kalon kufijtë e Ekuadorit është fakt se në zonën ku u vra prokurori Edgar Escobar janë vrarë edhe disa shtetas shqiptar.

Madje porti i këtij qyteti mbahet edhe si porti të cilin e sundojnë grupet e trafikut të kokainës në përbërje të të cilëve gjenden shqiptarët, grupe që në fakt kanë krijuar panik në hetimet e autoriteteve të drejtësisë jo vetëm të Ekuadorit por edhe të një sërë shtetesh përreth. Në atë zonë, u ekzekutua pak kohë më parë një eksponent i rëndësishëm i trafikut të drogës, sipas autoriteteve ekuadoriane.

- Publicitet -

Bëhet fjalë për Ergys Dashin, një të ri që udhëtoi nga Italia për në Ekuador ku edhe u kthye në një lojtar të rëndësishëm të kalimeve të tonelatave të kokainës në drejtim të Europës, kryesisht porteve të Roterdamit dhe të Italisë.

Ekzekutimi i Escobar

Sipas mediave vendase bëhet me dije se një prokuror që hetoi krimet e trafikut të kokainës dhe grupet kriminale u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit, në Guayaquil. Edgar Escobar u qëllua të hënën në mëngjes nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte në qytetin port. Vrasja vjen në një kohë kur Ekuadori po rimëkëmbet nga një rritje e dhunës në lidhje me trafikun e drogës, në të cilën bandat rivale kanë mbjellë terror në Guayaquil dhe sistemin e tij të burgjeve. Ekuadori shtrihet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, duke krijuar kështu edhe lidhjen e mes tyre.

Zyra e prokurorit publik tha se dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet, qendra tregtare e vendit. “Në aksionin policor është sekuestruar një motoçikletë dhe arma e përdorur për të qëlluar viktimën”, kanë thënë nga prokuroria publike. Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil. Zyrtari po hetonte rastet e trafikut të drogës, shpërthimin vdekjeprurës në Cristo del Consuelo, masakrat në burgun Litoral dhe vrasjen e një inxhinieri 32-vjeçar në sektorin El Buijo, në Samborondón, të gjitha gjatë muajit të kaluar.

Edgar Escobar, prokuror i njësisë së personave dhe garancive në Guayaquil u qëllua për vdekje ditën e hënë. Prokurori Escobar, përgjatë këtij viti kishte ngritur akuza ndaj disa anëtarëve të një rrjeti të mirorganizuar kriminal që siguronte dërgesat e karteleve të kokainës, ndërsa po përpilonte aktet hetimore, duke përbërë një kërcënim serioz për trafikantët. Mes të hetuarve të Escobar, kanë qenë edhe shqiptarët, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për ngarkes me tonelata kokainë që përfundojnë në portin e Durrësit dhe në Europë. Madje shqiptarët kanë filluar të fitojnë aq shumë terren në Guayaquil, saqë kanë filluar eliminimet e tyre fizike për shkak të kontrollit të tregut të kokainës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
  • Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  2. realisti on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë
  3. realisti on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. Vlora 97 on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?