Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po mbushet kupa”, Vuçiç teatral, njofton se do shkojë në Bruksel me një dosje…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Po mbushet kupa”, Vuçiç teatral, njofton se do shkojë në Bruksel me një dosje…
BoteKryesore

“Po mbushet kupa”, Vuçiç teatral, njofton se do shkojë në Bruksel me një dosje…

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

Aleksandër Vuçiç do të shkojë në Bruksel, javën e ardhshme, me një dosje kundër Albin Kurtit. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i Serbisë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, duke përsëritur pretendimet dhe akuzat e zakonshme ndaj kryeministrit të Kosovës se ka sulmuar serbët në veri.

Vuçiç përmendi rëndësinë e dialogut, por drejtoi gishtin nga Kurti me deklaratën tashmë të vjetëruar se nuk dëshiron zgjidhje të situatës, por konflikt dhe dhunë.

“Po mbushet kupa”, nënvizoi presidenti, i cili shtoi se ka bindur serbët të marrin pjesë në dialogun për zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa njoftoi se institucionet atje nuk do t’i lëshojnë asnjëherë.

- Publicitet -

“Një ditë pasi Stoltenberg tha se priste konsultime për çfarëdo aksioni të policisë së Prishtinës, ata hynë në fabrikën Lola në Zubin Potok. Ata donin të tregonin se fuqia e tyre nuk ka kufi. Ata vazhduan të arrestonin serbët”, u shpreh presidenti serb Vuçiç.

Vuçiç vazhdoi me pretendimet e tij duke thënë se ushqimet dhe ilaçet në Kosovë po mbarojnë për shkak të mbylljes së kufirit për produktet serbe. Ai bëri me dije se do t’i bëjë apel komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Presidenti serb këmbënguli në synimet e tij për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

“Besoj se Kurti nuk dëshiron zgjidhje të arsyeshme. Nëse më pyesni nëse jam pro asaj që ata e quajnë ‘Serbia e Madhe’, do të them jo, por nëse e pyesni për ‘Shqipërinë e Madhe’ ai nuk do ta mohojë. Ëndrrat tona janë që Serbia të jetë një vend më i mirë për të jetuar dhe ai nuk ka shqetësime të tilla. Ai nuk është i interesuar se si do të jetojnë njerëzit në Kosovë dhe Metohi, por vetëm për ambiciet dhe synimet personale.”

Vuçiç do të takohet me Kurtin të enjten që vjen në Bruksel me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian. Ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve, pritet që të jenë në qendër të diskutimeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    September 8, 2023 at 4:49 pm

    Nuk ka faj ky por Clintoni sazexhiu qe nuk percaktoi kufi tokesore midis Serbise dhe Kosoves duke e detyruar serbin te ,firmose per njohjen e kufirit dhe keshtu nuk do te kishin te ashtuquajtur dialog serbi-kosove nje komedi e tragjedi ne kuriz te shqiptareve.Politika eshte pune muti.Me bythe pambuke si Rama nuk bashkohen kosova dhe shqiperia.Kjo pune kerkon burra .Vucic prandaj hedh shuren perpjete sepse mori krahe nga Clintoni qe takoi Ramen.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 8, 2023 at 5:07 pm

    Sulmet kunder Kurtit i sherbejne Atij ne luften per egzistence ne kushtet e nje situate kaotike ne Serbi.
    Kush eshte varianti me i mire per shqipetaret ne se Vucic largohet?
    Kush mund ta zevendesoje ATE dhe cfare perfaqeson “AI/AJO” qe mund ta zevendesoje?

    Nga “Sinusoida e qendrimeve te tij” duket se Vucic eshte ne nje lufte te brendeshme te mbarsur me shume kontradikta, qe fuqizohen edhe nga presioni i jashtezakoneshem nga te gjitha anet. Por edhe mundet te gjendet nje zgjidhje e pranushme per disa dekada, sepse stabiliteti ne Ballkan i sherben te gjitheve. Besoj se rezultati final i “Qendrimeve te tij ndaj KOSOVES” do dali ne shesh kur lufta ne Ukraine te perfundoje.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 8, 2023 at 5:22 pm

    Presidenti Clinton beri maksimumin e tij sepse ka patur mjaft personalitete te larta ne Amerike, qe mendonin se vendimi i tij i drejte do perdorej kundra Amerikes nga shtete te tjera sepse nuk i leverdiste ne shume raste, interesave te tyre ne planin nderkombetar, si edhe ne lidhje me probleme te ngjashme ne vendet e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?