Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
“Gjithçka duhet të ndryshojë, që gjithçka të mbetet e njëjtë” (Everything must change for everything to remain the same).
Kjo është një nga frazat më të njohura të romanit historik të shkrimtarit italian Giusepe Tomasi di Lampedusa “Gepardi” (Il Gattopardo) që hyri në letërsinë anglofone, dhe jo vetëm, me titullin “Leopardi” (The Leopard).
Përtej asaj që autori kërkon të shprehë përmes këtyre fjalëve të përsonazhit marrë nga jeta reale të Tancredi-t në lidhje me dinamikat e shoqërisë italiane në fundshekullin e nëntëmbëdhjetë në Itali, e sidomos Sicili, fraza shpreh fort qartë qasjen e politikës shqiptare e po ashtu gjendjen e shoqërisë sonë në këtë fillim shekulli.
Po ndryshojnë gjithçka që gjithçka të mbetet e njëjtë.
Kështu mund të përcaktohet edhe rivendosja në krye të Partisë Demokratike e liderit të saj historik. Paçka se cilat janë arsyet e vërteta, partia ndryshoi kryetar që kryetari i saj të mos ndryshonte. Në fund të fundit, edhe pas-paraardhësi i z. Berisha ishte vënë në atë pozicion që asgjë të mos ndryshonte. Edhe në atë kohën, e cila mallkohet nga lidershipi aktual, PD kishte ndryshuar kryetar dhe ishte zgjedhur dikush katërcipërisht i bindur, në mënyrë që drejtuesi i saj de facto të mbetej pandryshueshmërisht i njëjti.
Ish presidenti Meta, dhe tashmë kryetari i partisë fringo të re, “Partia e Lirisë”, ndër vite ka ndryshuar shpesh kostume dhe pozicionime. Me pragmatizmin, që thuhet rëndom se karakterizon politikën e, padyshim, atë vetë ai ka veshur kostumin e kryeministrit, kryeparlamentarit, e presidentit dhe, sipas spekullimeve, në rini edhe atë të bashkepunëtorit të sigurimit. Madje tani, nëse ia lejojnë, meqë ndryshoi edhe gjuhën me të cilën i fliste ambasadores amerikane në vend, po mundohet të qepë për masën e vet edhe kostumin e liderit të opozitës.
Z. Meta ka ndryshuar kahun me koalicione para a postzgjedhore, sa herë ia ka lypë nevoja apo e ka shtrënguar rroba. Sigurisht, e ka filluar me ndryshim të forcës politike që e promovoi. Por edhe kësaj force, që një herë ishte selia e lëvizjes të të inatosurve dhe, në kohë, u shndërrua në atë të interesaxhinjve, rishtazi, ia ndryshoi dhe emrin.
Haptazi me ndryshimet që, ndër vite, ka bërë, z. Meta mund të konsiderohet kampion i tyre për Shqipërinë. Por një gjë në lidhje me të, veçse, duket se kurrë nuk ka ndryshuar: z. Meta ka qenë në mënyrë konstante aty, në një post kyç a drejtues, aktivisht i angazhuar në politikbërjen e vendit.
Edhe kryeministri Rama është praktikues rigoroz dhe i suksesshmem i ndryshimit. Jo thjesht imazhi i të ndryshmit, karta që ka përdorur të pikaset, sidomos ndërkombtarisht. Apo motivet abstrakte dhe rikonstruktimi plotngjyrësh i zyrës së punës, si vijimësi e bojatisjes spektakolare të Tiranës, dikur. Është tendenca që herë e mbështjellë në retorikën e domosdoshmërisë e herë në atë të risisë, për të ndryshuar ministrat në mes të mandatit, për të zëvendësuar bashkëpunëtorët më të afërt, kur më pak e presin, dhe për të promovuar rishtarë aspirues si gjetje të pashoq.
Ai, po ashtu, përherë ndryshon kampionët e vendorit. Leli i Vlorës, thuhet se, vazhdon të anatemohet për një fjalë goje, ndërsa stafetën e “punëtorit të dalluar” ia ka lënë Ndreut të Lezhës. Gjithsesi, edhe arritjet e këtij të fundit në mbledhjen e plehrave mund të harrohen shpejt, nëse ia shkel vizën kryeministrit ose kauza verore e plehrave humb shkëlqimin, si kuponi tatimor, portali, marrja e shërbimeve online me detyrim apo qeset plastike.
Me fjalë të tjera, raporti me ndryshimin për pandryshueshmëri i zotërinjve në fjalë simbolizohet fort mirë nga ajo kërpudha artistike vënë prej njërit syresh pranë kryeministrisë. Sa herë është shkulur, djegur, a dëmtuar aty është vënë një e njëjtë; herë më madhe e herë më e kuqe, por prap një kërpudhë gjigande pa funksion e estetikë ka qenë.
Edhe ndryshimet, sipërfaqësorë a jo, me bujë e pa kuptim i figurave që bëjnë politikën e vendit, herë duke bashkëpunuar e herë duke iu kundërvënë njëri-tjetrit, është për të siguruar dhe fuqizuar, pandryshueshmërisht, pushtetin e vet. Të qënit në qarkullim për ta është domosdoshmëri për mbijetesë.
