Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po ikin deri në Irlandë, mijëra shqiptarë kërkojnë azil, ja shteti që pret aplikimet më të mëdha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Po ikin deri në Irlandë, mijëra shqiptarë kërkojnë azil, ja shteti që pret aplikimet më të mëdha
EkonomiLajmi i fundit

Po ikin deri në Irlandë, mijëra shqiptarë kërkojnë azil, ja shteti që pret aplikimet më të mëdha

Published: December 18, 2024
Shpërndaje

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë përmes kontratave të punës, sërish ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil.

Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar- shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.

Në krahasim me te njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%.

- Publicitet -

Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune.

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Aplikimet sipas shteteve

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit.

Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9 mujorin.

Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.

Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.

Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9 mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.

Europa

Në Europë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat.

Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).

Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.

Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100 mijë njerëz.

Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9).

Një total prej 2,950 minorenësh të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE, shumica e të cilëve vinin nga Siria (975) dhe Afganistani (380).

Shteti i BE-së që mori numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga minorët e pashoqëruar ishte Gjermania (715), pasuar nga Holanda (410), Bullgaria (340), Spanja (320) dhe Greqia (315).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Tani says:
    December 18, 2024 at 2:27 pm

    Nuk ja mbushi dot mendjen emigranteve, po ikin edhe vendasit

    Reply
  • Dursakja says:
    December 18, 2024 at 4:10 pm

    Ne po ikim thonë të rinjtë shqiptarë, futini politikanët hajdutë në BE.
    Të ndershmit të çfarëdo profesioni ju lënë lamtumirën tokës së hidhur.

    Reply
  • mali says:
    December 18, 2024 at 4:49 pm

    Me duket se po behet nje propagande shkombetarizuese ,anti shqiptare ku keto mediat po luajne nje rol ne sherbim te grekut dhe serbit.
    Tradhetia kombetare nuk ka brire qe ta shikosh.

    Reply
  • demo says:
    December 18, 2024 at 5:10 pm

    dmth.Nga 75 mije emigrante nga gjithe Bota qe kerkojne Azil ne BE,18mije e 600 jane shqiptare. NE MUAJ.nE VIT I BIE 200 MIJE. Keta 800 mije pensionista pas 10 vjetesh do vdesin,,Ne Shqiperi do mbesin mijte dhe sorrat,Edi Rama dhe Kongresi i Partise Socialiste,.Edhe Oligarket Strategjike qe perfitojne Tenderat,Koncesionet,Trojet per Ndertim.
    Suksesi Qeverrise matet me Turistin e 12 miljonte qe pritet te jete sterre i zi ne 31 dhjetor.Babagjyshi Vitit Ri do jete zezak Afrikan. Kur mori 1 miljon vota kunder Saliut ne 2013,premtoi te hape 300 mije vende pune.
    Pas 12 vjetesh nxjerr dado Balluken ne Rinas,qe dha Lajmin Trondites:Turisti i 10 miljonte zbriti shkallet e Avionit dhe po i afrohet Portes,Sapo turisti hodhi hapin vendimtar,kaloi porten ne Token shqiptare,Belinda Balluku Lajmeroi gjithe Boten.:
    Neil Armstrong ,turisti i 10 miljonte i vitit 2024,kaloi porten e Truallit shqiptar.Ky eshte nje hap i vogel per njeriun,por nje hap i Madh per Njerzimin.,.Kongresi i Partise Socialiste i premton 800 mije pensionistave se vitin tjeter do te sjelle 12 miljon Turiste! Hajde sukses,hajde,.!Po si nuk te ha mortja o dallkauk,qe jeton ne Ate parajsen tende imagjinare,me gjithe ato Tutoret e stazhionuara qe mban rreth vetes. Ke edhe surrat ti t`i japesh mend Kosoves te dorzoje Territore!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 18, 2024 at 7:01 pm

    Po kush i ka thënë Kosovës të dorëzojë teritor , more plak i keq ? Na nxirr një dokument , që t’a vërtetosh këtë , qen bir qeni , vetëm të shash di ti .

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 19, 2024 at 6:11 am

    Rruga mbstë I qoftë kush ikën nga Shqipëria. Arsimi dhe shëndetësia përtokë. Nuk është vetëm shërbimi në onkologjik po në të gjithë spitalet shërbimi në qendra ambulatore është mizerabël.
    Kjo të paktën në qytetin e Durrësit është skandaloz. Shkon tek mjekja e zemrës mimoza që doli në një nga programet investigative nuk të shërben por të thotë po shumë mirë që të rreh zemra fort_tallet me pacientin
    Shkon tek Manjola çarçani _mjeke endokronologe (tiroides) të thotë ti je mirë por ka pacientë që vijnë çdo javë në spital. Thua se ne shkojmë në mjeku për të shkuar me shpejtësi drejt përkeqësimit të shëndetit. Për çfarë mund të shkruash më parë shërbimi shëndetësor, vetëm shëndetsore nuk mund të quhet.
    Mos të d flasim pastaj se në çdo mjek kur shkon thuhet se janë prishur aparaturat, shko tek privati, të rekomandojnë në studiot private të tyre ose shoqërisë që i shërbejnë.
    E njëjta gjë ndodhi mikes time QSUT i thanë është prishë aparatura që bën koronareografi si dhe ajo tjetra që bën ndërhyrje jo – invazive për diagnostikimin koronar të zemrës.
    Këto i kemi dhuratë nga kryeministri i madhërishëm që mori vendimin për përdornin e institucioneve shëndetësore shtetërore nga ana e mjekëve në kohën mbas pune me një detyrim ndaj mjekut si në privat. Pra pensionisti ose qytetari një herë i ka paguar detyrimet shoqërore tani po me buxhetin e shtetit që ka kontribuar me taksa (në institucionin shtetëror) të paguaj shërbimin si në privat.
    Kjo është absurditet në Shqipëri. Në institucionin shtetëror(pra buxhet i shtetit) qytetari i siguruar të paguaj përsëri shëndetin.
    Pra edhe njëherë u them të rinjve udhë e mbarë në vendet ku shkoni, fillimi i vështirë por do të fitoni jetën tuaj me dinjitet, dhe të fëmijëve tuaj.
    Atdheu u rrëmbye nga bandat politike, në Shqipëri është koha e maskarenjve, me fasadë përrallore.

    Reply
  • Tani says:
    December 19, 2024 at 6:32 am

    Me shetitore nuk genjehen shqipetaret

    Reply
  • Detari says:
    December 19, 2024 at 10:45 am

    Moren ate qe votuan, heren tjeter te votojne me mire. shnet.

    Reply
  • ATDHETARI says:
    December 19, 2024 at 11:06 pm

    KETE VEND E MORRI LUMI
    EDHE BUFI E KUPTON
    TEKSA ZGJEDHJET PO TROKASIN
    QEVERIA NE AKSION

    PAS VOTASH VRAPOJNE TE GJITHE
    PENSIONISTE E DIASPORE
    JANE VENE ME SHENJESTER
    ATA FATIN KANE NE DORE

    DIHET FUNDI KESAJ PUNE
    KUSH E ZE LEPURIN ME QERRE
    KUSH KA ARREN EDHE GURIN
    FITOREN E KA PAS DEREN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • INTERVISTË / Fatos Tarifa: Protesta, festë e demokracise! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj
  • Deputetja që u largua nga PS: Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve

Komentet e Fundit

  1. Vilajet Qyrku on Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  4. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  5. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?