Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani.
Hetimi i “Sun on Sunday” ka zbuluar se ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale. Hetuesit të ‘The Sun’ iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal.
Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.
The Sun ka zbuluar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.
Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.
Një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë reale dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në Mbretërinë e Bashkuar”.
Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.
Hetuesi kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë: “Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”.
Hetuesit të The Sun u tha të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”. Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.
j.l./ dita

Këto njoftime nga media britanike duhet të jenë jo të vërteta! Tani po e kuptoj që Britania qënka “parajsa mbi tokë”! Çfarë ndryshimi ka që të jetosh në Britani me vendet e BE-së?! Lëvizje ka kudo, por të thuash se po “pushtojnë parajsën Britanike”, duke lënë “ferrin Frances”, kjo është një gënjeshtër për të gënjyer anglezët! E keqja është se po diskreditojnë shqiptarët dhe po i nxjerrin si “delja e zezë”. Shteti shqiptar duhet të marrë masa për t’a eliminuar këtë fenomen, veçanërisht duke frenuar që shqiptarët të marrin pasaporta të reme bullgare, që Bullgaria i jep pa “doganë” për qëllime politike, për të krijuar minoritete të paqena në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi.
Kur Anglia thote se shqiptaret jane kriminele kane te drejte se nuk flasin pa fakte .
Jo Politika i bën këto fenomene sepse keto i ben elita boterore qe i komandon politikanet. Keta perhapin keto shperqendrime dhe tematika xhorxhsoriste. Keta jane fajtor per shume krime si pershembull me vrasjet me vaksinat dhe tamponet. Tik Tok eshte nje rrjet social i elites qe kastile behet nga vet elita qesharak sepse aty ka opozite te kontrolluar. Aty perzihet edhe krimi qe vet elita e kontrollon. Njerzit e turbulluar antikonspiracionin e konsiderojne si gjoja teori konspirative ose si budalliqe Tik Toku kur ne fakt nuk eshte fare ashtu. Ky diskutim eshte per debilizem. The Sun eshte si gjithe mediat e botes e kapur nga keneta (elita boterore feudale) dhe te komanduara prej saj. Egziston shprehja: Bli The Sun dhe tregoja botes qe nuk ke fare respekt per veten tende. Shume e vertet sepse The Sun si gjithe mediat e botes qe jane me linjen zyrtare (mainstream) jane plehra qe nuk duhen lexuar! Mainstreami eshte nje leter higjenike dixhitale.
Te dhenat biometrike, nuk mund te transferohen nga nje person ne tjetrin, sepse jane te dhena specifike dhe unike te vetem nje personi. Mund te kopjosh cipin? Une dyshoj per kete, sepse zakonisht keto cipat jane te enkriptuara dhe nuk japin akses klonimi. Po shenjat e gishtrinjeve mund te kopjohen e transferohen ne duart te nje person tjeter? Jo, natyrisht qe jo. Pasaporta falso mund te bej kushdo, por kur pasaporta verifikohet me te dhenat reale biometrike te personit qe e ka, del menjehere po eshte e tij apo e dikujt tjeter.
Kjo te ben te konkludosh, se ky artikull i The Sun eshte nje mashtrim per arsye te panjohura. Ata e dine qellimin se pse i botojne.
Seriozisht e besoni se kjo femra me emrin ION Daci eshte e vertete?
Nuk ka femer ne Shqiperi me kete emer. Ky eshte nje trill britanik, se emri shqiptar do ishte Jona. Ata nuk e thone dot Jona, po ION..lesh me qime dmth. Sajese per alibine angleze.
Jo se nuk bejne shqipot nga keto pune. Po ky eshte komplet inskenim
kjo duket si nga India, ose gabele
Vetem duke par cmimin them qe eshte dicka qe nuk shkon ne artikullin e gazetes.
Po Phoenix duket qe eshte nje mashtrim. Po cfare mund te jete qellimi i ketyre me kete artikull o Phoenix?
Edhe si kane shpikur emrat duket qe eshte nje inskenim si gjithemone!
Une mendoj se qellimi eshte qe te krijojne iluzionin e pasigurise se dokumentave, qe me pas ti japin zgjidhjen qe duan ata. Zgjidhja qe duan ata,, eshte ID dixhitale e unifikuar dhe limitim i aksesi ne Internet, bazuar ne identifikim individual. Kjo eshte globale, sepse i sherben direkt Great Reset dhe Rendit te Ri. Vetem nje gje nuk kuptoj, dhe kjo eshe se perse po perdoren kaq shume Shqiptaret rreth ketij problemi, si dhe gjoja pasigurise Online me hakerat. Ndoshta kjo ka te bej me zellshmerine e qeverise dhe politikaneve Shqiptare per ti sherbyer pa limite kesaj axhende.
Po Phoenix. Por keto duhen konsideruar si sulme te vet kupoles kundra shqiptareve .