Por si Lampedusa shpreh, ndryshimi i tyre nënkupton mosndryshimin e asgjëje. E kjo sigurisht rëndon e na kërrus ne, viktimat e rrethit të tyre vicioz, që në një ndryshim të mirëfilltë e rrënjësor kemi lidhur shpresën.

Shenim
……ky koment eshte adresuar me kohe te gazeta Tema dhe per aresye mosbotimi po e dergojme te Dita
……
Nje nga artikujt me te turpshem I Mero Bazes qe realisht mbahet si nje nga analistet me inteligjente.
.
Nxjerrja e faktit se Ilirmeta ka qene informator I Sig Shtetit ne moshe kaq te re pasi ai ka qene k/m zv.km dhe president eshte Loje e Felliqur (dirty job)
.
Keshtu ka thene dhe Non Graten e Berishes nga Biden Blinkeni sepse tani shohim Salihin si gjeli ne majet te plehut per te mesyre per here te trete dhe do kete sukses..
.
I kujtoj Meros qe mbi 90 % e komentuesve te Temes dhe Dites ishin absolutisht kunder marreveshjes ngjalave RAMAMETA 1 PRILL 2013. ( MEROJA DHE RAMOJA ISHIN PRO MARREVESHJES).
.
. I kujtoj Meros qe mbi 90 % e komentuesve te Temes dhe Dites ishin absolutisht kunder ZGJEDHJES SE METES PRESIDENT..dhe Rama I MEROS NA I PARAQITI SI SHENJTOR.
.
Nuk po e zgjas dhe pjesmarrjen e turpeshme te Meros te ditlindjen IM me 400 dasmore atehere kur u kthye nga Amerika qe I garantuan paprekshmerine si Berisha.
.
Mos e zgjas:
Ky “balet ne akull” me Meten eshte pjesa e dyte e teatrit te Non Grates Berishes qe eshte realisht Viagra INTELIGJENTE per te ardhur ne pushtet..
.
Realisht nuk kam me besim se ai vend do ringjallet dhe ju lutem mos shani as Fashizmin as Komunizmin se ky Demoratizmi I sotem ( qe I thone gabimisht demokraci) eshte periudha me e zeze e histories kombetare
Sepse dy kryemonstra Berisha & Meta akoma shurrojne mbi ate popull nen zgerdhimejet e Kimes Rames pse jo dhe MEROS..
Radioloja SALALILILULIEDIKIMI vazhdon ne kete demokratizem qe eshte ma zi se fashizmi me komunizmin te marra se bashku…se I ka shplare trurin atij populli perfundimisht..
Kryqzohet Ilir Meta me kete pacavuren e sigurimit dhe Salihi me non grata gallata kur ne fakt ato duhet te ishin ne pranga qe nga2013 po te mos zgerdhiheshin Kimet e Rradhes me burrin vrasees te tyre te shtetit..
Meta ( dhe BERISHA) duan pranga per super krime dhe jo goditje me bombobe dhe cokullata nga Rama-Kimi-Mero..
.
Kryendyresires Iler Meta sic e kam thene do ti rruani Topet…sepse nese ai burgoset merr vete dhe Berishen per te cilen nuk eshte dakort Amerika qe I ka pregatitur kulace apo gurabie tip non grata
….
Zonja Elone
Z(ombie) eshte pjese integrale e kupoles drejtuese te Tiraneve te Tiranes te cilet komandohen me pult nga drejtoret “zemermire” te Washit dhe Bruksit qe merren me Shqiperine..
.
Asgje nuk behet ne Shqiperi pa menaxhimin apo dijenine e pushtetit ambassadorial qe ben ligjin ne Shqiperi ku dhe shtypi “I shkerdhyer”shqiptar me keto Elonat apo Merot nuk kane ose inteligjence ti kapin gjerat si duhet ose ….jane pjese e vuvezelave te shplarjes perfundimtare te trurt te shoqerise shqiptare
Orwell! Ver emrin me pseudonim je sherbetor i tyre per te mos thene me shume!
Zoti/zonja Spak
Nuk kam lexuar deri me sot nje fjali te tille kaq te shkurter qe gjysma e saj ja “fut”tjetres.
Bej pjese te ata shqiptare qe nuk me rruhet ( mos me fal per shprehjen)
nese ve emrin ne komente por nuk dua ta bej pis ne kete keneten toksike te shtypit shqiptar
.
Ideja ime eshte per artikullin:
Eshte Pune e Piste (DIRTY JOB)
qe per gabimet e Metes & Berishes leshohen BOMBA ATOMIKE
kurse per KRIMET E TYRE LESHOHEN KAPSOLLA AROMATIKE
“MADE IN KIM-KALERINE”
Faleminderit !
Shikoni Tosi dhe Andi por edhe Zheji dhe Shkullaku dhe me radhe mbrojne Meten dhe Saliun ne forma te ndryshme! Tosi ish i burgosur “politik” a nuk ju duket cudi “politik Tosi,i biri i Todit komuniste qe ne rrenjet e tyre! Tosi hyri ne burg se i “lehte goja”,si sot eshte llafazan i kllasit te pare kafenesh! Tosit kur i thua “miremengjes,te tote “ore e degjove se cfare ka thene Saliu per Ramen? Degjove gje ti! Edhe Andi nipi i Hysniut ,nipi i Kondeve dhe Bushatllinjve, i biri i kurves dhe i spiunit Mehdi!