Modelja Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur e takoi pedofilin Jeffrey Epstein.
Ajo është shqiptarja e parë femër deri tani që rezulton se ka pasur kontakte me të.
Nga bisedat e tyre të publikuara kuptohet se mes tyre kishte një relacion jo vetëm shoqëror, por edhe diçka më shumë, pasi flisnin për gjëra personale dhe i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta.
Në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, emri i saj përmendet në 204 shkresa tashmë të bëra publike, ku edhe pse disa janë të redaktuara, emri i saj i plotë në shumë prej tyre ka mbetur i ekspozuar.
Sipas komunikimeve, rezulton se ajo ka kontaktuar me Epstein më 8 shtator 2011, që është edhe emaili i parë, ku vetëprezantohet pasi i ishte propozuar ta kontaktonte nga B. Tancredi.
EMAIL: “Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj në lidhje me qëndrimin tim në Nju Jork. Mikpritja juaj vlerësohet shumë! Do të mbërrij më datë 10 dhe do të largohem më datë 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe për faktin sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres të takohemi.
Me respekt,
Missi.”

Këtij emaili i është përgjigjur asistentja personale e Epstein, Lesley Groff, e cila ka vijuar komunikimet duke i kërkuar fotografi dhe disa të dhëna për modelen shqiptare, e cila ishte rritur në Suedi dhe Angli.
Pas disa shkëmbimeve me email, në komunikim hyn edhe vetë Epstein, i cili në atë kohë kishte vetëm pak muaj që kishte përfunduar një dënim prej 18 muajsh për pedofili, nga të cilët kishte qëndruar rreth 13 muaj në burg.
“Përshëndetje Misse,
A mund të më dërgosh, të lutem, detajet e mbërritjes tënde në Nju Jork nesër? Kam rregulluar që gjatë qëndrimit tënd të akomodohesh në një nga apartamentet e mi për mysafirë. Adresa është 301 E 66th St. Do të jesh në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ty me kodin e hyrjes së apartamentit; ne nuk përdorim çelësa, por tastierë me kod për të hyrë. A mund të më japësh edhe numrin tënd të telefonit?”

Sipas dokumenteve, pas këtyre komunikimeve modeles iu organizua udhëtimi drejt New York-ut për t’u takuar me Epstein më 16 shtator 2011. Logjistika e udhëtimit, përfshirë transportin nga aeroporti dhe akomodimin në një nga apartamentet e tij për mysafirë, u koordinua nga asistentja Groff.
Takimi mes tyre thuhet se është zhvilluar më 17 shtator 2011 në rezidencën e Epstein në Manhattan në orën 20:30.
Pas këtij takimi, komunikimet mes tyre kanë vijuar dhe nga mesazhet e publikuara vërehet një ton i afërt dhe personal. Në një moment Epstein i kërkon modeles t’i sugjerojë një shoqe në Milano për ta takuar, pasi ajo vetë ndodhej larg.
Sipas komunikimeve, modelja i ka thënë se kishte folur me një shoqe të saj, por ajo kishte hezituar pasi ishte në një lidhje.
Në email-et e mëvonshme përmenden gjithashtu plane për takime në Paris, Milano apo në Karaibe, si dhe mundësi për kontakte me persona të njohur të industrisë së modës në SHBA.
“Më 26 shtator 2011, në orën 16:19, Misse Begin shkroi:
Zemër, e humba telefonin… lol
Jam në Suedi, kam punë këtu këtë javë, më 10-ën po nisem për në Milano.
Si je? Po mendoja për ty dje…
Xxx”
Në një moment modelja i tregon se kishte nisur të dilte me një djalë, por se nuk ishte gati për një lidhje serioze.

“Më 26/09/2011, në orën 13:56, Jeffrey Epstein shkroi:
Jam në Paris, ku je?
Sapo mbërrita sot në shtëpi për Krishtlindje. Jam ende beqare, kam dalë me dikë, por nuk jam gati për asgjë serioze ende…
Besoj se udhëtimet po ma bëjnë pak rrëmujë jetën…
Ku je ti?”

“Më 23/12/2011, në orën 22:26, Jeffrey Epstein shkroi:
Ku je dhe si e ka emrin ai?”
Komunikimi i fundit që shfaqet në dokumentet e publikuara daton më 22 mars 2012, ndërsa nuk dihet nëse ekzistojnë edhe komunikime të tjera që nuk janë bërë ende publike.
Sot, Misse Beqiri është 39 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo është bërë e njohur për publikun britanik edhe pas pjesëmarrjes në reality show-n The Real Housewives of Cheshire në vitin 2016.
Modelja është rritur në Suedi, ndërsa familja e saj ka origjinë nga Kosova. Në të kaluarën ajo ka qenë e martuar me portierin danez Anders Lindegaard, i cili ka luajtur për klubin anglez Manchester United.
j.l./ dita

Dava kurvash
Keta Be-qirët e paskan gjenetike kët punë.
Edhe ai Beqiri Akshit, hajdut dhe kodosh kurvash
Ua kanë vulosur që në mbiemër
Edhe Beqire edhe Maloke
Ptu rac muti
Uau. “Vetem 25 vjeçe”, thote gazeta, paska qene kur kontaktoi monstren. Nga komunikimi duket i ka ngrene nja 15 kilometra suxhuk deri ne kete moshe… Gjynaf, e pafajshme dhe naive… Ai e shfrytezoi…
Po lereni ate vajzen, ka bere luften e saj personale per jeten
Shikoni te mbroni pronat qe po u merr Rama ne gjithe Shqiperine, Nga Veriu ne Jug
Ate beni
Ndoshta vetem ty plako se mua dhe rrethit tim shoqeror-njerezor nuk na ka prekur asnje fije floku.
Jeta vazhdon me se normal.
Fat që jo Beqiret dhe jo Beqirët janë të mirë dhe të ndershëm ndryshe nuk do të kishim edhe koloni edhe tregëti skllevërish e deri te pedofilitë
….po mirë o u bëfsha naftën, kur flisni për Dua Lipen , Bebe Rexhën, Shaqirin, Xhakën, Muratin e një sërë vajza e djem që na nderojnë nëpër botë shepreheni “me origjinë shqiptare,, dhe kur vjen puna për nje baxhellë atje në Suedi që nuk dihet se kush e polli na qënka shqiptare tamam.